Unë do të votoj për Joe Biden

Opinione

Unë do të votoj për Joe Biden

Nga: Hafiz Shala Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:19
Hafiz Shala

Fati i ynë historik ishte që shqiptaret që nga Presidenti Woodrow Wilson e deri në ditët e sotit më disa nuanca së kush është banori i Shtëpisë së Bardhe, dallojnë nga aleancat tjera të popujve dhe shteteve.

Nisur nga ky aspekt, udhëheqja shqiptare, nuk është e udhës që të përcaktohen publikisht për kandidatin e mundshëm për President të ShBA-ve, pasi, ata, duhet të punojnë e bashkëpunojnë më cilido qoftë ai, për hir të interesave jetike, si ato, politik, ekonomik e diplomatik sepse, më gjithë faktin së jemi pjesë e Evropës, vulën përfundimtare për fatin e Kosovës, duhet ta jep Amerika. Arsyet janë të njohura.

Për dallim nga udhëheqjet shqiptare të shteteve tona, shqiptaro-amerikanet duhet të përcaktohen përmes votës së lirë së, cilin kandidat e favorizojnë duke u nisur nga interesat e përbashkëta si të gjithë qytetarët tjerë amerikan, më një dallim që, kur janë në pyetje interesat tona kombëtare, të jenë afër atij kandidati i cili, gjatë gjithë periudhës, para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte, deri në çlirimin, pavarësinë dhe shtete ndërtimin, ishte, në anën e Kosovës.

Si shqiptaro-amerikan, si çdo qytetar tjetër, i kam vlerësimet dhe përcaktimet e mia duke u nisur nga ajo së, kush ishte ai personalitet i cili, na ndihmojë në periudhat e çlirimit, shtete ndërtimit dhe, afirmimit të vlerave të demokracisë së këtij vendi, duke i përcjellë në vendet tona nga kemi ardh, si vende në tranzicion, rikuperim ekonomik pas një lufte të tmerrshme nga një agresor siq ishte Serbia.

Më qëndrim ma së tri dekadash në ShBA, më një aktivitet në aspektin e lobimit rreth çështjes shqiptare në përgjithësi e asaj kosovare në veçanti, nën udhëheqjen e zotit DioGuardi dhe, zonjës Sherley Cloys DioGuardi më anëtarët tjerë të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, kemi kontaktuar dhe bashkëpunuar më Kongresmen e Senator dhe personalitetet tjerë jetës politike amerikane.

Prandaj, në një periudhë 30 vjeçare, e kemi pasur rastin që të vlerësojmë së, vërtetë kush ishte jetësisht i përkushtuar për interesat amerikane dhe, zgjedhjen e drejtë të çështjes shqiptare.

U përcaktova për Partinë Republikane, i ndikuar nga historia e Presidenti Abraham Lincoln i cili, i pari ishte ai që e hoqi skllavërinë ndaj njerzve më ngjyrë, ju doli krah por, fatkeqësisht, e pagojë më jetë duke bërë atentat nga të bardhet, demokrat të asaj kohe.

Dua të jam i përgjegjshëm në vlerësimet e mia për këtë periudhe të gjatë që, shqiptaret në Amerikë e kudo që jetojnë, posaçërisht ata në atdhe, ta kuptojnë vlerësimin tim të cilin, as nuk janë të obliguar ta pranojnë e as t’i përmbahen.

Ish nënpresidenti Joe Biden, demokrat, unë, që 30 vjet republikan, nuk jam i vetmi nga kjo parti por, edhe Kogresmen, Senator e fytyra tjera republikane, janë rreshtuar krah zotit Biden.

Prandaj, dua të jem i përgjegjshëm në vlerësimet e mia, po aq sa kam tentuar të jem gjatë gjithë kësaj periudhe.

Është i sinqertë, i direkt dhe i hapët për ta thënë atë që mendon, gjithnjë në përkrahjen e të dëmtuarit.

E ka ndihmuar çështjen e Kosovës që 30 vite, në bashkëpunim më zotin DioGuardi dhe kolegët tjerë në Kongres dhe Senat.

Amerika ka nevojë për ndryshimin e kursit politik nga ky i katër viteve të kaluara sepse, sipas reagimeve edhe nga shtetet tjera të botes, më Presidentin Biden, e shohin botën ndryshe.

Për dallim nga ish Nënpresidenti Biden, Presidenti Trump, i cili është i prirë që për interesa të tij politike apo biznesore, të manipulojë, të mashtrojë dhe, të gënjejë.

Kjo e fundit u shfaq kur, disa here duke tentuar të manipulojë më qytetarin amerikan, posaçërisht nga brendia e Amerikës kur deklarojë së: i ndërpreva vrasjet e dy popujve që 400 vite të hasmuar duke i sjellur në tavolinë së bashku për ta nënshkruar një “ zotim” apo “ marrëveshje historike”.

As nuk është marrëveshje e as historike, sepse, vrasjet, masakrat e ushtrisë, policisë e paramilitareve të Serbisë, janë ndërprerë në vitin 1999 nga Presidenti Bill Clinton, pra Administrata e tij e jo sikur deklaron ky, që, nganjëherë më shkon mendja së mos po mendon në konfliktin e armatosur në mesë Armenisë dhe Azerbajxhanit.

A ka ndokush nga këshilltarët e tij që të ja sqarojë sepse, dorën në zëmër, nëse e ka ditur së ku gjendet Kosova gjeografikisht, nuk ka pasur kurrfarë ideje së çka ka ndodhur në atë periudhë.

Presidenti Trump, e as i deleguari i tij, asnjëherë Aleksandër Vuqiqit nuk ja përmendë krimet as që e pyetën për kërkim falje e as nuk ja përkujtuan së, në Kosovë ka ndodhur gjenocidi.

Ky, siç e keni dëgjuar, shpesh, deklarohet më “ mburrje” së, nuk është politikan por është biznesmen.

Zotëri President, janë dy gjëra të ndryshme. Biznesmeni, ma shumë i përkushtuar për interesa personalë, pastaj, çka te tepron për të tjerët.

Në politik, duhet t’i kesh parasysh interesat e popullit të të gjitha shtresave, kombeve, kulturave, religjioneve dhe duhet të balancohen.

Fatkeqësisht, ky, çështjen e Kosovës apo marrëveshjes Kosovë-Serbi, i iniciojë në periudhën para fushatës zgjedhore që popullit amerikan të ua shes si zgjidhje historike duke e pasur apetite edhe për fitimin e çmimit “ Nobel”.

Pra, shtetin e Kosovës, e përdor si xhoker për interesa tij politike, për tu rizgjedhur edhe për një periudhe katërvjeçare.

Marrëveshjet ekonomike më të cilat lavdërohet dhe mendon së janë lehtësim para atyre politike, shumë shpejtë do të vërtetohet së kanë qenë hapa të gabuar.

Prandaj, nga 200 milion amerikan të regjistruar më të drejtë vote nga afro 350 milion banor, 1/3 apo, deri në këtë moment kanë votuar afër 75 milion, që i bie së fushata e tij zgjedhore po thuajse për këta që kanë votuar, do të jetë e pakuptimtë.

Si mund t’i besohet këtij Presidenti i cili, për t’i fituar zgjedhjet i rrezikon qytetarët e tij në kohë pandemie, që është brengosese dhe shumë  e rrezikshme.

A ndihet i përgjegjshëm për infektimin e afro 9 milion amerikaneve, për  vdekjen e mbi 230 mijë amerikaneve dhe shërimin e vetëm të 5.5 milion amerikaneve, të një shteti ma të fuqishëm në botë. A ndihet përgjegjës për këta numra të cilët janë frapant dhe ma të lartët në botë, për një shtet si Amerika.

Duke u nisur nga opinioni gjithë botëror, ai amerikan e më theks të veçantë ai shqiptar, është në interes e të gjithave që ish Nënpresidenti Biden, të zgjidhet President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unë, si republikan, do të votoje për Nënpresidentin Joe Biden!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat