Respekt e mirënjohje z. Fahri Dahri

Opinione

Respekt e mirënjohje z. Fahri Dahri

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 24 tetor 2020 Në ora: 11:34
Skënder S. Kapiti

Është mirë që falë teknologjisë që shqiptarët të marrin informacione, njohuri dhe të mësojnë të vërtetat historike e kombëtare të shqiptarëve, pasi fatmirësisht ka intelektualë, hulumtues e studiues të shquar të cilët na i shjellin ato.Një ndër ta është edhe zoti Fahri DAHRI i cili në një shkrim të tij pyet me të drejtë se: Çfarë është bërë me gjenocidin?, botuar te Gazeta kombëtare “BOTA SOT”.

Nuk do të shkruaj gjatë, por z. DAHRI pranoni përshëndetjet e sinqerta nga unë Skënder S. KAPITI , të cilën besoj se do ta botojë “BOTA SOT”   e cila na mundëson lajme dhe  informacione kombëtare, historike, politike ,kulturore, sportive etj., si dhe njohjen e komunikimin mes intelektualëve, gazetarëve,studiuesve dhe analistëve. Kjo përshëndetje vjen si mirënjohje nga ana ime  për atë kontribut të madh kombëtar, patriotik dhe intelektual Tuajin  që i kushtoni çështjes kombëtare në tërësi dhe sidomos e veçanërisht asaj të

Çamërisë së Shqipërisë.

Pavarësisht se kam informacion për genocidin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare të Çamërisë, por Ju me kontributin e përkushtimin tuaj na e jipni pothuajse të plotë me fakte dhe argumente historike   atë genocid etno-territorial të tmerrshëm  që ka pësuar populli patriot i Çamërisë, por që fatkeqësisht si politika, mediat  ashtu dhe akademia në Shqipëri janë shumë “indiferentë”. Hulumtimi dhe studimi i thellë i Juaj është një kontribut i madh prej nga mund të denoncohet ndërkombëtarisht genocidi grek mbi shqiptarët, kjo pasi ka akoma gjallë edhe dëshmitarë okularë dhe nga ata që kanë pësuar nga barbaria çnjerëzore  greke.

Është e habitshme që ndokush  edhe  “kritikon” protestën e çamëve në Tiranë dhe “Vetëvendosjen” e Albin KURTIT  në një kohë kur Çamëria i përket gjithë shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Pse të kërkojë qeveria e Tiranës gjyqësi në Hagë për Çështjen e Detit, dhe mos të kërkohet ajo që është kryesore për shqiptarët, zgjidhja e Çështjes kombëtare shqiptare të Çamërisë: të drejtat kulturore, fetare, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve; të drejtat pasurore dhe ajo e kthimit të popullsisë çame në trojet e veta, por politika e Tiranës  merret me vogëlsira, dhe kur madje Greqisë i jipet shansi nga qeveria e Tiranës që të marrë edhe hapësirën detare që i përket Shqipërisë.

Si ka mundësi që minoritarëve grekë të ardhur si yzmeqarë në Shqipëri t’u jipet tokë shqiptare dhe t’i bëjmë ata autoktonë, të cilët kanë edhe shkollat, kishën dhe gjithçka tjetër shumë më tepër se çfarë i përkasin si të drejta minoritarëve, e  ndërsa në Greqi janë dëbuar prej tokave të veta shqiptarët e Çamërisë të besimit musliman , janë greqizuar dhe janë në proces asimilimi të plotë të krishterët ortodokse shqiptarë, e të cilët nuk guxojnë as të deklarohen si shqiptare  dhe as të flasin shqip. Ku janë institucionëet e Shtetit shqiptar, dhe përderisa ato nuk duken dhe qëndrojnë indiferent karshi problemit të Çamërisë, atëhere i falenderojmë që këtë punë po e bëjnë patrioti z. DAHRI dhe disa intelektualë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat