S’ka demokraci pa opozitë në shtet!

Opinione

S’ka demokraci pa opozitë në shtet!

Nga: Sami Arifi Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 11:08
Sami Arifi

Nëse partitë politike, përmes pazareve, janë gjithëpërfshirëse pa opozitë në udhëheqjen e shtetit tonë, në rast të zgjedhjes së presidentit të shtetit, atëherë do të lulzoi edhe më shumë korrupsioni dhe dukurit tjera negative në shtetin e porsaformuar të Kosovës.

Sipas mendimit kryetaritë të LDK-ës, Isa Mustafa, për të kaluar gjendja e tanishme e ngërçit politikme rastin e zgjedhjesë së presidentit të shtetit, ai thekson se partitë politike duhet të marrin përgjegjësitë në bazë të madhësisë së tyre që kishin dalur nga zgjedhjet e fundit, pra, LVV-ja të merr postin e kryetarit të Parlamentit, LDK-ja postin e kryeministrit që tani edhe e ka këtë përgjegjësi, ndërsa PDK-ja të merr postin e presidentit të Kosovës. Për partitë më të vogla nuk shprehet kryetari i LDK-së, por sigurisht aludon në joshjen e tyre me ndonjë ministër qeverie e ndonjë zëvendëskryeministër.

Kjo do të thotë një mundësi për ndarje të “plaçkës së gjahut” sipas fuqisë së madhësive që kanë partitë politike, madje përmes marrëveshjes, derisa komunizmi dallonte vetëm se ishte “diktatura e proletariatit” dhe pushteti ishte në duar të një grupi më të vogël pushtetarësh.

Në një shtet demokratikë, opozita luan rolinë e prokurorisë në kuptimin e mbrojtjes së shtetit, ndërsa nga dëmtuesitë e shtetit avokatët paguhen me para për t’u mbrojtur nga akuza, ndërsa pozita në shtet, edhe poqese nuk dëshiron, patjetër nga opozita e fortë, ajo (pozita) në pushtet do të jetë e detyruar të jetë si një trup gjyqtare e mirë dhe të vendos drejtë në interes të shtetit përmes proçeseve politike.

Rrugëtimi më i mirë, sipas mendimit tim, është shkuarja në zgjedhje të reja të shtetit të Kosovës, po edhe zgjedhja për president të shtetit t’i nënshtrohet zgjedhjeve të popullit, për të kaluar këtë ngërç politik që po përsëritet vazdimist në shtetin e Kosovës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat