Shtimi i shpejtë i popullsisë, papunësisë dhe mungesa e ushqimit!

Opinione

Shtimi i shpejtë i popullsisë, papunësisë dhe mungesa e ushqimit!

Nga: Prof. As. Dr. Nijazi Halili  Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 11:42
Prof. As. Dr. Nijazi Halili 

Dyqind vjet më parë, shkrimtari britanik Thomas Malthus paralajmëroi se popullsia ka prirje të rritet më shpejt sesa rezervat ushqimore, dhe parashikoi se rritja e popullsisë do të kufizohej urisë e sëmundjeve. Popullsisë botërore parashikohet të rritet nga 6.1 miliardë që ishte në vitin  2000 në  8.9 miliardë në vitin 2050, pra me një rritje me 47%. Norma  mesatare vjetore e rritjes së popullsisë në këtë gjysmë shekulli do të jetë 0,77 %, në thelb më e ulët se 1,76 % e  rritjes  së  norma  mesatare  nga 1950 deri 2000. Përveç kësaj, rritja është projektuar të ngadalësohet më tej sesa që parashikohet. Për 2000-2005,  norma vjetore e rritjes ekonomike vlerësohet të jetë 1,22 %, nga 2045 -2050, ajo do të jetë vetëm 0,33 %.

Vendet e industrializuara kanë kaluar përmes  tanzicionit demografik dhe tani kanë një rritje të vogël të popullsisë , madje edhe negative në pak shtet. Rritja e popullsisë ndihmon kështu për të krijuar një rreth vicioz në shumë shtete të verfëra.  Prej vitit 1970 deri në vitin 1985, sipas Fondit të Popullsisë të OKB-së (UN Population Fund, UNPFA), pjesa e njerzëve që jetojnë në varfëri në botën e tretë u pakësua nga pesëdhjetë e dy për qind në dyzet e katër për qind. Megjithatë, këto janë perqindje të një shumë të përgjithshme në rrije: numri praktik i njezëve që jetojnë në varfëri u rrit nga afro 950 milionë më 1,1 milardë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat