Akuzat e pabaza për akt tradhëtie ndaj Presidentit Thaqi

Opinione

Akuzat e pabaza për akt tradhëtie ndaj Presidentit Thaqi

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:36
Shpend Salihu

Në opinion publik, gjerësisht po qarkullojnë lajme të rreme se gjoja se Presidenti, apo individ tjerë kanë bërë akt tradhtie ndaj sovranitetit të shtetit të Kosovës, e në parim këto vështrime nuk qëndrojnë për shumë arsye:

Po të kishte bërë Presidenti, apo cilido person tjetër publik akt tradhtie, këtë çështje do e shtronin në parlament dhe do kërkohej nga Gjykata Kushtetuese, mendimi mbi një çështje të tillë, si dhe rekomandimi si të procedohet më tutje

Marrëveshjet e firmosura ndërkombëtare, në parim ishin në harmoni të plotë me aktet e brendshme organike dhe sistemore të Republikës së Kosovës, si dhe me të gjitha aktet tjera ndërkombëtare për Kosovë . Marrëveshja e asociacionit e firmosur nga Presidenti Thaqi, i cili atëbotë në prill të vitit 2013 kur u firmos kjo marrëveshje, ishte kryeministër ishte në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me Konventën Evropiane për vetëqeverisje Lokale. Marrëveshja e Çakorrit ishte në pajtim me kartat topografike të KFOR që u bën pas lufte, si dhe me Kushtetutën e vitit 1974, ku Kosova u avancua në etnitet me subjektivitet autonomie politike në korniza të ish federatës Jugosllave, e poashtu mos të harrojmë se as Ali Lajqi, e as Ali Berisha, ish kryetar të Pejës, asnjëherë në planin zhvillimor të Komunës së Pejës nuk e kanë patur Çakorrin.

Domeni i negociatave me palën Serbe ishte në plotni, me sugjerimet e Washingtonit, si dhe të grupit negociator të Kosovës. Mos të harrojmë se Presidenti Thaqi, i bëri apel publik të gjitha grupeve parlamentare, si dhe shoqërisë civile, që të ketë gjithëpërfshirje në negociata me palën Serbe, të inkuadrohen të gjithë në grupin negociator, por është mëse evidente se ata i ikën përgjegjësisë subjektive që të ishin pjesë e negociatave me palën Serbe.

Kvazi patriotizmi i tyre u vërejt kur asnjë grup parlamentar përfshirë këta patriotat e VV, asnjëherë në parlament nuk e shtrojë çështjen, që vendimit të GJND-së të i bashkangjitet një peticion drejtuar, Washingtonit, Brukselit dhe KS të OKB-së, që të kërkohet njohja e realitetit të ri, politik dhe juridik të shtetit të Kosovës, në bazë të këtij Vendimi të GJND-së, i cili e legjitimojë aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008, si akt i drejtë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, dhe me parimin bazë të kartës së OKB-së për të drejtën e vetëvendosjes së popujve. Po t bëhej një veprim i tillë, edhe pa inkuadrimin në Asamblen Gjenerale të OKB-së, Kosova do ta jetësonte mëvetësin e plotë, si dhe do kërkoheshin ndryshime dhe amendamentime Kushtetuese, ku do kërkohej heqja e pakos së Ahtisarit e cila ishte për dy zgjedhje parlamentare e tanimë jemi në zgjedhjet parlamentare të 4, me të cilën do hiqeshin vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, për pakica nacionale, do heqej shumica e Badinterit e cila në asnjë shtet Evropian e as në SHBA nuk aplikohet, dhe kështu nuk do mundeshin të minoheshin proceset parlamentare nga ana e pakicave nacionale, do mundësohej krijimi ipso jure i FAK ose ushtrisë së Kosovës, dhe Kosova do e shtrinte sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj, me të cilin do jepeshin kompetenca shtesë FAK, AKI, Këshillit të Sigurisë Kombëtare etj që ta zbatojnë kushtetutshmërin dhe mbrojnë sovranitetin juridik dhe politik, si dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, normal në bashkëveprim me strukturat e KFOR, e më pas do parashtrohej kërkesa që FAK si ushtri e rregullt të aplikojë për aderim në struktura të NATO-s.

Është pikërisht kjo opozitë dhe një pjesë e deputetëve tjerë që dështuan të aprovojnë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ligjin për shërbyes civil, ligjin për administratë gjyqësore, Ligjin anit-xhihad etj të gjitha akte organike, shumë të rëndësishme për funksionimin normal të shtetit, dhe konfigurimin e normalizimin e jetës institucionale në Kosovë.

Derisa Washington dhe Brukseli apeluan për bashkëpunim regjional në aspekt ekonomik, tregtar, politik, të sigurisë, është pikërisht kjo opozitë që me kvazi patriotizmin e saj i rrëzojë më parë kamionat me mallra Serbe në Kosovë, që ishin në pajtim me marrëveshjen e CEFTA ( ku Kosova është pjesëmarrëse), dhe i dha preteks shtetit Serb, që në rrafsh ndërkombëtar të tregojë Kosovën, si një shtet jo stabil, jo funksional, që nuk është në gjendje të menaxhojë sigurinë e brendshme e as të garantojë siguri regjionale.

Klithmat e grupeve të kësaj opozite, për ndryshimin territorial të Ballkanit, morrën jehona dhe impakt negativ, në Bruksel dhe Washington, edhe pse miqtë tonë Amerikan, na dëshmuan se të fitohet beteja ndaj shtetit Serb dhe të zgjidhej problemi kronik Shqipëtar në Ballkan, duhet në rrafsh diplomatik me argumente të parashtruara në Washington dhe Bruksel, e jo me klithma për luftë dhe mobilizim të masave ose nxitje të urrejtjes ndër-etnike, sepse veprimet e tilla marrin konotacion negativ dhe janë të dëmshme për mbrojtjen dhe afirmimin e shtetit të Kosovës, dhe ndikojnë në humbjen e përkrahjes ndërkombëtare në rrafsh global.

Veprimet jo racionale të këtyre qarqeve që dëmtojnë interesin e Republikës së Kosovës dhe institucioneve kredibile të shtetit tonë, ndikuan në reduktimin e investimeve financiare ndërkombëtare në shtetin tonë, që janë shumë të nevojshme, për rimëkëmbje ekonomike, për reduktim të papunësis, dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve. Pohimet e grupeve të opozitës se veprimet gjoja se të kundërligjshme të qeverisë po minojnë zhvillimin ekonomik, dhe përkrahjen ndërkombëtare nuk qëndrojnë, sepse partnerëve afarist ndërkombëtar u intereson stabiliteti politik dhe parlamentar në një shtet, si dhe siguria, sepse nuk duan të investojnë në një shtet ku fundamentalizmi, ekstremizmi ose çfarëdo forme e dhunës është prezentë, sepse frikësohen nga një luftë civile dhe nuk duan ta dëmtojnë interesin financiar të tyre.

publike me të cilat dëmtohet imazhi i Presidentit dhe institucioneve të shtetit tonë, të cilat janë të paargumentuara dhe pabazuara, nuk cenojnë vetëm interesin e institucioneve të Kosovës, por edhe interesin e shtetit tonë, andaj duhet ndalur veprimet e tilla jo racionale dhe të pamatura, me të cilat i bëhet blamazh institucioneve dhe bartësve të pushteti qeverisës në mënyrë të paargumentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat