Letër publike Shaip Kamberit, deputetit shqiptar që tronditi parlamentin serb

Opinione

Letër publike Shaip Kamberit, deputetit shqiptar që tronditi parlamentin serb

Nga Më 4 nëntor 2020 Në ora: 11:44
Shaip Kamberi

Deri në fudvitin 1936,Serbia kishte mundur të shpronësonte shqiptarët dhe të sillte në Kosovë e t’u jepte pronat e shqiptarëve rreth 31 mijë familje serbe. Më shumë se gjysma e këtyre familjeve ishin kolonë të rinj serbë që i kishte sjellë Serbia nga anë të ndryshme e i kishte vendos në Kosovë, në tokat e trojet më të mira të shqiptarëve,kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit,në Podrime dhe në Fushë Kosovë. Ndërsa në fshatrat e Suharekës,që ishin me tokë jo të paktë u vendos. Mbi 160 familje kolonësh. Në fshatin Bllacë, si fshat më i madh që ishte,dhe në fshatrat përreth,u vendosën 30 familje kolonësh serbë e malazezë,(që autori i këtij shkrimi i posedon emrat dhe mbiemrat e tyre me emër e mbiemër. Këto familje filluan të vendosën në tokat e trojet shqiptare që pas vitit 1918, e sidomos kur qe ashpërsuar zbatimi i reformës agrare nga Beogradi,reformë që në fakt kishe për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve e vendosjen e serbëve e malazezëve në tokat e trojet shqiptare në Kosovë. Dhe njëmendësimin të popullit shqiptar të Kosovës për të mos lënë trojet e të parëve.

Ndaj Ramë Bllaca mbeti kala. Kala në memorien e shqiptarëve. Kala e pathyeshme për çështjen më serioze të shqiptarëve.

Se ndryshe s’do të kishte asnjë kuptim gjithë historia e rezistencës kombëtare shqiptare kundër serbëve. Se ndryshe do të delte se shqiptarët nuk paskan pas luftuar për trojet e tyre. Nuk paskan pas qenë trojet e tyre. Ndaj Ramë Bllaca është gjeneral i luftës më të ashpër shqiptaro-serbe të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Është nga ato gjeneral që atë që s’e realizoi në gjalljen e tij e plotësoi me vdekjen e tij….Akti i grisjes së traktatit serbo-turk që bëri Ramë Bllaca në parlamentin Jugosllav, ishte kulmi i gjithë kundërshtimeve të tij ndaj politikës së Beogradit që donte shfarosjen e shqiptarëve. Po atë ditë, që grisi dokumentin që i kushtoi me jetë,viti 1937,UDB-ja Jugosllave, në orët e mbrëmjes së asaj dite kishte planifikuar vrasjen e tij dhe mu në hyrje të fshatit të lindjes së tij, Bllaca, fshat i komunës së Suharekës,tani Theranda, vritet në pusi Ramë Bllaca, por JO edhe ideali i tij patriotik kombëtar.

Ky akt e lartësoi Ramë Bllacën aq shumë sa u bë legjendë për shqiptarët. Aq qëndrestare sa u bë Kulla e Ramës, po aq qëndrestar u bë edhe vetë Rama,dhe te dy bashkë,ai dhe Kulla e tij, ia thyen hovin shpërnguljes masive të shqiptarëve. Por, në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, e kishte krah të djathtë,deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën. Por sot nëse me të vërtetë jemi shqiptarë dhe kemi kombin tonë, atëherë edhe Ramë Bllacës t’i jemi mirënjohës. Çdo shqiptar,gjithë Kosova, gjithë Shqipëria i gjithë kombi ynë,duhet t’i themi me zë të lartë e gojën plot; FALEMINDERIT O RAMË BLLACA!

Zëri juaj në Parlamentin serb mori jehon në gjithë botën

“Është e trishtueshme për demokracinë, sepse një Kuvend të tillë nuk do të mund ta prodhonte as Sllobodan Millosheviqi”, ka thënë shefi i grupit parlamentar Lugina e Bashkuar – SDA e Sanxhakut, Shaip Kamberi, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë, më 28 tetor. Këto fjalë kanë nxitur reagime të shumta të përfaqësuesve të pushtetit në Serbi, por edhe në rrjetet sociale.

“Aleksandar Vuçiqi dhe (Ivica) Daçiqi, janë treguar më efikas sesa baballarët e tyre politikë”, ka theksuar Kamberi gjatë fjalimit të tij.

Sonja Biserko, kryetare e organizatës joqeveritare “Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut” në Serbi, i vlerëson fjalët e Kamberit, si një deklaratë e guximshme.

“Ky është një zë mjaft i fuqishëm i përfaqësuesve të pakicës shqiptare, e cila deri më tash ka qenë në Kuvend, por nuk ka qenë kaq eksplicite dhe mendoj që kjo është një deklaratë e guximshme dhe e domosdoshme për kuvendin serb“, theksoi Biserko për Radion Evropa e Lirë.

Fjalimi i Kamberit ka qenë përmbajtësor, politikisht korrekt dhe i ndërtuar mbi parimin qytetar. Sipas tij, ky fjalim nuk ishte zë opozitar, por një zë përbashkues i asaj që njihet si Serbi qytetare dhe demokratike.

“I gjithë fjalimi përshkruhej me orientimin evropian të Serbisë, me drejtimin që të ketë demokraci, që të respektohen të gjitha dallimet, si dhe me kritikën ndaj qeverisë aktuale, por edhe të politikës aktuale të presidentit, Alleksandar Vuçiq, që po shkon drejt autokracisë, duke e shtypur çdo zë opozitar”, theksoi Tahiri.

Çfarë tha Kamberi?

Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Serbisë, në të cilën u zgjodh qeveria e re serbe, Kamberi vlerësoi se midis 250 deputetëve, opozita përfaqësohet nga vetëm gjashtë deputetë të partive të pakicave dhe deklaroi se grupi i tij parlamentar, i cili përbëhet nga gjashtë deputetë, nuk do të mbështesë qeverinë e re serbe. Si arsye për një vendim të tillë, Kamberi e ka theksuar atë që qeveria e kaluar me në krye Ana Bërnabiqin, nuk ka bërë asgjë për integrimin e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.

“Unë nuk përfaqësoj as të verdhët, as të kuqtë, as të zinjtë, por shqiptarët e diskriminuar të Luginës së Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Ai gjithashtu theksoi se, askush nga pakicat nuk udhëheqë me ndonjërën prej ministrive të qeverisë së re.

“Një koalicion i përbërë nga kinse qendra e majtë dhe e djathtë prodhoi një qeveri totalitare në Serbi, si kurrë më parë, natyrisht përmes procesit zgjedhor. E vërteta e vetme në slloganin ‘Serbia është Evropë’ është ‘Serbia është Bjellorusi’, megjithëse atje ka opozitë, të paktën në rrugë”, ka thënë Kamberi.

Kamberi deklaroi se në Serbi ka “gjuhë të urrejtjes në përdishmëri, seksizëm dhe denigrim të opozitës”. Ai, gjithashtu vlerësoi se ksenofobia po lulëzon, ashtu sikurse etiketimi me emra fyes, i cili ka hyrë në “zhargonin e përditshëm”.

Kamberi vlerësoi gjithashtu se nga Serbia nuk mund të pritet që të zgjidhë çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, përderisa, ndër të tjera, vrasja e gazetarit (pronarit dhe kryeredaktorit të së përditshmes “Dnevni Telegraf”), Slavko Quruvija, nuk është zgjidhur.

Deklarata e tij i referohej çështjes së vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit, të cilët u arrestuan më 1999 në hyrje të Serbisë për, siç pretendonin autoritetet e atëhershme serbe, kalim të paligjshëm të kufirin. Pas lirimit nga burgu, pas kryerjes së dënimit, ishin vrarë.

Trupat e tyre u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varr masiv në Petrovo Selo, në Serbinë lindore. Kërkesa për të ndriçuar këtë çështje erdhi në Serbi në disa raste nga instancat më të larta botërore, përfshirë Uashingtonin.

“Unë jam kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, i cili ka avokuar institucionalisht për të drejtat e shqiptarëve që nga vitit 1990, unë kam një pasaportë serbe, por në Serbinë e sotme, nuk kanë rëndësi shtetësia dhe qytetaria.Atëherë si mund të presim lirinë dhe barazinë”, ka thënë Kamberi në fjalimin e tij.

Ai theksoi që më parë “njerëzit kanë ikur për shkak të luftërave, ndërkaq sot ata po ikin për shkak të autoritarizmit”, dhe se “Serbia ka sunduesin e saj, prej të cilin varet fati i secilit prej nesh, duke përfshirë Qeverinë”, duke aluduar në kryetarin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Kamberi i bëri thirrje kryeministres, Bërnabiq që së bashku me të ta vizitojë Batajnicën, Peruqacin, Petrovo Selon dhe Rudnicën, ku dyshohet se shqiptarët nga Kosova, të vrarë gjatë luftës në fund të viteve 1990, ishin varrosur në varreza masive, si dhe duke theksuar se këto ishin kryer nga “strukturat e organizuara të shtetit”, të cilin ajo tani e përfaqëson.

“Këto krime lufte ishin urdhëruar dhe kryer nga zyrtarë serbë. Nuk ka prosperitet pa pajtim, nuk ka pajtim pa u ballafaquar me të kaluarën”, ka thënë Kamberi.

Reagime të ashpra ndaj deklaratave të Kamberit

I pari që reagoi ndaj fjalimit të Kamberit, ishte kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është edhe lider i Partisë Socialiste të Serbisë, themelues dhe kryetar i së cilës nga viti 1990 e deri në vdekjen, më 2006, ishte Sllobodan Millosheviq.

Daçiq e paralajmëroi Kamberin, gjatë seancës, duke i thënë që duhet të përdorë “një fjalor që është i përshtatshëm për Kuvendin, në mënyrë që ai të mos detyrohet të marrë masa”. Daçiq shtoi se prezantimi i Kamberit ishte “provokues”.

Mandatarja për përbërjen e qeverisë së re, e cili u zgjodh kryeministre disa orë më vonë, Ana Bërnabiq deklaroi se nuk është e vërtetë që shqiptarët që jetojnë në komuna në jug të Serbisë janë të diskriminuar. Ajo e pyeti Kamberin se “çfarë ke bërë ti për ta”, duke thënë se ai ka qenë në politikë më shumë se shumica e të pranishmëve në Kuvend.

Ndaj deklaratave të Kamberit ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Kamberi nuk ka shumë bazë për të fajësuar autoritetet në Serbi për totalitarizmin dhe mosrespektimin e të drejtave të pakicave.

Ai shtoi se ishte i lumtur që shqiptarët në Serbi mund të flisnin kaq hapur për këto probleme, para një audience milionëshe.

“A guxojnë disa të tjerë që këtë ta thonë në Prishtinë, Tiranë apo diku tjetër? Ata ankohen se nuk morën një post ministror. Ne ua ofruam një zëvendës, por duket se kishim një vlerësim të mirë për të mos i dhënë postin ministror dikujt që flet kështu për vendin e tij”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat