Momenti i fundit për unitet politik, institucional dhe kombëtarë për shtetin e Kosovës

Opinione

Momenti i fundit për unitet politik, institucional dhe kombëtarë për shtetin e Kosovës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 18:45
Ismail Muçiqi

Partitë politike, lidershipi i tyre dhe të gjitha strukturat Intelektuale, Akademike, Shoqëria Civile dhe personalitetet e veçanta që gëzojnë autoritet në popull kanë përgjegjësi për të ardhmen e këtij vendi.

Në këto ditë të vështira Shteti i Kosovës gjendet në udhëkryq dhe po sfidohet gjithnjë e më shumë nga faktori i brendshëm politik, si dhe nga faktorët e jashtëm në krye me Shtetin serb dhe me aleancat e tij.

Këto ditë Kosova po sfidohet edhe nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale në Hagë.

Aty u arrestuan dhe po gjykohen figurat kyçe të cilat që nga pas lufta ishin në krye të institucioneve të Shtetit. Me një fjalë para opinionit Botëror po luhatet autoriteti dhe imazhi i Republikës së Kosovës.

Kjo ngjarje i zuri të pa përgatitura Institucionet e Kosovës, të cilat edhe kështu ishin mjaftë të brishta për shkak të përçarjeve dhe interesave partiake për të marrë sa më shumë pushtet.

Kosova është në pozitë të pa lakmueshme edhe për shkak të raporteve shumë armiqësore nga Serbia, e cila bëri luftë dhe gjenocid, për çka u bombardua nga Aleanca Veri Atlantike e NATO-së.

Për fat të keq Populli i Kosovës dhe institucionet në detyrë gjatë këtij viti u përballen edhe me Epideminë e Koronavirusit e cila nuk ka të ndalur.

Kjo murtajë e goditi rëndë edhe ekonominë e vendit duke i mbyllur afër 30 mijë vende të punës dhe mbylljen e një numrit të madhe të bizneseve.

Kriza ekonomike po i godet familjet gjithandej Kosovës dhe më gjere.

Të gjitha këto mund të përballoheshin më lehtë sikur të kishim një klasë të përgjegjshme politike e cila po vazhdon me sjelljen dhe mendësinë primitive në luftë për pushtet.

Kjo kulturë politike e pa denjë po e luhat funksionimin e institucioneve të shtetit dhe gjithnjë e më shumë po e zbehë imazhin dhe autoritetin të Lidershipit.

Mjerisht në momentin e pikërishëm nuk ekziston institucion në Kosovë i cili i përmbush nevojat dhe kërkesat për ti zgjedhur problemet e krijuara për të ecur më shpejtë Republika e Kosovës.

Barikadimi i interesave të partive politike dhe shkelja e parimeve programore kanë ndikuar negativisht në besimin e qytetareve në besimin e institucioneve dhe mekanizmave tjerë të shtetit.

Koha dhe rrethanat po tregojnë se është momenti i fundit që vetëdija intelektuale, politike dhe Kombëtare tu përgjigjet sfidave dhe vështirësive me të cilat vite me radhë përballet Shoqëria Kosovare.

Është koha dhe momenti që Shoqëria Civile ta ngrisë zërin e arsyes për ndryshimin e gjendjes në aspektin organizativ dhe funksional të shtetit, duke i kultivuar vlerat demokratike të Shteteve Perëndimore.

Misioni i Shoqërisë Civile nuk është vetëm monitorues apo hartues i raporteve të mekanizmave të shtetit por Shoqëria Civile bashkë me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve ka përgjegjësi morale q/të jep ide dhe vizion duke ju parapri proceseve demokratike të

 shoqërisë në konsolidimin e shtetit. Edhe mjetet e Informimit kanë obligim moralë dhe profesional dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve që ta luajnë rolin e tyre për të cilën kanë marr obligime para opinionit dhe ligjit. Në shumicën e mediumeve në Kosovë mungon

 niveli i dijes dhe profesionalizmit, mungojnë emisionet dhe lajmet të cilat kenë karakter edukativë dhe inspirues të cilat do të sjellenin  energji pozitive tek gjenerata e re. Debatet politike nëpër televizionet e ndryshme është pasqyra konkrete përmes të

 cilave po helmohet opinioni dhe janë bërë irrituese tek çdo familje Kosovare. Rrethanat e tanishme politike të cilat e kanë polarizua skenën politike e obligojnë Akademinë e Shkencave dhe të Arteve dhe Shoqërinë Civile që të fillojnë iniciativën e përbashkët

 për të krijua platformë të unitetit politikë dhe kombëtarë në mënyrë që institucionet Republikës së Kosovës ta rrisin përgjegjësinë dhe ta arsyetojnë betimin e votës së popullit.

Çdo iniciativë e cila kontribuon në unitetin e politikës Kosovare duhet të jetë e pranueshme dhe e mirëseardhur për çdo individë apo subjekt politikë apo bares i institucioneve të shtetit.

Nëse këto përçarje vazhdojnë edhe më tutje nuk do te mbetet rrugë tjetër përveç të kërkohet ndihmë nga personalitetet të veçanta në mesin e popullit  të cilët ende e gëzojnë besimin dhe e kanë autoritetin për ta bashkuar popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat