Vetëm, gjaku i dëshmorëve është: Emri i lirisë

Opinione

Vetëm, gjaku i dëshmorëve është: Emri i lirisë

Nga: Petrit Dibrani Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 23:57
Petrit Dibrani

Urrejtja e shëmtuar e disa gazetarëve dhe militantëve të subjekteve politike.....

.......shkrime, postime pa edukatë dhe nxitje të urrejtjes, ndaj njëri tjetrit!

Pse?

Daurtrokitja për fatkeqësitë e të tjerëve, kur shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, po përballet me një sfidë shumë të rëndë, disa qytetarë pa edukatë dhe pa dinjitet kombëtar, nxisin urrejtje dhe përqarje.

Republika dhe uniteti është shumë i domosdoshëm, s’i asnjëherë më parë.

Pse u dashka nxitje dhe duartrokitje, për aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit të Republikës dhe luftëtarëve të lirisë?

Cili na qenka rezultati “pozitiv”, duke i duartrokitur aktakuzave?!

Çfarë dmth - një ka?

Bac u kry: Hashim Thaçi në Hagë!

Në favor të kujt është, dërgimi në Hagë i Presidentit të Republikës dhe luftëtarëve të lirisë?

Çka fiton Republika?

Të gjitha këto kanë një përgjigje!

Unë personalishtë, s’kam qenë dhe s’jam anëtar i asnjë subjekti politik, mirëpo ju gazetarë të shëmtuar, pispiling dhe bishtatundës çka përfitoni, duke u gëzuar dhe shkrime të shëmtuara kundër çlirimtarëve duke postuar?!

Na tregoni, çka përfitoni?

E deshët ju apo jo, amaneti i dëshmorëve të lirisë, do të shkojë në vendin e duhur.

Kosova do bëhet anëtare e organizatave Euroatlantike dhe do ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe avancimit shtetëror.

Mos harroni, sot kriminelët serb po festojnë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat