Performanca ekselente e Presidentit Makron në luftë kundër terrorizmit

Opinione

Performanca ekselente e Presidentit Makron në luftë kundër terrorizmit

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:17
Shpend Salihu

Terrorizmi pse me doktrinë të NATO-s njifet si taktikë veprimi për realizimin e objektivave të caktuar, qofshin ato politike, ideologjike ose fetare, dhe ka pikësynim frikësimin dhe panikën ndaj masave të gjera, duke provuar të ua ndërrojë mendimin dhe ideologjinë individëve dhe grupeve të caktuara, sipas shumë koncepteve të grupeve të rrjetit të sigurisë globale, nuk është vetëm taktikë por edhe ideologji, pasiqë bazohet paraprakisht në fundamentalizëm, çfarë nënkupton se asnjë ideologji ose metodë tjetër nuk njifet pos konceptit bazik që e kanë terroristët, qofshin ata politik ose fetar. Si grupe terroriste politike kishim më parë, IRA ( në Irland), Bader Meinhof në Gjermani, ETA në Spanjë, Brigadat e Kuqe në Itali etj, këto ish formacione terroriste kishin pikësynim ndërrimin e pushtetit politik, jo vetëm përmes propagandës në masë, por edhe përmes frikësimit të opinionit publik se duhet në parim të mbështeten në ideologjinë e tyre konceptuale. Sa i përket terrorizmit Islamik, që nga të gjitha format e mundshme të terrorizmit, është kërcënimi permanent, për sigurinë globale, pasiqë ky terrorizëm jo vetëm që indoktrinon të rinjtë dhe i mobilizon për nevoja të veta, aq më tepër ua shpëlan trurin të rinjëve dhe fëmijëve duke i indoktrinuar kundër vlerave perëndimore, dhe duke i rekrutuar për akte kamikazë edhe të rinjët dhe fëmijët, sepse ata më së paku u bien në sy opinionit publik dhe shërbimeve sekrete si dhe agjencioneve të zbatimit të ligjit, e kështu mund të rrezikojnë sigurinë nacionale dhe globale, duke kryer akte suicidale me eksploziv dhe bombë, gjë e cila merr jetë të civilëve të pafajshëm dhe shkakton frikë dhe pasiguri tek opinioni publik.

Në Evropë ishte Nikolas Sarkozy i cili për herë të parë proklamojë vlerat e civilizimit Evropian dhe konzervatorizmin Evropian, duke e ndaluar mbulimin e femrave Franceze, me justifikim të drejtë se nëse vie në një shtet Evropian, duhet të marrësh kulturën dhe zakonet e atij shteti e jo të e imponosh kulturën orientale, pos saj justifikimi i drejtë i tij ishte se mbulimi i fytyrës i pamundëson agjencionet e zbatimit të ligjit që të identifikojnë personat jo vetëm në pika doganore, por edhe në rrugë, e poashtu edhe çfarë mund të kenë fshehur brenda tyre nën mbulesat në trupin e tyre.. Këtë luftë e vazhdojë Presidenti ekselent Emmanuel Macron, i cili i sulmojë rrymat terroriste në Libi e më pas iu bashku koalicionit Anglo-Amerikan, ndaj ISIL në Siri dhe Irak. Presidenti Makron me të drejtë alarmojë opinionin Francez dhe Evropian, se radikalizmi dhe ekstremizmi islamik i cili u pasua me akte të terrorizmit në Evropë, duhet të jetë një ndër objektivat kryesor të NATO-s dhe agjenturave sekrete që të e parandalojnë, neutralizojnë, luftojnë dhe shkatërrojn. Ai pos tjerash e ceku se Franca si shtet është shtet laik, me të drejta të garantuara juridiko-civile, politike dhe ekonomike, por se i mbron dhe afirmon vlerat dhe zakonet e shtetit dhe kombit Francez, dhe se nuk do lejoj imponimin e kuturave dhe zakoneve të individëve migrant, që në parim është e drejtë e kombit që vlerat e inkorporuara në sistemin dhe rendin kushtetues dhe politik, të i implementojë në rrafsh praktik.

Veprimet e shumta terroriste viteve të fundit në Francë, dhe vrasja e fundit makabre e profesorit Francez, i justifikuan veprimet paraprake të Nikolas Sarkozy dhe tanimë të Emmanuel Makron, se Franca dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mobilizohen, në interes të ruajtjes së vlerave nacionale dhe mbrojtjes së sigurisë globale. Në deklaratat e tij publike ai afirmojë të drejtat fundamentale të njeriut që mbrohen dhe kultivohen si nga OKB ashtu edhe BE, por se përkujtojë se askush nuk mund të privohet nga jeta, për shkak të bindjeve të tij politike ose fetare e as të persekutohet nga grupe dhe qarqe të caktuara nëse deklarohet mbi një ideologji të caktuar fetare. Pos tjerash përkujtojë se tendenca e terroristëve islamik është jo vetëm frikësimi dhe kanosja e kaosi në rrafsh global, por edhe tendenca e imponimit të fesë islame në rrafsh global. Ndalim i perçës, si dhe ndalimi i ndërtimit të xhamiave në Francë, nuk është shkelje e të drejtave të një komuniteti të caktuar fetar, sepse Franca ka kushtetutën e cila siç theksova e definon Francën si një shtet unitar, laik, i cili i afirmon vlerat e civilizimit dhe kulturës perëndimore. Është e drejtë e patjetërsuar e shteteve laike, që të kufizojnë ndërtimin e objekteve të caktuara fetare, dhe të parandalojnë promovimin e çfarëdo forme të radikalizimit fetar të kombeve të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat