Një alternativë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Opinione

Një alternativë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Nga: Shpetim Alaj Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 23:09
Shpetim Alaj

Nuk është hera e parë që Kosovën po e merr peng zgjedhja e presidentit të saj. Të gjithëve na kujtohen problemet dhe peripecitë me zotëri Fatmir Sejdiun pastaj me zotëri Pacollin, zonjën Jahjaga etj. Gjithmonë pazare, keqëkuptime dhe destabilizim politiko ekonomik. Kësaj radhe situata është edhe më e vështirë se cdo herë më parë për shkak të dorëheqjes së presidentit, mënyres dhe tensioneve të papara në historinë e re te Kosovës.

Nuk ka politikan, shkrimtarë, gazetarë, mësues, punëtor apo bujk që gjithmonë në intervista deklarata dhe biseda nëpër oda e gjithandej qä nuk thone se:”mërgata është qelesi i zgjidhjeve të problemeve tona, është oksigjeni ynë pa të cilin nuk mund jetojmë e as të existojmë si komb suveren“..... me të drejtë, në mënyrë unanime secili është munduar që këtë ta thotë në mënyren më bombastike dhe populiste për të fituar daurtrokitje ose vota të caktuara.

Po, po e di, është formuar ministria e diaspores dhe disa gjëra janë përmirësuar në këtë drejtim por a mjafton kjo që të shfrytezosh gjithë atë potencial? Jo, me siguri Jo dhe është shumë pakë dhe sinqerisht mund të themi edhe e papërgjegjshme!

Ju të gjithë e keni një rast unik që gjithë atë dashuri dhe përkrahje që ua dha Diaspora tua ktheni me të mirë dhe me besim.

Le të zgjedhet presidenti i Kosovës nga diaspora..

Diaspora dhe populli i Kosovës le ta votojnë së bashku presidentin e saj. Politika ti len duart largë nga kandidatët

Njerëzit e edukuar me kulturën perëndimore, pa ndikime apo kalkulime politike do ti kishte shkuar mirë pershtati Kosovës e sidimos në arenën ndërkombëtare. Njerëz që kultin e punës, tolerancen dhe funksionimin e rendit e ligjit e kanë pasion do ta ndihmonin dhe nderonin Kosovën.

Mendojeni mirë ketë punë... nderoni veten dhe Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat