Partitë e reja që po krijohen me urgjencë janë çeshtje morali

Opinione

Partitë e reja që po krijohen me urgjencë janë çeshtje morali

Nga: Rexhep Shahu Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:55
Rexhep Shahu

Pro e kundër po ndahet shoqëria e rrjeteve sociale dhe e politikës për biznesin e krijimit të partive të reja politike tani gjysmë viti para zgjedhjeve të 2021. Është e drejta e partibërësve të bëjnë parti të reja sa të duan, është gjë e ligjshme, kushtetuese, e drejtë e pakundërshtueshme. Por është fund e majë e pamoralshme, është imoralitet me xixa, është prostitucion i pështirë politik, është trafik i ndyrë prostitucioni politik për llogari të qeverisë Rama, qoftë edhe pa dashje e jo si qëllim kryesor.

Lexuesi e miqtë e mi duhet ta dinë se jam jashtë çdo interesi konkret personal sa i përket partive politike, pasi nuk konkuroj askund për asgjë as sot as nesër. Si një njeri që i njoh pak zhvillimet s’mund të mos them se edhe mutin në bark duhet t'ia marrin Partisë Demokratike ata pronarët e partive të reja që po i bëjnë një luftë të pështirë si mercenarë PD, luftë të pabesë, po e gjuajë poshtë beli.

Pronarët e partive të reja nuk po luftojnë të fitojnë vetë me partitë e tyre, ata janë thirrë si argatë e mercenarë nga Edi Rama që ta dëmtojnë deri në asgjesim të plotë Partinë Demokratike. Partia Demokratike ka ardhë si misionare në jetën e shqiptarëve dhe po të mos bëhej revolucioni i vonuar demokratik që të rifuqizonte Bllokun komunist e Sigurimin e shtetit, po të mos delnin nga burgjet ish drejtuesit e diktaturës, me Ramiz e Nexhmie, do të flitej ndryshe sot në Shqipëri.

Ata që ishin figura drejtuese në Partinë Demokratike qoftë edhe deputetë të thjeshtë, që sot po krijojnë parti të reja inati e hakmarrje kundër PD, duhet ta dinë se kanë qenë gjithsejt anonimë para se të vinin në Partinë Demokratike e ajo t’i vishte me pushtet, famë e lavdi e t’u jepte emër në politikë. Pra ata nuk ishin dikusha që pasi erdhën në PD u bënë askusha. Ata ishin askusha e pasi i mori PD i bëri dikusha në jetën politike të shoqërisë shqiptare. Por shaluan preshin shpejt dhe kujtuan se u bënë emra të përveçëm, duke harruar se ishin aty si pasojë e humorit të Sali Berishës. Sot mendojnë se kanë pushtet, ndikim, mbështetës nëpër Shqipëri.

Teorikisht duhet të kenë mbështetës sepse kanë bërë shumë ndere, kanë shpërndarë shumë poste, ofiqe, grada njerzve të ndryshëm për rreth dy dekada që kanë shirë lëmën e PD si kuaj kryesorë në qendër apo në rajonet e tyre. Nuk po them shumë por më shumë se gjysmën e kryetarëve të komunave e bashkive të vendit dhe më shumë se 80 përqind të gjithë posteve rajonale e lokale në gjithë Shqipërinë për shumë vite i kanë shpërndarë, administruar e emruar ata pranë Berishës duke vra e pre në emër të tij. Sepse Sali Berisha, duke qenë në të vërtetë burrë shteti, nuk është marrë me vogëlsitë, me emërime të vogla kryetarë komunash apo kryetarë këshillash komunalë, apo anëtarë këshillash në komuna e bashki...

Ai është marrë me emërime të mëdha siç kanë qenë edhe këta emërime e caktime e zgjedhje apo pranime të tij, por ai nuk ka menduar as besuar kurrë se po bënte tregti me ata që mori pranë tij siç po bëjnë ata sot me PD. Pra kanë të drejtë edhe mutin në bark t'ia marrin PD se ai mut është i tyre.

Nuk jam kundër askujt që ju mbështet, ju avokaton, apo thotë se po cënohet gara, se ka frikë PD nga gara, nga ndeshjet zgjedhore, se po cënohet demokracia, por duhet ta them se askush që nuk ka patur apo nuk ka interesa tek ata apo tek Edi Rama si sponsori i krijimit të partive të reja, apo që nuk ka inate e konflike personale me PD e Lulzim Bashën, nuk i mbështet ata në asnjë rrethanë sepse shfaqën dimensionin e pabesisë dhe besuan se vertetë kanë qenë dikusha jashtë PD.

Nga çdo këndvështrim ta shohësh veprimtarinë e tyre është kurvëri politike. Ju uroj fitore, ju uroj të shpëtojnë nga harrimi, të shpëtojnë nga frika se po bëhen harrim e po shkojnë në anonimat. Ju uroj të ecin pa u lodhur në rrugën e tyre dhe i falenderoj edhe unë shumë që po e pastrojnë Partinë Demokratike, pasi ajo ka nevojë të pastrojë gjirizet e saj.

Unë nuk jam Partia Demoktratike por për inatin e atyre që janë kampionët e mosmirënjohjes dhe e kanë konsideruar Patinë Demokartike bankë financiare, bankë interesash, unë nuk do ta tradhtoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat