Përsëri në Parlamentin e Republikës, s’ka kuorum!

Opinione

Përsëri në Parlamentin e Republikës, s’ka kuorum!

Nga: Petrit Dibrani Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:36
Petrit Dibrani

Të çuditemi?

Jo!

Se nuk është hera e parë, që mujsharët, pispiling, bishtatundës dhe picarosh deputetët luajnë me ndjenjat dhe me jetën e qytetarëve.

Picaroshët deputetë, paguhen edhe kur nuk marrin pjesë apo, nuk janë prezentë në seancat parlamentare!

Qytetarë të nderuar,

Nëse deri sot, se keni kuptuar se kënd për deputet e keni votuar, shumë jeni vonuar, keni humbur dhe asgjë s’keni fituar.

Besoni ose jo!?

“Politikan është ai person, që ne me politikën e tij nuk jemi dakord; nëse jemi dakord me të, ai është burrë shteti”.

“Politikanët tanë e ndajnë njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”.

Qytetarë të nderuar, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin dhe e bën zhvillimin.

Nëse jeni të gatshëm të bëni ndryshimin, atëherë kujdes kur votoni, politikanin e keq mund ta vrisni me votë.

Të gjithë jemi dëshmitarë, sidomos prej fillimit të pandemis me Virusin: Sars - Cov - 2 Corona!

As që na trajtojnë se nuk merren me ne, na urdhërojnë brenda të qëndrojmë, pa punë dhe në gjendje shumë të rënduar ekonomiko-sociale dhe këta pispiling dhe bishtatundës picarosh po mendojnë se ne mundemi vetëm me ajrin të jetojmë.

Kanë harruar se edhe ne duhet të ushqehemi....!

Shkurt e shqip dhe troç, ne duhet të reagojmë dhe mos të lejojmë si vegla apo armiq, këta politikanë të na trajtojnë, pikë.

Me shpres se qytetarët do reflektojnë dhe këta politikanë me votë t’i ndëshkojnë!

Shpresa vdes e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat