Fjalim pa zë në Kishën e Skënderbeut në Kepin e Rodonit

Opinione

Fjalim pa zë në Kishën e Skënderbeut në Kepin e Rodonit

Nga: Rexhep Shahu Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:51
Rexhep Shahu

Tungjatjeta qeveri!

Dy vjet më parë, me 28 tetor 2018, duke ligjëruar në një kishë madhështore të historisë kombëtare të shqiptarëve, unë i kërkova ndjesë Gjergj Kastriotit Skënderbeut që nuk e kam vizituar kurrë deri sot Kishën e Skënderbeut, këtu në Kep të Rodonit, këtë kishë ku me 29 tetor, 555 vjet më parë ai i shkroi letër Papës dhe nënshkroi aleancën e shqiptarëve të sotëm me perëndimin. A kupton qeveri se kur është nënshkruar aleanca e shqiptarëve me Perëndimin.... E falënderova mikun tim Alfred Duka, avokat i qytetërimit, që u be nismëtar dhe organizator i pelegrinazhit të sotëm dhe e pashë këtë kishë hyjnore të cilës nuk ia dimë vlerën kombëtare.

Qeveri, jemi në vitin e Skënderbeut dhe përveç ca fjalëve në erë nuk ke bërë asgjë që të mbahet mend prej teje për vitin e Skënderbeut. Asgjë nuk ke bërë për Skënderbeun qeveri e mjerë.

Unë kam bërë më shumë se ti, kam botuar një reviste speciale 500 faqe me letërsi të zgjedhur për Skënderbeun bashkë me mikun tim, revistë që ti qeveri e ke zili. Ti qeveri që hiqesh si njeri surprizash dhe sillesh si opozitar duke kritikuar PD sikur opozita qeveris e ti rruan vezë, duhej minimumi të bëjë një mbledhje qeverie këtu në këtë kishë ku unë jam duke folur me mend me ty. Të merrje vendime koti siç bën zakonisht ti që merr vendime koti në dobi të pakicave të pakicave zhvatëse ndaj shumicës së këtij vendi, mor qoftë dhe për kultivimin më të madh të drogës në vend, por ta bëje mbledhjen në këtë kishë madhështore të harruar prej teje e të linçuar.

Do ta jepnin mbledhjen tënde në këtë kishë edhe televizionet amerikane, afrikane e kineze. Ti vetëm për reklamë mendon 25 në 24 orë por prapë je i varfër në ide me gjithë çfarë ke rrotull. Ti qeveria ime e dashur që bën shou e llogje pafund, gjej pak kohë e lyp mend dhe bëj ndonjë gjë të bukur për Skënderbeun se nuk mjafton të shkosh në ndarjen e çmimeve për librin më të mirë. Kur erdhi Papa në Tiranë ngordhe të dukeshe ti si Pape i yni. Ja ku ke rast të marrësh nga lavdia, fama e madhështia e Skënderbeut, ik bëje një mbledhje qeverie a parlamenti në Kishën e Skënderbeut. Dhe ftoji njerëzit ta vizitojnë këtë kishë. Bëje rrugën rrugë për këtë kishë ndonëse ti rrugë nuk bën pa fituar gjysmën e fondeve rrugëbërësit e tu me imzanë tënde.

Fola me Skënderbeun dhe më tha le të vijë qeveriu yt se i jap nga madhështia ime. Ik pa merak. Bëje një gjë të mirë se ke rast. Merri gjithë televizionet e tua dhe jo vetëm ERTV- Edi Rama Televizion. Merri dhe gjithë korrespondentët e huaj që kërrejnë për ty dhe bëjë një mbledhje në Kishën e Skënderbeut.

Ndoshta do të marrësh ndonjë vendim të drejte aty në atë kishë. Aty në atë kishë nuk mund të gënjesh as mashtrosh se Skënderbeu të sherr. Shko bëjë një mbledhje qeverie a parlamenti apo ndonjë festival te Kisha e Skënderbeut në Kep të Rodonit dhe fillo e përmirëso imazhin tënd të rrënuar totalisht prej drogës se ndoshta ngjallet ndonjë gram besimi qytetar te shteti, te zyrtari se besimi në ty e në ju ka ra nën zero, na i ka marrë muti shalët, shpresa ka marrë malet dhe dëshpërimi po bëhet det. Mos bëj asgjë nga këto që them unë, por bëj diçka çfarë të duash veç bëj diçka në këtë vit të Skënderbeut te kjo kishë. Në mos, bëj një mut të madh sa ti në zyre dhe ik në harrim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat