Nuk mund të bëhet fushatë me gjakun e Kosovës

Opinione

Nuk mund të bëhet fushatë me gjakun e Kosovës

Nga: Beqir Sina Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 21:30
Beqir Sina

Nuk e di nëse është imagjinatë, apo ndonjë "shashkë" pararoje e fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit. Që jo vetëm gazetari i Top Channel - Muhamet Veliu, por edhe Kryeministri Rama, Sekretari i Përgjithëshm, Talunat Balla, dhe Ministrja Elisa Spiropali, kanë ndezuar bateritë e sulmeve të vrazhda ndaj opozitës, dhe konkretisht kundër kryetarit të saj Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, dhe Presidentit Ilir Meta, duke lënduar një plagë gjaku, për të bërë fushat me lajme të pavërteta.

Top Channel dhe gazetari i saj më i aftë i lajmeve të sajuara Muhamet Veliu nuk nxorrën gjë me gënjeshtrën për "Shtëpinë e Verdhë", për të implikuar Lulzim Bashën si përkthyes, sepse dihet që Gjykata Speciale nuk e ka më këtë çështje në lëndën e saj.

Tani, lajmërremi Veliu trillon diçka tjetër: kapercen traun e Rrugës së Kombit, e del në Krushë të Madhe të Kosovës, duke zbuluar sipas tij "se një banor i këtij fshati, i ka dhënë një kasetë Lulzim Bashës, të cilën ai e kërkon në emër të banorëve".

Por edhe nëse kjo është e vërtetë, mbetet pyetja e madhe: Përse del kjo kasetë pikërisht tani, pas 20 vjetëve? Përse nuk u kërkua më parë? Përse nuk është dhe permendur në lëndën e Gjykatës Speciale, meqenëse edhe Luzim Basha ka qenë përkthyes apo prokuror e hetues i EULEX-it dhe UNIMIK-ut?

Top Channel ka korrespondenten e tij në Prishtinë. Përse duhet të shkojë në Krushë të Madhe Muhamet Veliu? gazetari më i afërt i Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, që nga koha kur kapi me dhunë mikrofonin e Top Channel.

Po ashtu është e pa kuptueshme, jokoherete që edhe disa televizione, apo gazetarë, analistë, dhe komentues, kanë provokuar disa herë kohët e fundit në këtë moment shumë delikat e kompleks, duke ngritur pyetje për integritetin territorial të Kosovës. Disa po përdorin situatat emocionale të ndonjë lideri, në kontekst të lidhjeve të tij personale, siç është rasti i Dr. Sali Berishës me zotin Hashim Thaçi.

Duket pak si absurde, sepse është i ditur popullariteti i Dr. Berishës në Kosovë, por disa deklarata të tij të fundit jo vetëm që po e dëmtojnë, por ia zbehin kontributin dhe ndihmën e madhe që ka dhënë ai si ish Preisdent dhe ish Kryeministër për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai po u jep më shumë rast kundërshtarëve të tij në Tiranë, duke e frymëzuar të paedukatin Edi Rama të pasurojë zhargonin e tij të ndyrë me fjalë të tjera prej rrugaçi në orvatjen për të kapur një mandat të tretë.

Është me të vërtetë për të ardhur keq dhe krejt absurde që të bëhet fushat si në Prishtinë, e Tiranë mbi gjakun e lirisë së Kosovës.

Me muaj të tërë kemi dëgjuar analiza e komente të thurura me teori konspirative e imagjinatë të sëmurë nëpër televizionet e Tiranës dhe Prishtinë, që në të shumtën i referoheshin Beogradit për absurditetet mbi Shtëpinë e Verdhë. Ne tani e dimë të gjithë se si ra ajo alibi.

U kërcënuan me emra e me lista ish luftëtarët e UÇK-ës, edhe duke i shantazhuar bashkë me anëtarët e familjeve të tyre, me thëniet se Gjykata Speciale , "këtë javë do të arrestojë, tre, katër, pesë a më shumë .... (dihej se kjo Gjykatë kishte si qëllim të arrestonte sa më shumë komandantë e ushtar të UÇK, së, për ta nxirë sa më shumë imazhin e luftës çlirimtare, kësaj lufte për liri që bëhej për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

Tani po del se Gjykata Speciale është formuar mbi bazën e gënjeshtrave dhe propagandës së Beogradit. Por është për të ardhur keq se ajo po del e formuar edhe me ndihmën e disa shqiptarve të papërgjegjëshëm, madje edhe liderë me deklaratat jo serioze dhe aspak kombëtare që bëjnë. Janë deklarata të bëra për politikë partiake, ego personale, dhe ndoshta për inate personale me njëri-tjetrin.

A nuk është mirë të flasë dhe të merret me këtë çështje vetë Gjykata Speciale, dhe të mos merren shqiptarët me Gjykatën Speciale? A nuk do të ishte mirë që shqiptarët të mos merren me njeri tjetrin, deri sa të përfundojë punën e saj Gjykata Speciale, e cila duam apo nuk duan shqiptarët, ajo është e votuar nga vet shqiptarët. Më pas le të komentohet, shantazhohet, analizohet, madje edhe sharë si e kemi zakon ne shqiptarët: "Kur të duam të duam me gjithë rroba - ama kur të shajmë të shajmë me gjithë rroba.

Në fakt Gjykata për krimet në ish-Jugosllavi, ishte ajo që pati akuzuar ish komandantë të UÇK, si Fatmir Limaj, Isak Musliu, Haradin Bala, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Prej tyre u dënua vetëm Haradin Bala. Gjithashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Dretjësisë në Hagë, (22,07,2010) bëri publik opinionin rekomandues për Kosovën, ku thuhej se Deklarata e Pavarësisë, është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".

Tani do të rikujtoj fjalimin e zotit Thaqi, në miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Gjykatës Speciale: Sot është një mundësi e re për të diskutuar për një çështje aq të rëndësishme siç është ajo që në zhargonin e përditshëm tani njihet si “Gjykata Speciale”.

Kemi dëshmuar tanimë se do të prekim çdo temë dhe do të diskutojmë për çdo temë.

Kemi dëshmuar se në shoqërinë tonë nuk do të ketë tabu.

Sepse e dimë se aty ku nuk ka komunikim, aty ka konflikt. Aty ku paragjykimet dhe injoranca mbizotërojnë, aty ka konflikt.

Sot do të diskutohet për “Gjykatën Speciale”, për atë se çfarë dimë e çfarë nuk dimë për të, çfarë presim prej saj, por mbi të gjitha për atë se çfarë ndikimi mund të ketë ajo në shoqërinë tonë.

Siç tregojnë edhe të gjeturat tuaja, ekzistojnë keq-informata, pritshmëri jo-reale, dezinformata të qëllimshme, për atë se çfarë është dhe çfarë do të sjellë Gjykata Speciale.

Në rrethana të tilla, vështirë se Gjykata Speciale do të mund të arrijë të bëjë atë që synon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës por edhe për të gjithë ata që janë angazhuar dhe vazhdojnë të angazhohen për drejtësi dhe barazi para ligjit për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat