Shaip Kamberi i vitit 2020, një Ramë Bllaca i vitit 1937

Opinione

Shaip Kamberi i vitit 2020, një Ramë Bllaca i vitit 1937

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 31 tetor 2020 Në ora: 22:51
Shaip Kamberi

Fjalimi i deputetit shqiptar nga Tërnoci i Kosovës Lindore, duhet t’ia kthellë mendjen udhëheqjes shqiptare, e cila, përveç vizitave formale premtimeve boshe, pa kurfarrë shprese, nuk solli asnjë veprim konkret.

T’i kthehem pakëz historisë dhe të kaluerës kur e bëra një krahasim të deputetit Shaip Kamberi me Ramë Bllacën, deputetin e mbretërisë jugosllave.

Ramë Bllaca u lind më 1879 në fshatin Bllacë të Therandës, fshat i njohur për historinë e tij që nga ajo kohë, i cili kurrë nuk iu nënshtrua represioneve dhe shtypjeve policore, por Ramë Bllaca iu bëri ballë dhe mbeti në qëndrimin e tij si shqiptar i paluhatur.

Ramë Bllaca, duke u përplasur me deputetët dhe kryeministrin e atëhershëm serb në korrik të vitit 1937 në parlament, e bëri copë e grimë vendimin zyrtar të Serbisë, ku parashihej dëbimi i shqiptarëve autokton për në Turqi, sipas të ashtuquajturës “Marrëveshje xhentlemene”, e cila për fat të keq me sa e di, ende nuk është shfuqizuar.

Kjo marrëveshje buron nga “ Naçértanja” e Ivo Garashaninit, Vasa Çubrillobiqit, Ivo Andriqit dhe Dobrica Qosiqit me titull “Shpërngulja e arnautëv (shqiptarëve siç i quanin atëherë)” apo “Iseljenje arrnauta”.

I revoltuar pa masë, komandanti i atëhershëm Kosta Peçanac, dha urdhër që Ramë Blaca të mos arrijë i gjallë në shtepi.

Iu organizuan disa prita gjatë rrugëtimit të tij nga ana e xhandërmërisë serbe, të cilat i kaloi për të hasur në pritën e fundit të përgatitur nga shqiptarët dhe në hyrje të fshatit, ata gjuajtën mbi Ramën dhe e lanë të vdekur në vend.

Pra, u vra nga dora tradhtare e bashkëkombësve të vetë qoftë edhe nga njerëzit e tij të afërt. Rapsodët kosovarë, duke thurur këngë për deputetin Ramë Blaca, në një vënd thonë pos tjerash: “Në qafë e paqin shokët e vet”.

Deputeti Shaip Kamberi, me paraqitjen e tij të guximshme në parlamntin serb midis Beogradit, mu si atëherë Ramë Bllaca, iu tha troq për diskriminimin e shqiptarëve në Kosovën Lindore, për të drejtat minimale të cënuara e cenzuruara, për krimet serbe gjatë luftës së fundit okupuese e gjenocidale në Kosovë.

Këtë, ende nuk e bëri në takimet zyrtare me përfaqësuesit e Evropës e Amerikës, as i pari i shtetit që nga çlirimi dhe pavarësia, as kryeministri për t’ia zënë fjalën në fyt Vuçiqit i cili na paraqitet “paqësor, bashkëpunues, i gatshëm për marrëveshje”, ama, deri në ditën e sotit, ende nuk kërkoi falje për krimet e ushtrisë dhe policisë serbe, pjesë e së cilës ishte edhe ky vet në mënyrë direkte apo indirekte, si ministër i informatave nën sundimin e kriminelit Millosheviq.

Që, do të thotë, mos asgjë tjetër, ka pasur informata sikur që i ka edhe për varrezat masive, për të cilat Daçiqi i kërcënoi qytetarët serbë që mos t’i zbulojnë ato.

Udhëheqja jonë nuk reagoi as pas betimit të qeverisë së Serbisë se nuk do ta dorëzojnë, thjeshtë, ose, do të luftojnë për Kosovën që, nëse shikohet se si po armatoset me atmatim më modern rus, kinez dhe turk, a nuk të shkon mendja që edhe pse KFOR-i është prezent, ta bëjë një avantuar për ta prekur pulsin dhe reagimin, edhe të KFOR-it e edhe të shqiptarëve.

Arsyetimet e mos reagimit se Serbia po i bënë këto për konsum të brendshëm, vërtetë, duken naive, sepse, Serbia nga asgjëja, krijon diçka të madhe. Si nuk u mësuam as sot e kësaj dite.

Heshtja ndaj kësaj, ose është frikë ose pajtim, që, më vonë do të na reflektohët në bisedimet e ardhshme si problem politik.

Sipas kësaj, po i bie se kjo klasë politike, anipse si shtet i pavarur e sovran, nuk po e ka guximin, gatishmërinë dhe vendosmërinë për t’i thënë të vërtetat hapur me argumente të bollshme, më të cilat disponojmë.

Një mik i imi një ditë në Facebook e postoi një thënie të shkurtër, por domethënëse, duke i parë të përçarë pushtetarët dhe partitë politike tha: duhet të bashkohen kokat, që të bashkohen tokat.

Unë ju përgjigjia: Këta që i kemi në pushtet, as nuk janë koka e as nuk bashkojnë toka. E shtova unë, këta, japin toka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat