Letër publike presidentit serb Aleksandër Vuçiqit

Opinione

Letër publike presidentit serb Aleksandër Vuçiqit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 14 nëntor 2020 Në ora: 08:52
Aleksandër Vuçiq

“Nëse lufta është e pashmangshme, Kosova do ta fitojë atë. “Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”, ka shkruar ministri Anton Quni në një postim në Facebook.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe NATO-ja, e cila ka thënë se Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij të KB për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës, që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Një deklaratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë. Vuçiq ka thënë se konfliktet e ngrira mund të shpërthejnë në luftë, duke aluduar në një konflikt në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë. Prandaj, nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së”, ka thënë Vuçiq.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se deklarimet e Vuçiqit, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit”, ka shkruar Hoti në një reagim në Facebook.

Deklarata e Vuçiqit ka nxitur reagimin edhe të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Anton Quni, i cili ka thënë se nëse lufta është e pashmangshme, Kosova do ta fitojë atë.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”, ka shkruar ministri Anton Quni në një postim në Facebook.

Edhe Enver Hoxhaj, U.D kryetar i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se i vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Milosheviqit në qeverinë serbe.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare reagim të shpejtë, pasi siç ka thënë Hoxhaj, rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.

“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviqit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vuçiq kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të”, ka shkruar Hoxhaj.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe NATO-ja, e cila ka thënë se Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqëndruar në zbatimin e mandatit të tij të KB për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës, që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për stabilitetin në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”.

Vuçiq tani po lehë si një qenë i nuktë, por zëri nuk po të dele

Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi përdore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë Dardane e Iliriane

Vite më parë një shkrim në mediumet e Kosovës se rreziku i shqiptarëve është aleanca Rusi-Turqi nga gazsjellësi Rusi- Turqi - Greqi. Pas dështimit të gazsjellësit Rusi- Bullgari- Serbi, ngase Bullgaria refuzoi të kalojë gazsjellësi rus në territorin bullgar, Rusia u detyrua që gazsjellësi të kalojë nëpër Turqi- Greqi dhe pastaj të kalojë ose në Maqedoni ose në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria nuk do ta lejojë gazsjellësin e Rusisë të kalojë në territorin shqiptar, edhe pse Turqia i ka premtuar Putinit se në fund shqiptarët do të pranojnë. Për Turqinë ka folur Ramë Bllaca, nga vije edhe autori i shkrimit që në vitin 1937 i kushtoi me jetë...Ramë Bllaca, përmendore që u qëndroi të gjitha furtunave në Kosovë. Tërë jetën u mundua që Kosova mos të zbrazet nga shqiptarët... Në vitin 1937, gjatë zhvillimeve të punimeve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqiti në parlament për të miratuar Traktatin që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi, (sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, traktat apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.

Muri i Berlinit me sllavët e Karpateve, Serbinë

Dhe dhunshëm Serbia e vazhdonte kolonizimin e Kosovës nën pretekstin e reformës agrare. Reformë kjo që shqiptarët veçse me dëbime e shpërngulje e paguan me humbje jete në shumë raste. Serbët kishin krijuar edhe infrastrukturën e duhur gjëja për t'u krijuar lehtësira shqiptarëve që të shpërngulen. Mijëra njerëz, për të marrë një vizë për në Turqi, shisnin fare lirë tokat e shtëpitë e tyre. Në këtë vit (1937), gjatë zhvillimeve të punimeve të parlamentit, qeveria e Beogradit paraqet në parlament për të miratuar(sepse formalisht mbase duhej ta miratonte edhe parlamenti jugosllav) traktatin e turpshëm Serbi-Turqi, trakt apo marrëveshje që lejonte shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Në bazë të dokumenteve të kohës, por edhe në bazë të tregimeve popullore e të këngëve që këndoi populli, këtu në parlamentin jugosllav u demonstrua në mënyrën më të shkëlqyer trimëria, patriotizmi dhe shqiptaria e Ramë Bllacës.

Deri në fundvitin 1936, Serbia kishte mundur të shpronësonte shqiptarët dhe të sillte në Kosovë e t'u jepte pronat e shqiptarëve rreth 31 mijë familje serbe. Më shumë se gjysma e këtyre familjeve ishin kolonë të rinj serbë që i kishte sjellë Serbia nga anë të ndryshme e i kishte vendosë në Kosovë, në tokat e trojet më të mira të shqiptarëve, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, në Podrime dhe në Fushë Kosovë. Ndërsa në fshatrat e Suharekës, që ishin me tokë jo të paktë, u vendosën mbi 160 familje kolonësh. Në fshatin Bllacë, si fshat më i madh që ishte, dhe në fshatrat përreth, u vendosën 30 familje kolonësh serbë e malazezë, (që autori i këtij shkrimi i posedon emrat dhe mbiemrat e tyre me emër e mbiemër.

Këto familje filluan të vendosën në tokat e trojet shqiptare që pas vitit 1918,e sidomos kur qe ashpërsuar zbatimi i reformës agrare nga Beogradi, reformë që në fakt kishe për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve e vendosjen e serbëve e malazezëve në tokat e trojet shqiptare në Kosovë. Dhe njëmendësomini të popullit shqiptar të Kosovës për të mos lënë trojet e të parëve. Ndaj Ramë Bllaca mbeti kala. Kala në memorien e shqiptarëve. Kala e pathyeshme për çështjen më serioze të shqiptarëve. Se ndryshe s'do të kishte asnjë kuptim gjithë historia e rezistencës kombëtare shqiptare kundër serbëve. Se ndryshe do të delte se shqiptarët nuk paskan pas luftuar për trojet e tyre. Nuk paskan pas qenë trojet e tyre.

Ndaj Ramë Bllaca është gjeneral i luftës më të ashpër shqiptaro-serbe të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Është nga ata gjeneral që atë që s'e realizoi në gjalljen e tij e plotësoi me vdekjen e tij…. Akti i grisjes së traktatit serbo-turk që bëri Ramë Bllaca në parlamentin jugosllav, ishte kulmi i gjithë kundërshtimeve të tij ndaj politikës së Beogradit që donte shfarosjen e shqiptarëve. Po atë ditë, që grisi dokumentin që i kushtoi me jetë, viti 1937, UDB-ja jugosllave, në orët e mbrëmjes së asaj dite kishte planifikuar vrasjen e tij dhe mu në hyrje të fshatit të lindjes së tij, Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, tani Theranda, vritet në pusi Ramë Bllaca, por JO edhe ideali i tij patriotik kombëtar. Ky akt e lartësoi Ramë Bllacën aq shumë sa u bë legjendë për shqiptarët. Aq qëndrestare sa u bë Kulla e Ramës, po aq qëndrestar u bë edhe vetë Rama, dhe te dy bashkë ,ai dhe Kulla e tij, ia thyen hovin shpërnguljes masive të shqiptarëve. Por, në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, e kishte krah të djathtë, deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën. Por sot nëse me të vërtetë jemi shqiptarë dhe kemi kombin tonë, atëherë edhe Ramë Bllacës t'i jemi mirënjohës. Çdo shqiptar, gjithë Kosova, gjithë Shqipëria i gjithë kombi ynë, duhet t'i themi me zë të lartë e gojën plot; Faleminderit, o Ramë Bllaca!

Si u toleruar Vuçiq të instaloi politike shoviniste e çetnike të Sllobodan Millosheviqit para syve të botës

Jo me fajin tonë, por të atyre që shqiptarët që më shekuj donin t'i fshinin nga kjo botë, shkaktare e të gjithave krimeve në ish-Republikat e Jugosllavisë i ka bërë Serbia, sidomos në Kosovë ekzistojë mijëra dëshmi, dhe nuk po mendoj më se ne do bashkëpunojmë me sllavët e Serbisë të ardhur nga Karpatet, dhe po e destabilizojnë shtetin e ri të Kosovës. BE-ja dhe e gjithë bota i kanë mbyllur sytë ndaj këtyre rasteve dhe ende Serbia nuk po dënohet për gjitha këto krime që ka bërë ndaj popujve të tjerë të ish Republikave Jugosllave, e sidomos në Kosovë.

Serbia kurrë nuk ka pasur prona serbe në Kosovës, dhe as që do të ketë

E dëshmon edhe koha fashiste e shoviniste serbe me shekuj, tragjeditë që u ka krijuar shqiptarëve, që nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet. Në luftën e UÇK-së edhe i përzuri nga trojet e veta shqiptarët, dhe po mos të reagonin UÇK-ja, Amerika dhe aleatët e saj, më në fund u desh të intervenojë edhe NATO-ja, se përndryshe, Kosova kishte për të rënë në duart e Serbisë, dhe kjo do të ishte diçka tronditëse, siç qe e mundur që dikush t'i mbyllë sytë ndaj gjithë kësaj dhe ende Serbinë e kemi mbi kokë edhe në këtë kohë.

''Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vodhi dhe i mori me dhunë përmes luftës që shkaktoi në vitin 1999, me urdhër të xhelatit Milosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd''.

Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë Dardane e Iliriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat