Do të jetë sfidë, zgjedhja e presidentit të vendit!

Opinione

Do të jetë sfidë, zgjedhja e presidentit të vendit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 29 tetor 2020 Në ora: 09:23
Sherif Ramabaja

Gjithnjë e më shumë në Kosovë ka filluar kumbueshëm të ngritet zëri kundër keqpërdoruesëve të pushtetit. Kanë filluar gjërat të thuhen me emër e mbiemër. Po ashtu kanë filluar ngjarjet të emërohen dhe të dalin sheshit, qofshin ato në fushën e krimit ekonomik apo politik.

Dikush këtë do ta quaj, mundje e frikës, liria e të shprehurit  të lirë, po ekziston edhe një kodeks. Nevojitet dokumentimi dhe afrimi i argumenteve.

Kur paraqiten dhe emërohen gjëra të tilla,  prokuroria dhe institucionet e drejtësisë jane te obliguara të reagojnë dhe t´i hulumtojnë rastet. Por fatkeqësisht këto organe si në Kosovë, po ashtu në Shqipëri janë të kapura dhe nuk u dëgjohet zëri, sepse një pjesë e tyre, janë të përfshirë vetë në kriminin e organizuar.

Thënë shkurt, kur organet e tilla të drejtësisisë nuk funksionojnë, është e natyrshme që paraqiten spekulime, argumente dhe gjysmë argumente. Opinioni informohet nga burime jo relevante dhe krijohet një anarhi dhe mishmash informimi.

Së fundi në media është hapur, po ashtu lufta për postin e presidentit. U raportua se Thaçi nga SHBA e tëhoqi ambasadoren e Kosovës, zonjën Vlora Çitaku, që t´ia afroi postin e presidentes së Kosovës.

Ish kryeministri dhe komandanti i UÇK, zoti Ramush Haradinaj, po ashtu pa ngurruar e ka paraqitur kandidaturën për president. Shpesh raportohet se ai do të bëj luftë të pakompromis dhe nuk do të zgjedh mjete, që ta fitoi këtë post.

Në anën tjetër, nën hije të të gjithë kanditatëve të njohur dhe të panjohur, qëndron kryetari i LDK zoti Mustafa. Ai publikisht me gjysmë zëri deklaron se nuk është i interesuar për këtë post, por në prapavijë, siç është i njohur, ai me stilin e tij, përqaj e sundo, do të jetë i pakompromis, që ta fitoi postin e presidenti. Ky post është ndoshta ëndërra e tij e fundit, para se të përshëndetet nga kjo botë.

Një qëndrim të tillë e tumirën edhe figurat kryesore të LDK, siç është zoti Haziri, i cili duke e lartësuar figurën e zotit Mustafa për president, kërkon që ta forcoi pozitën e vetë karrieriste.

Pra lufta vetëm sa ka filluar. Kjo do të intensifikohet sapo të qartësohet, pozita dhe roli i Thaçit në vijim.

Dikush do të pyeste, kemi ne personalitete që e meritojnë këtë post­? Padyshim që kemi, po ata që e meritojnë këtë, mbeten pa u kandiduar, ose nuk u jipet rasti, u krijohen hendeqe të natyrave të ndryshme që të pengohen.

Zakonisht siç jemi mësuar, na servohen dhe do të na servohen figura të spektrit politik, partiak, që na janë mërzitur dhe populli është i lodhur prej tyre. Janë të kompromituar, ose i takojnë nëntokës dhe krimit të organizuar.

Të gjendet një koncenzus nga figurat e tilla të kompromituara është i pamundur, sepse secili insiston personalitetin e vetë. Përpos kësaj priten të bëhen pazare të ndyrës së nëntokës politike.

 Lufta do vij duke u ashpërsuar dhe posti i presidentit fiton rëndësi, vetëm si post i interesave të ndryshme politike, duke e përjashtuar interesin nacional.

Në fund në pamundësi që ne shqiptarët t´i zgjedhim dhe të vendosim për figura kombëtare, do detyrohemi imponimin e ndërkombëtarëve, të na caktojnë zarfin me emrin e personit të presidentes – tit. Njëherë në një rast të tillë kishim fat me zonjën Jahjaga, po ajo përballë kishte, një kamp të tërë të botës  mashkullorë, derisa ia rrëmbyen postin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat