Çka kërkojnë kryetarët e partive në parlamentin e Kosovës?

Opinione

Çka kërkojnë kryetarët e partive në parlamentin e Kosovës?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:34
Ismail Muçiqi

Lajmi se Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj u takuan dhe biseduan në Zyret e Parlamentit të Republikës së Kosovës, është edhe një dëshmi paradoksale se shoqëria Kosovare është larg emancipimit të demokracisë si vlerë njerëzore. Po këta tre liderë të cilët nuk janë as deputetë, e as përfaqësues të ndonjë institucioni të Qeverisë apo të Parlamentit asesi nuk duhej të ndërhyjnë apo të sillen brenda institucioneve në Qeveri apo Parlament.

Republika e Kosovës në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi është Republikë Parlamentare e cila është e themeluar nga vota e lirë dhe demokratike e qytetareve të saj.

Takimet dhe agjendat e ndryshme të Partive Politike, përkatësisht të liderëve, duhet organizuar apo mbajtur në selitë e partive politike e jo në institucionet vetqeverisëse të shtetit.

Takimi i fundit i këtyre përfaqësuesve të Partive Politike dhe prononcimi i Ramush Haradinajt se këta u takuan për të çuar përpara, Pakon Emergjente për ta votuar në Parlamentë propozimin e qeverisë për tu ndihmuar bizneseve, të cilat pësuan nga Pandemia e Koronavirusit ishte vetëm një deklaratë shterp, e cila nuk i bëri përshtypje askujt.

Po këta tre liderë, të cilët u takuan në zyret e Institucionit më të lartë të Shtetit nuk thanë asgjë për situatën aktuale politike, ekonomike, shëndetësore me të cilën po përballet Kosova.

Këta nuk thanë asgjë për Asociacionin e komunave me shumicë Serbe, të cilin e miratuan dhe e nënshkruan vetë në Bruksel.

Nuk e thanë asnjë fjalë edhe për rastin e avullimit të 2 milionë eurove nga thesari i buxhetit të shtetit.

Nuk folën as për përgjegjësinë morale, ligjore e as për përgjegjësinë politike si përfaqësues të koalicionit Qeverisës ku ndodhën këto afera kriminale.

Këta nuk e thanë asnjë fjalë edhe për punën e koalicionit dhe Qeverisë e cila nuk është në gjendje të funksionojë me kapacitet të duhurë  pa e pasurë numrin e mjaftueshëm të votave të deputetëve për të marur vendime të mëdha për Shtetin.

Mjerisht këta liderë nuk po e qajnë kokën për opstrukcionet dhe pa përgjegjësinë e punës të grupeve Parlamentare të deputetëve të cilët vazhdimisht po e pengojnë mirëvajtjen e punës në Parlamentë duke munguar apo bojkotuar mbledhjet sa here që është e nevojshme të mirën vendime të mëdha për Shtetin dhe qytetarët.

Këta nuk po e qajnë kokën shumë edhe për shkeljen e parimeve programore dhe premtimeve që u/a kishin dhënë Elektoratit.

Nuk po mërzitën shumë as për Liberalizimin e Vizave për qytetarët, as për gjendjen e mjerueshme të Pensionisteve kontributëdhëns të cilët po e kalojnë pleqërinë me pensione (ndihma sociale) të cilat nuk mjaftojnë as për ti siguruar barnat mujore.

Këta nuk po flasin as për Procesin e Privatizimit të Aseteve të shtetit.

Nuk flasinë pasi që  shumica prej tyre janë pjesë e dështimit dhe kriminalizimit të pronës shoqërore, duke blerë toka me qmime qesharake nga 1 euro për një ari.

Këta nuk folën as për Politikën Kadrovike të cilin po këta e udhëheqin në emër të partive e të cilët nëpër Ministri e Agjenci Shtetërore dhe në mekanizmat tjerë të Qeverisë i kanë delegue militantët e tyre partiak përkatësisht të afërmit e tyre.

Sot në Qeverinë e Kosovës përkatësisht nëpër Ministri të ndryshme ende askush nuk e dinë numrin e zëvendësministrave apo të këshilltareve të ministrave të cilët marrin paga nga buxheti i shtetit.

Këta liderë të partive politike të cilët u takuan në ndërtesën e Parlamentit te Kosovës deshën të tregojnë se këta janë [Bosat] të cilët diktojnë me punën e Qeverisë dhe të Institucioneve tjera të Shtetit.

Kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit pasqyron më së miri shkallën e 'demokracisë', që nga pas lufta e deri më sot.

Mendoj se të gjitha këto dukuri negative dhe dështime qeverisëse Kosovën e kanë sjellë në një gjendje apo situatë pa perspektive ku çdo njeri këtë  situat po e përjetojnë me shqetesimin me te madh.

Ndërhyrja e përfaqësuesve të Partive Politike në punën e Qeverisë dhe të Institucioneve është e dëmshme dhe e pa pranushme e cila i përngjanë Sistemeve Moniste e në të cilat lideri partiak është ai që urdhëron dhe diktonë në punën e Institucioneve të Shtetit. Në fund po theksojmë se  edhe përkundër kësaj gjendje të mjerushme në të cilën gjindet Shoqëria Kosovare, ende disa individë, liderë politikë të cilët që nga paslufta qëndruan në pozita të ndryshme qeverisëse në krye të Instuticioneve të Shtetit të Kosovës, ende nuk u ngopën por gjithnjë bëjnë kalkulime pë të marrë sa më shumë pushtet dhe pozita, duke aspiruar edhe pozitën e Presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo nuk don më koment!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat