A po realizon Serbia paqësisht planet e Operacionit “Toka e djegur”

Opinione

A po realizon Serbia paqësisht planet e Operacionit “Toka e djegur”

Nga: Agim Vuniqi Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:13
Agim Vuniqi

UNMIK-u pat hedhur poshtë pretendimet e Carlla Dell Ponte dhe Dick Marty, por me panikun e liderëve shqiptarë dhe vullnetin e lirë të tyre Serbia riktheu rastin në tavolinë. 

Edhe në rastin tjetër Prishtina zyrtare (term i pranuar nga Bgd.) gabojë rëndë, në start, duke marrë si pozicion fillestar Marreveshjen Ahtisaari, meqë marrëveshja në fjalë nuk ka qenë e nënshkruar nga serbët, ata do te duhej si pozicion startues ta kishin demilitarizimin e veriut, njëjtë sikurse u çarmatose UÇK-ja, jo pranimin e operacionit "Toka e djegur" si përfitues në realizimin e coptimit të Kosovës në t’ardhmen, kjo nuk duhet lejuar me asnjë kusht, sepse edhe dorëzimi i Autonomise, edhe krijimi i “Zajednicës” kanë konotacion të njëjtë politik, zgjatjen e agonisë në dëmë të Kosovës, edhe më keq sepse këta e futën Serbinë brenda, përmes policisë, sistemit të drejtësisë, financimit.

Serbia në t’ardhmen me ndihmën ruse mund të intervenojë edhe ushtarakisht për ta mbrojtur ”Zajednicën”.

Përfundimisht Bisedimet eventuale per format e asociimit në mes te komunave do të kishin kuptim nëse Serbia do te njihte Kosovën dhe territorin e saj, dhe të njihte të drejtën legjitimite të Kosovës, që atë të drejtë ta gėzojnë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kështu Kosova mund të gjindet para rrezikut të intervenimit ushtarak dhe krijimit të një realiteti të ri në terren pa fituar gjë, as FAK-un.

Realpolitika dhe gjendja në terren do të diktojë realitetet e reja, historia u tregua njerkë ndaj shqiptarëve, sa herë që shqiptarët janë treguar gjenerozë ndaj Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat