Kurti me Amerikën e luan lojën: “Krejt ose asgjë”!

Opinione

Kurti me Amerikën e luan lojën: “Krejt ose asgjë”!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 25 tetor 2020 Në ora: 06:47
Albin Kurti dhe Richard Grenell

Prepotenca deri n'mujshi përballë administratës amerikane, përkatsisht ndaj Shtepisë së Bardhë, presidentit Trump dhe ambasadorit Grenell, - Nihilizmi absurd ndaj partnerëve strategjik, vlerave euro-përendimore dhe gjeo-politikes reale, - Qasja narcisoiste i një të vetë-fryeri nga narrativi ekstrem se "Bota sillet rreth Tij" dhe asesi ndryshe ; Ka trimëruar z.Kurti që të bëjë edhe një hap "para", duke marrë anë dhe bërë thirrje qytetarëve shqiptaro-amerikan që t'mos votojnë kandidatin republikan, Presidentin aktual Donald Tramp si anti-shqiptar por të votojnë kandidatin demokrat, Joe Baiden!

Ky animozitet absurd ndaj zyres ovale dhe administratës amerikane në Shtepinë e Bardhë dhe presidentit Trump, i shpërfaqur publikisht nga z. Kurti është një veprim adoloshent dhe "guxim" i tepruar të cilin psikologjia moderne e quan : marrëzi të skajshme.

- Albin Kurti nga "Grupi i Budallenjëve", duhet ta ketë kuptuar se Kosova dhe shqiptarët, nuk i'a dalin mbanë pa Amerikën dhe aleatet e saj euro-përendimor, derisa Kosova dhe shqiptarët bëjnë dhe mundën pa Albinin dhe "Grupin e Budallënjëve", përkatsisht Levizjen e Tij anarkiste, anakronike dhe antidemokratike (LVV) ! - Albini e di mirë përfundimisht se i ka "prishë simitet" me republikanet dhe administraten e Presidentit Trump, pra me më shumë se gjysmën e Amerikës, dhe fitorja e serishme eventuale e presidentit Trump, do prishte edhe ëndrrën e Tij të ri-kthimit n'pushtet pas sabotimit dhe dezertimit n'qeverisje me shpresën se adminstrata e presidentit Trump do humb pushtetin në Shtepinë e Bardhë. Në këtë rast, animi dhe marrja anë si "lider shpirtëror" i "Klubit të Budallënjëve", me lojën: "Krejt ose asgjë", pretendon të krijoj një favor eventual, nëse fiton Baiden dhe humb Trump, por harron se në të dyja rastet, fiton Amerika dhe amerikanet, përfshi edhe shqiptaro-amerikanet të cilet nuk kanë asnjë nevojë për "këshilla" e referenca të një lideri populist dhe ekstremist të Kosoves së vogël. Shqipërinë dhe shqiptarët n'përgjithësi dhe Kosoven n'veqanti, i mbrojti dhe i bëri Amerika mbi-partizane, pra e të dy kraheve të politikes ; republikan & demokrat, senati dhe kongresi pa dallim.

Që nga kërcnimi i Kërshëndellave nga Gerge Bush i vjetër (republikan), intervenimi i Presidentit Klinton (demokrat), shpallja e pavarësisë nga George W Bush i ri (republikan), dhe bërja e Ushtrisë së Kosovës dhe letra kredenciale e presidentit Trump, presidentëve respektiv ; Thaqi & Vuqiq për marrveshje të ndersjellë, dhe vetë marveshje historike e 4 shtatorit 2020 në zyrën ovale, pra në Shtepinë e Bardhë dhe nën lidershipin e presidentit amerikan, Donald Trump (republikan), e bënë marrjen anë të z. Kurti, si një veprim të pamatur, t'pa shije dhe t'pa sens.

- Ne si popull shmicë i Kosoves, për dallim prej z. Kurti, i cili ka zgjedh të humb ose të fitoj, Ne do të fitojmë, ngase do të fitoj Amerika dhe qytetaret e saj. Ne i besojmë demokracisë amerikane si piemonte e vlerave qytetëruese, mbeshtesim fortë vulnetin qytetarëve amerikan dhe natyrshëm edhe të zgjedhurit e tyre të cilët dhe me të cilët ndajmë t'njëjtat vlera sublime. Rotacion pushteti sjellë verdikti i sovranit në Amerikë, por amerika dhe shqiptarët janë të përhershëm dhe raportet tona janë permanente dhe koherente. Amerikaes dhe amerikanëve, i urojmë zgjedhje të mbara dhe të fatshme në këto kohë pandemie me COVID-19 ! f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat