Epidemia e cila po rrezikon njerëzimin. Sistemi shëndetësor në Kosovë para kolapsit!

Opinione

Epidemia e cila po rrezikon njerëzimin. Sistemi shëndetësor në Kosovë para kolapsit!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:23
Foto Ilustrim

Raporti ditor i cili po vjen nga rajonet e komunave të Kosovës rreth numrit të infektuarve nga koronavirusi është shqetësues për çdo qytetarë të këtij vendi.

Pothuajse çdo familje kosovare është në ankth dhe e prukopuar, për situatën aktuale të përhapjes me shpejtësi të kësaj epidemie e cila përditë e më shumë po zgjerohet dhe  po shkakton viktima nga të gjitha moshat.

Ditëve të fundit numri i të prekurve nga kjo epidemi u pesëfishue dhe sot arriti kulminacionin duke i prekur mbi 700 persona.

Shtrohet pyetja si po behet menaxhimi i kësaj murtaje nga institucionet shëndetësore duke filluar nga Instituti Kombëtare i Shëndetësisë, Ministria me kapacitetet e saj e deri tek Qeveria e cila po sillet me një komoditet të pa parë.

Koha po tregon se Institucionet e Republikës së Kosovës janë larg nivelit të profesionalizmit dhe përgjegjësisë për ti forcua mekanizmat të cilat i nevoiten  një shteti normal.

Është momenti që Qeveria në detyrë ta analizojë dhe korigjojë programin e punës në mënyrë që si prioritet i veqantë dhe i domosdoshëm, në agjendën e saj të futet parandalimi luftimi dhe menaxhimi i Covid 19.

Në këtë drejtim patjetër duhet mobilizuar sistemin shëndetësorë në të gjitha nivelet e vendit duke rritur numrin e mjekëve dhe stafit të nevojshëm shëndetësorë në mënyrë që të rritet shkalla e profesionalizmit dhe të shtohet përgjegjësia në të gjitha nivelet në menaxhimin e kësaj sëmundje.

Nëse kjo dinamikë vazhdon duke u zgjeruar edhe më teje duke e rritur numrin e të infektuarve Qeveria e Kosovës dhe sistemi shëndetësorë qysh tani duhet përgatitur me masa të reja gjithandej komunave të Kosovës në zgjerimin e kapaciteteve dhe të hapësirave të nevojshme për trajtimin e përsonave të infektuar.

Mjerisht niveli i menaxhimit të kësaj epidemie deri më tani ka pasur dobësi dhe lëshime të cilat jo vetëm që nuk e kanë parandalua shkallën e epidemisë por në shumë raste organizimi i punës nëpër klinika dhe menaxhimi i dobët kanë ndikua që një numër i personave të infektohen mu në qendrat e shëndetësisë familjare nëpër komuna dhe në Klinikat e QKUK-së.

Për shkak të dështimit të shumë mekanizmave të sistemit shëndetësor duke filluar nga shkollimi dhe specializimi i kuadrove të nevojshme profesionale të shëndetësisë, mungesa e objekteve dhe hapësirave të nevojshme si dhe pajisja teknike medicionale bashkohore të standardeve evropiane janë shkaktare kryesorë të cilët po e sfidojnë sistemin shëndetësore të Republikës së Kosovës i cili gjendet para kolapsit.

Për shkak të organizimit dhe menaxhimit të dobët të punës si dhe të mungesës së kuadrit të nevojshëm shëndetësore të profilit të ekspertëve specialistë të epidemiologëve, një numër i familjarëve të cilët po qëndrojnë pranë të afërmeve të tyre për tu përkujdesur në mungesë të stafit përkatës shëndetësore ata tani po e bartin virusin nga spitali nëpër familjet e tyre.

Nëpër shtetet e rajonit dhe më gjerë të prekurit nga kjo epidemi që nga dita e parë pranohen nga stafi profesionalë mjekësore nëpër spitale duke u futur në karantinë deri në shërimin e plotë.

Kjo epidemi nuk mundë të parandalohet dhe të menaxhohet në mënyrë të sukseseshme kur gjatë ditës nëpër klinikat përkatëse të cilat e menaxhojnë këtë sëmundje defilojnë qindra qindra njerëz nëpër koridoret e spitaleve dhe në dhomave e të sëmurëve.

Kjo mënyrë e menaxhimit dhe rritja rapide e numërit e të infektuarëve po shkakton pa siguri dhe trauma tek qytetarët e Kosovës.

Prandaj diagnoza e kësaj gjendje shëndetësore qëndron tek Institucionet e Shëndetësisë në krye me Qeverinë duke ndërmarur hapa konkret në ndryshimin e mënyrës së menaxhimit dhe të organizimit profesionalë dhe shkencorë të sistemit në përgjithësi. Masat administrative të cilat po i ndërmerë Ministria e Shëndetësisë nuk sollën asnjë ndryshime pozitivë në zbutjen e këtij problemi shëndetësor.

Përkundrazi kufizimi i lëvizjes dhe masa tjera përkatëse po shkaktojnë pakënaqësi dhe po e irritojnë popullin.

Prandaj është koha e fundit që i gjithë mekanizmi instuticionalë i shtetit si agjendë strategjike të punës ta vejë si detyrë morale profesionale dhe kombëtare në interesë të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Praktika e deritanishme e vendeve të Evropës po tregonë se shteti duhet të punojë më shumë jo vetëm për menaxhimin e kësaj sëmundje por edhe në sigurimin materialo financiarë të ekonomive familjare të cilat për ditë e më shumë po varfërohen, e kjo po ndikonë drejtëpërdrejtë edhe në aspektinë psiqikë të gjitha moshave dhe gjeneratave që jetojnë në Kosovë. Mjerisht kjo sëmundje e ka ndryshue kodin dhe ritmin e jetës në qdo familje. Kjo bëri që edhe anetaret e ngushtë të familjeve gjithëandej Kosovës të izolohen edhe nga kontakti me prindërit dhe farefisin e ngushtë. Kjo patologji është një fenomen i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Trojet Shqipëtare dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat