Shërohu Albin…

Opinione

Shërohu Albin…

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 29 tetor 2020 Në ora: 09:52
Albin Kurti

Disa liderëve tonë kur u kishte ra Covid-19,gati sa nuk ishin hyrë në biren e minit nga frika se mos po i merr,por Albin Kurti si një lidër edhe përkundër kundërshtimëve politike me këta lidër kishte pas kurajon dhe forcën që publikisht të uronte shërim të shpejtë këtyre lidërëve të prekur nga Covid-19. Kjo është mençuria dhe madhështia e një lideri i cili nuk i’a don vdekjën kundërshtarit politik. Por,dje edhe lideri më popullor që Kosova ka patur ndonjëhërë u prekë nga ky virus. Bashkëpartiaku i tij Konjufca tha se Albin Kurti është izolu po ndihet mirë dhe po u përmbahet këshillave mjekësore. Unë sinqerisht ani pse nuk jam bashkëpartiak i tij por as i ndonjë partie tjetër i dëshiroi shërim të shpejtë Albin Kurtit dhe kthimin e tij në jetën politike.E bëra këtë ashtu siç e pata bërë edhe me liderët tjerë të prekur nga virusi anipse për shumë gjëra nuk pajtohem me ta,por vdekjën nuk ua dëshiroi. Dje nuk lash portal dhe media duke i rrotulluar herë në bark e herë në shpinë për të pare se a mos është habitur ndonjë lidër politik, kundërshtar politik i Kurtit që hapats ti dëshiron shërim të shpejtë, ashtu siç veproi Kurti më herët me ta.Edhe përkundër dëshirës që të gjejë nuk gjeta askeënd nga liderët tanë që t’i dëshiron shërim të shpejtë Kurtit. Ky është mjerimi i tyre intelektual dhe shpirtëngushtësia e tyre politike që si pasojë kanë mosdurimin e Kurtit i cili nuk është në torishtën e tyre dhe nuk e luan me ta lojën e djallit për kapitullimin e Kosovës. Është thjeshtë kundërshtar i tyre politik i cili më plotë qenien e tij lufton për ruajtjën e qenies së Kosovës si shtet,e jo siç veprojnë të kundërten kundërshtarët e tij duke e vjedhë dhe plaçkitë,duke bërë lojëra të djallit me Kosovën me ata që deri dje na kanë vra,kurse me ju ardhë shansi përsëri e bëjnë të njejtën gjë. Pra, Albin shërohu, shërohu Albin sa më shpejtë se Zoti dhe robi janë më ty?!.

Shërohu Albin, anipse këtë gjë nuk po ta duan kundërshtaret e tu politikë që nga Presidenti e teposhtë vija vijë, bile kështu nuk deklarohën publikishtë. Albin shërohu, anipse këtë nuk po ta dëshirojnë kundërshtarët tu politik, sepse ata edhe nga vetëvetja nuk e kanë kurajon që të dëshirojnë sherim,nuk e kanë guximin si njerëz,por as guximin qytetar ta bëjnë një gjë të tillë,thjeshtë ata nuk e bëjnë këtë nga urrejtja që kanë ndaj teje. Shërohu Albin, anipse liderët e tu kundërshtar nuk ta dëshirojnë këtë,por ata e bëjnë më të keqën,e bëjnë atë duke të sharë për çdo ditë në media e portale. Bile njëri nga strucet e LDK-së këto ditë shkoi aq larg se hapats deklaroi se më e mire është “Lista Srpska” se sa Albini. Pra,thjeshtë ky mistrec i LDK-së hapatas tha se më shumë e don,më shumë i besojnë shkakut se sa Albin Kurtit. Dhe për këtë goditje primitive,antikombëtare të këtij struci ndaj Albin Kurtit partia e vetë e avansoi në detyë në vend se ta marrë në përgjëgjesi. Ja Albin deri ku ka shkuar urrejtja dhe çmenduria ndaj teje. Por,ti Albin nuk dorëzohesh, sepse ti Albin je i pathyeshëm sepse je i pastër,i pakorruptuar dhe sa më shumë që të shajnë ti për çdo ditë bëhesh më i madhë në populli. Këtë po e tregojnë të gjitha sondazhet e kohëve të fundit.

Albin shërohu, anipse kundërshtarët ty politik nuk të dëshirojnë të shërohesh,sepse janë po ata të cilët u bënë bashkë me djallin dhe të birin e tij për të rrëzuar nga pushteti, sepse nuk mund të duronin sinqeritetin tënd në luftën për çkapjën e shtetit nga ata që tmerrësishtë e kanë kapur qe 20 vjet, të gjithë u bënë bashkë për të rrëzuar nga qeverisja më e mira që ka patur Kosova pas luftës, sepse ata gati se nuk u dhin nga frika që të ua zbulosh të gjitha të këqijat që i kanë bërë këtij shteti,duke e vjedhë dhe plaqkitë me të cilët duhej të mirret drejtësia. Shërohu Albin, këtë ta dëshiron populli të cilën të qitën si liderin më të votuar,të dëshiron populli që të shërohesh sa më shpejtë sepse ai i ka shpresat në ty, e jo te ata të korruptuarit. Albin shërohu, Sepse këtë e dëshirojnë me qindra e mija familje të cilat e kanë sofrën e zbrazët,nuk kanë një kore bukë për fëmijtë e tyre,sepse ua rrëmbyen ata që nuk të deshtën, ata cilët këtë popull e kantandisën që të ikë nga Kosova për një kore bukë për fëmijtë e tyre. Shërohu Albin, sepse të gjithë në Kosovë i madh e i vogël i kanë sytë dhe mendjet te ti,sepse në ty e shohin shpëtimtarin për të i’a kthye dinjitetin këtij populli të nëpërkëmbur me vite nga kundërshtarët e juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat