Masa drastike të karantinës në 7 komuna të Kosovës

Opinione

Masa drastike të karantinës në 7 komuna të Kosovës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 23:51
Ismail Muçiqi

Raportet të cilat po vijnë nga Instutiticionet Shëndetësore përkitazi me gjendjen epidemiologjike janë shumë shqetësuese për opinionin e gjerë në Kosovë.

Shtimi i numri i të infektuarve për ditë e më shumë po rritet nëpër Komunat tona, është shqetësues numri i madh i rasteve të vdekjeve vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u infektuan 720 raste të reja dhe 12 të vdekur.

Instutiticionet në krye me Ministrinë e Shëndetësisë papritmas sot me 6 Nëntor i ashpërsuan masat e lëvizjeve te qytetarve duke i ndaluar dhe kufizuar tubimet dhe manifestimet si dhe ahengjet e qytetarëve në 7 Komuna të Kosovës. Kjo bëri që të futen në karantinë qytetarët, pa i informuar paraprakisht për një vendim të këtillë.

Këto masa drastike të cilat po mirën at/hok po e tregojnë mënyrën e zbehtë të menaxhimit të Pandemisë Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës me muaj të tërë nuk po arrijnë të aprovojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Shtetet e rajonit që nga fillimi i kësaj epidemie kanë aplikuar masa konkrete financiare për t'iu ndihmuar qytetarëve dhe bizneseve në mënyrë që mos të rrezikohet edhe më shumë shëndeti, ekonomia dhe gjendja e tyre sociale.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria përkatëse paraprakisht kanë obligim ligjor dhe kushtetues që gjatë menaxhimit të kësaj epidemie në rendë të parë duhet ndihmuar familjet e shumta të cilat jetojnë me ndihma sociale simbolike dhe të cilat kanë halle dhe probleme të ndryshme shëndetësore e deri tek mungesa e strehimit të një numri të personave gjithandej Prishtinës dhe Komunave për rreth.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë obligimë dhe misionë që në këto ditë të vështira me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës t'i rrisin kapacitetet dhe Infrastrukturën Shëndetësore nëpër qendrat spitalore dhe në objektet tjera ekzistuese publike.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë përgjegjësi dhe obligime gjithandej nëpër Komunat e Kosovës ta shtojnë numrin e testeve shëndetësore si masë preventive për identifikimin e personave të prekur apo potencialisht të rrezikuar nga kjo epidemi.

Është lehtë me aprovua masa drastike nëpër kabinete, pa e analizua gjendjen ekonomike sociale të qytetarëve në prag të stinës së dimrit ku shumica e familjeve ende nuk ka siguruar lëndë djegëse për dimër.

Jemi dëshmitarë dhe në kontakte të përditshme me shumë familje dhe persona të cilët për çdo ditë trokasin në Zyrat e Shoqatave Humanitare për të kërkuar miell apo artikuj tjerë ushqimor të cilat ju mungojnë.

Të futesh në karantinë një familje lagje apo fshatë pa i informuar qytetarët dhe pa pasur njohuri se a kanë rezerva për ushqime është veprim i pa matur dhe bën shkeljen e të drejtave të njeriut.

Këto janë pasojat e më hershme të Qeverisjeve të dështuara, të cilat sistemin e shëndetësisë e kanë lënë anash dhe asnjëherë nuk e kanë pasur prioritet afatgjatë për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë.

Nëse këto masa të Karantinës vazhdojnë edhe më gjatë, një numër i qytetarëve do të ballafaqohen edhe me mungesën e ushqimit e mos të flasim për ata të cilët jetën e përditshme kanë të lidhur me sigurimin e barnave për shkak të sëmundje të ndryshme kronike dhe atyre akute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat