Koha për zgjedhje parlamentare është tani?

Opinione

Koha për zgjedhje parlamentare është tani?

Nga: Mr.Sc Shpend Salihu Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 20:21
Mr.Sc Shpend Salihu

Pas zhvillimeve të fundit e mbi të gjitha pas arrestimeve nga specialja të krerëve të UÇK-së dhe marrjes së Presidentit Thaçi në tribunal në cilësi të të akuzuarit, është mëse evidente se kemi të bëjm me krizë presidenciale dhe parlamentare në Kosovë.

Proceset politike janë minuar, gjersa përçarjet dhe fërkimet politike janë duke u thelluar edhe më tepër, andaj që të tejkalohet situata dhe të normalizohet shteti, do ishte mëse e nevojshme që tanimë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Koalicioni qeveritar është i brishtë, gjersa kriza finansiare dhe sociale po thellohet, e mbi të gjitha shumë ligje organike dhe sistemore po prolongohen siç është ligji për rimëkëmbje ekonomike, si dhe ligji për paga dhe ligji për shërbyes publik.

Në këtë stadium të proceseve kur kemi pengesa dhe barriera, kur Serbia po zhvillon fushatë agresive diplomatike ndaj UÇK-së, dhe po deponon prova me qëllim të zhvlerësimit të luftës, e kjo po bëhet që gjithashtu të përfitoj nga Kosova, një pjesë të territorit, si dhe po mundohet që përmes MiniSchengenit të dal në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, me çfarë do arrinte jo vetëm të i plasonte mallërat në tregun ndërkombëtar, por edhe gjithashtu do i jepej mundësia që të depërtonte në sistemin ekonomik të Shqipërisë dhe të mundohet ta gllabëroj ekonomin e Shqipërisë, siç ka bërë me Kosovën, kur dihet se pjesa dërmuese e ekonomisë dhe produkteve të konsumit të përditshëm janë mallra Serb, duke iu falënderuar një pjese të skenës politike dhe të biznesit Serbia po e kontrollon paranë dhe tregun ekonomik dhe të biznesit në Kosovë, andaj një gjë të tillë do mundohet ta bëj me Shqipërinë në rast se qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës, pajtohen ta krijojnë MiniSchnengenin, në atë rast Serbia gjithashtu do provojë të shkaktojë kriza dhe përçarje në Shqipëri përmes agjenturave të saj, si dhe përmes investimit në kuadro Shqipëtare dhe një pjese mediale të Shqipëris.

Sidoqoftë kredibiliteti i institucioneve me dorëheqjen e Presidentit dhe me koalicionin e brishtë është inadekuat që të bahkërendojë veprimet institucionale për rimëkëmbje ekonomike dhe njohje të reja në rrafsh ndërkombëtar, andaj do ishte mëse e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, që sovrani pra populli të përcaktojë vullnetin politik, se cilit subjekt do ia jep mocionin e besimit për qeverisje të shtetit. Kjo na duhet për shumë arsye mbi të gjitha për pregaditjen e dialogut me Serbi, sepse është treni i fundit që të fitohet beteja diplomatike ndaj Serbisë, pos saj për përshpejtimin e reformave ekonomike dhe biznesore, për vjeljen e kapitalit finansiar ndërkombëtar, për përshpejtim të liberalizimit të vizave në BE, për krijimin e ushtrisë së Kosovës, dhe për aderime në struktura veri-Atlantike, e gjithashtu edhe për reforma kadrovike pra për freskim të kuadrove si në aspekt politik ashtu edhe parlamentar me një garnitur të re të njerëzve potencial që kanë horizont të dijes, vullnet dhe energji ta reformojnë dhe ristrukturojnë sistemin, e pos saj edhe për ngritjen e imazhit të shtetit tonë në rrafsh ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat