Nuk trishtohem që krimineli i Vjenës ka rrënjë shqiptare

Opinione

Nuk trishtohem që krimineli i Vjenës ka rrënjë shqiptare

Nga: Rexhep Shahu Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 20:16
Rexhep Shahu

Une nuk trishtohem pse nje kriminel qe beri krim ne Vjene paska rrenje shqiptare, ai eshte rrite mes qyteterimit vjenez. Une trishtohem se ne hapsiren shqiptare njerez muslimane si une rrisin mjekrat e shemtuara e shkurtojne pantallonat e shemtuar, nuk lexojne asgje dhe shkojne ne xhamia per te degjuar ligjerata injorantesh, teza dhe ide qe nuk kane aspak lidhje me filozofine qe ka mbajtur ne paqe prej shekujsh shqiptaret e disa feve te ndryshme, ju duket heroizem te shkojne per lufte ne Siri dhe e stimuluan kete biznes maskarallek te ndyre. Une trishtohem se ka politikane qe shalojne injorancen e ketyre njerzve fatkeqij, bejne pazare neper xhamia per vota te qelbura me klerike pervers dhe shfaqen ne politke si perkrahes te radikalizmave islamike ne kembim te votave qe marrin duke share e ndare e mallkuar perendimin e duke deformuar islamin, duke e kriminalizuar fene islame.

Nje nga kleriket me te zote e te shquar ka qene myftiu i Kukesit Sulejman Laçi, nga fshati im. Ai ishte nga ata hoxhallare te serte qe nuk toleronte ne asnje rrethane talljen e hoxhallareve me njerzit. Jane te njohura fakte te tilla: Kur ai takonte ne rruge hoxhe te palare, me mjeker te madhe, te piste, ai zbriste nga kali dhe ia priste mjekren me gershere, qe hoxha te shkonte ta rregullonte mjekren. Si mund te ulesh ne sofer me njerez te tjere me kete mjeker e leshi i mjekres tende te varet ne luge, e ajo qe han te te rrjedhe neper mjeker.... Puno ne pluhur gjithe diten e mbaj mjeker... Ne Shqiperi, Kosove e Maqedonine shqiptare islamiket radikale i ka vu ne rrjesht pushtuesi serb nje shekull dhe ata nuk jane trimeruar kurre, nuk shkuan ne lufte kunder serbeve kurre, ndersa tani qe gezojne lirine e dhuruar e te fituar me gjakun e shqiptareve mirenjohes ndaj Amerikes e vendeve europiane, hedhin shurren perpjete dhe shfaqin dashuri te verber ndaj Zotit, ne fakt ndaj djallit se jane aq injorante sa nuk dine kush eshte Zoti e kush djalli.

Me kane thene ndonjehere se individe nga vendet arabe na kane ndihmuar ne luften per Kosoven. Keto lloj lopesh, lope u kam thene edhe ne sy, harronin se nuk ishin nga vendet arabike ata mijera e mijera ushtare te NATO-s qe ishin gati te hynin e hyne ne Kosove te shpetonin shqiptaret, nuk ishin nga vendet arabike ata qindra pilote qe bombardonin nga qielli caqet serbe per te shpetuar dy milione shqiptaret, edhe nese nga vendet arabike kane qene as dhjete njerez gjithsej nga fillimi deri ne fund ne Kosove. Me rritjen e mjekrave e shkurtimin e pantallonave, me mercenarizmin shqiptar per te shkuar ne Siri, me pellitjet e injoranteve kunder perendimit, ne myslimanet shqiptare kemi plotesuar me besnikeri qellimet serbe e ndoshta kreret e islamikeve ekstremiste shqiptare kane marre fonde te majme serbe per ti bere shqiptaret kunder perendimit qe u dha lirine e enderruar.

Kurre askush ne perendim nuk e mendon se si mund te jete e mundur qe shqiptaret manipulohen kaq verberisht nga serbet qe shqiptaret te behen e zeza e vetes se tyre, te shfaqen mosmirenjohes ndaj perendimit. Shqiptaret ne fakt duhet te jene mirenjohesit me te medhej ndaj perendimit se qe nga Lufta e dyte Boterore askush nuk ka fituar nga lufta e te tjereve sa kane fituar shqiptaret dhe gjithe revoltat e tyre duhet te jane radikale ndaj qeverive te tyre qe mbajne shtetet shqiptare larg perendimit. Fajin me te rende ne fakt e kane politikanet qe kane vrima te erreta ne biografite e tyre, ata duan mbeshtetjen me fonde te zeza e vota te pista te islamikeve radikale dhe cenojne rende shtetin, laicitetin e shtetit, duke u bere tolerante me shamiat, burkat, pantallonat dhe edhe me thikat, bombat... duke lejuar nderrimin e veshjeve nga shqiptare ne arabike... te kengeve etj etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat