Shtëpia e sëmurë!

Opinione

Shtëpia e sëmurë!

Nga: Kimete Berisha Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 22:43
Kimete Berisha

1. Kuvendi i Kosovës, në krizën më të madhe të shekullit refuzon ta shpëtoj popullin nga varfëria, nga uria e nga depresioni.

Ata që janë kundër rimëkëmbjes, për vete i marrin nga 2,000 euro rrogë në muaj.

Kuvendi ka vendosur që populli të dergjet i mbyllur në shtëpi, pa pare, pa punë e pa rrugëdalje.

2. Por dikush ka fat, jeton në realitetin vetanak. Atifete Jahjaga për shembull ende (në të gjitha takimet online) prezantohet para ndërkombëtarëve si President Jahjaga.

Mirë ia ben. Që ka thënë Shopenhaueri dhe Dauti 'e vërteta është ajo që ti e sheh'.

Pra, sonte është hëna e re dhe është natë e zezë, por mua po më duket natë me hanë të plotë, si fytyra e Dritonit (Selmanit).

3. Pasi që ia lexoi të drejtat PDK-së (dhe i tregoi se Presidenti i takon asaj), dhe pasi që Xhavit Hajdari ia hapi sytë, ia sqaroi se nuk është kryetar i tij, e i tha 'kqyri ti punët t'ua', Isa Mustafa ka pranuar të bëhet President i Kosovës.

Faleminderit për flijimin e radhës z.Mustafa.

S'di pse s'po i mbjell flokët, që m'u kompletu, m'u duk biblik në flijim.

4. Por, Ganimetja ka probleme me Kinën.

Deputetja e paramendon kinezin si 'çdo gjë 1 euro e gjysmë, prandaj mendon se me qenë kinez është diçka 'keq'.

Lirë, s'ke llogari me qenë kinez.

Më mirë me qenë shqiptare si Ganimetja sesa kinez si Konfuçi.

5. Konfuçi thoshte se 'Superiorë janë ata që janë modest në të folur'.

Ama Dastid Pallaska ishte i vetmi avokat i Hashim Thaçit, që dje në lidhjen online në Hagë, në prapavijë kishte libra.

Avokatët e tjerë kishin perde.

Por ata me perde flisnin, e ky me libra heshtte.

6. Avokati kryesor i Hashim Thaçit dje në seancë tha se krimet janë bërë nga Individët.

Por ec e binde ti Televizionin Publik.

në fjalë po mërzitet shumë, e kuptojmë, është për mërzi.

Me rekomandimin e ekspertëve ligjor televizioni po shfryhet, po e shpreh zemërimin të pa censuruar dhe të pa redaktuar, sepse shfryrja është ilaç.

Loti, e jo e vërteta të çliron (që thoshte Frojdi). Se me qenë e vërteta e keqe, të çon në treni.

Gazetarët kanë treguar burrëri, nuk po qajnë publikisht, por e kanë bë orarin e lamentit, po vuajnë me rend.

7. Televizioni publik e ka luftuar pandeminë me UÇK si vaksinë, se frika e mund frikën, po na hiqet frika e virusit kur po na bjen në mend lufta.

A e dini ju se mund të ndodh lufta.

A po keni kujtuar se u kry lufta.

Lufta kryhet kur duan ata!

Televizioni në fjalë po na e rikujton se lufta nuk ka përfunduar, dhe se sa të ketë jetë do të ketë luftë.

Faleminderit prej tyre, po na heqin mallin e 'luftës', po na motivojnë e shishmojnë luftën, veç çka s'na kanë mobilizu, si atëherë...

Nuk vlen për Kosovën ajo thënia 'Të moçmit e shpallin luftën, të rinjtë vdesin në të'. Këtu i riu e shpall luftën, i riu lufton, i riu shpëton, i riu e merr pushtetin në duar e nuk e lëshon më, dhe e mbërrin tamam moshën me shpall veten hero i gjallë nga burgu...

anipse në realitet 'Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës'.

8. Hashim Thaçi kurrë (as kur e shpalli pavarësinë) nuk ka përdor kravatë të kuqe, deri tash në Hagë.

Lexuesit e ngjyrave të kravatave thanë se e kuqja shpreh dominancën dhe pushtetin, shpreh riafirmimin e fuqisë dhe autoritetit.

I lumtë. Me qenë në vend të tij, ngjyrë bahqe e kisha zgjedh kravatën, me tregu se jam personifikim i natyrës dhe e kam mërzi gjakun.

Si Frojdi, as gjakut tim s'guxoj m'i lëshu sytë.

P.S. Por, neve na ka kapluar limontia.

Me na pré, gjak s'nda del.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat