Marshi i Luajve të nëntokës

Opinione

Marshi i Luajve të nëntokës

Nga: Haki Latifi Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:09
Haki Latifi

Minatorët e Trepçës organizuan marshin protestues, më 17 nëntor 1988. Ata marshuan nga Stantërgu për në Prishtinë, duke kaluar mbi pesëdhjetë kilometra në këmbë. Vargut të minatorëve iu bashkëngjitën edhe shumë punëtorë të tjerë. Mbi tremijë minatorë e punëtorë vendosen në pallatin e Rinisë në Prishtinë, me kerkesa qe te ndërpritet politika diskriminuese e ish Jugosllavisë dhe e Serbise ndaj shqiptarēve te Kosovës. Ishte koha kur pushteti në Beograd po orkestronte shtypjen e Kosovës nëpërmjet imponimit të komunistëve të dëgjueshëm shqiptarë në krye të Krahinës Autonome.

Ndërsa krimineli Sllobodan Millosheviq nisi të marrë pushtet absolut në Serbi dhe haptas t’i shfaqë planet antishqiptare të hartuara nga Akademia Serbe e Shkencave. Si rrjedhoj e këtyre ngjarjeve, viti 1988, ishte fillimi i fundit të Jugosllavisë dhe dalja e Dr.Ibrahim Rugovës në skenën politike të Kosovës. Gjatë kësaj kohe në skenë fillojnë të paraqiten intelektual shqiptar në mbrojtje të kauzës shqiptare, në të cilën dallohej Dr.Ibrahim Rugova (kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës). I cili do të nis të identifikohet si luftëtari më i zëshëm për mbrojtjen e kauzës shqiptare në Kosovës.

Tubimet e minatorëve të minierës "Trepça" të Stantërgut dhe të punëtorëve të tjerë kishin karakter gjithëkombëtar. Ato zgjatën plot katër ditë, përkatësisht prej 17 deri më 21 nëntor 1988. Kërkesat dhe brohoritjet e minatorëve ishin në funksion të realizimit të qëllimeve kombëtare dhe të demokratizimit të sistemit politik.

Ndërkaq, më 18-19 nëntor 1988 në mbrëmje, në emisionet informative në gjuhën shqipe në valët e ish Radio-Televizionit të Prishtinës u kumtua se kësaj greve ju bashkuan edhe studentët. Ndërsa në Prishtinë kishin arritur mbi 100 mijë njerëz, të cilët, përkundër të ftohtit, ishin tubuar në qendër të qytetit dhe, para ndërtesës së ish Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, dhe po kërkonin me këmbëngulje që të realizohen kërkesat e minatorëve. Pjesa më e madhe e kësaj mase qytetarësh qëndruan deri në orët e hershme të mëngjesit.

Për të vazhduar dhe filluar më vonë kapitulli i veçantë në rrugëtimin e bërjes së shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat