Historiku i kryeqendrave dardane në Serbi

Opinione

Historiku i kryeqendrave dardane në Serbi

Nga: Sami ARIFI Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:30

Shumë qytete e kryeqendra historikisht dardane, gjatë viteve 1878-1880 dhe më vonë brenda viteve 1912-1913 ranë nën sundimin serb me ndihmën e Fuqive të Mëdha. Kryeqendërat Dardane si ajo e Nishit, Shkupit, Ulpianës, ishin qendra të njohura politike, ekonomike dhe kulturore të dardanëve. Kjo dëshmohet edhe me faktin se mbreti Genti, i pari kishte prodhuar monedhat ilire.

Në Kongresin e Berlinit, Fuqitë e Mëdha në mënyrë të padrejtë vendosën që Nishi dhe shumë qytete tjera të banuara me shumicë shqiptare të mbesin nën sundimin serb. Kjo ndodhi pas ekspansionit serb mbi shqiptarët e pafajshëm. Vetëm nga qyteti i Nishit shpërnguli me gjuhën e forcës mbi 150.000 shqiptarë dhe vrau e masakroi në forma të ndryshme çnjerëzore mëse 70.000 të tjerë. Se shqiptarët kanë qenë banues me shumicë në kohën e Millosh Obrenoviqit në kohën e sotme, e dëshmon edhe vet historiani serb, Petar Vllahoviç. Historiani serb përmend poashtu se në qytetin e Aleksincit trupat osmane dëbuan shqiptarët me shumicë, menjëherë pas kryengritjes së vitit 1824. Pra, Çuprija dhe Aleksinci ishin qytete rezidente të shqiptarëve.

Në shekullin e XIX Serbia si e tillë fillonte e mbaronte brenda Pashallëkut të Beogradit, qytetet përrreth të tëra ishin me shumicë të banuara me shqiptarë. Një argument të tillë e sjellë edhe udhëpërshkruesi austriak, Felix Konitz në librin e tij, “Reise in Südserbien und Nordbulgarien”. “Traditat, zakonet dhe veshja shqiptare përdorej deri në qytetin e Kamenicës dhe Aleksincit, në veri të Nishit”, shkruan Konitz.

Se ndaj shqiptarëve është ndjekur në vazhdimësi politikë gjenocidale, e dëshmon edhe urdhëri i shtetit serb i vitit 1832, përmes së cilit u kërkua dhunë me njëzet e pesë goditje me shkop. Në fakt, e gjithë kjo dhunë e organizuar shtetërore ushtrohej mbi shqiptarët e pafajshëm për të bërë pastrimin e territoreve të ashtquajtura “serbe” nga shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat