GJSND-ja dhe udhëheqja e Kosovës, dy adresa të gabuara!

Opinione

GJSND-ja dhe udhëheqja e Kosovës, dy adresa të gabuara!

Nga: Sami Arifi Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:41
Sami Arifi

Adresa e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare e Drejtësisë për zbardhjen e krimeve të luftërave në ish-Jugosllavi qëndron në makinerinë vrasëtare në shtetin e tanishëm të Serbisë. Aparati shtetëror i Serbisë me makinerinë e tij vrastare bëri krime në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi, ajo (Serbia) ishte luftënxitëse që përmes luftërave synonte vuarjen e hegjemonisë mbi të gjithë popujt tjerë që jetonin në ish-Jugosllavi. Në Serbi kriminelët serbë janë të lirë, meqë komplet ministrat e kriminelit të luftërave, Sllobodan Millosheviqit, sot janë në kreun e shtetit serb, madje presidenti serb i tanishëm Aleksandër Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit, pastaj ministri Daciç dhe plot të tjerë që gjenden edhe sot në udhëheqjen e shtetit serb që mbrojnë kriminelët, pasi që vetë udhëheqja e tanishme e Serbisë ishte kupolla e krimit urdhërdhënës në kohë të luftës për krimet e bëra ndaj popujve tjerë të ish-Jugosllavisë, e në veçanti për krimet në Kosovë. Serbia ishte ndërmarrje e krimeve të luftërave, jo vetëm në Kosovë, por, ajo ishte edhe në republikat tjera të ish-Jugosllavisë.

UÇK-ja dhe udhëheqëja e saj nuk bëri asnjëherë krime përmes zinxhirit komandues, pjesëtarët e saj ishin vullnetarë për çlirimin e vendit nga okupatori vrastar serb. Të gjithë pushtetarët e pasluftës në Kosovë pavarësisht përcaktimeve partiake, partive të tyre, nuk e kanë vendin në GJSND-së, meqë nuk kanë bërë krime lufte.

Të gjithë ata që ishin udhëheqës të pasluftës e drei tani në shtetin e Kosovës kanë përgjegjësi vetëm para popullit të vet për dy çështje. Ata (pushtetarë) janë përgjegjës, sipas mendimit tim, të nxirren para gjykatave të Kosovës për qindra krime të pazbardhura të pasluftës si dhe për qindra afera korruptive që gjatë tërë udhëheqëjes së tyre nuk u zbardhën gjerë më tani. Në të gjitha vendet demokratike të botës udhëheqësit e tyre, asnjëherë nuk janë në anën e krimit dhe të korrupsionit, madje as nuk qëndrojnë kurrë në pozita inferiore, por, gjithmonë janë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit në tentativë me të gjitha mekanizmat e shtetit në zbardhjen e rastit, në përpjekje për t’i dhënë rrugë drejtësisë. Kjo nuk ishte te udhëheqëja e jonë e pasluftës, prandaj kjo ishte pengesë e mos funksionimit të mjaftuar të shtetit ligjor në mbështetje të vlerave të mirëfillta demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat