Fuqizimi i Gjermanisë dhe rrymave Gjermane, shpëtim për kombin Shqiptar

Opinione

Fuqizimi i Gjermanisë dhe rrymave Gjermane, shpëtim për kombin Shqiptar

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:36
Mr. Sc Shpend Salihu

Siç është fakt notor, nga të gjithë ata që kanë lexuar dhe studiuar për historinë Gjermane dhe kombet e famshme Gjermane Arianët, Allemanët, Germanët, Saksonët etj që kanë prejardhjen nga raca e jonë Iliro-Pellazge, historikisht Gjermanët ishin aleatët më të mëdhenj të kombit Shqiptar, qysh nga koha e Gjergj Kastriotit e mëtej, më parë Bavarët e Prusët, qysh nga koha e Mbretit Karl  në vazhdimësi na përkrahën në kauzat tona kombëtare.

Mos të harrojmë se Prusët dhe Bavarezët, na përkrahën edhe në kongresin e Berlinit, por për fat të keq në atë periudhë Rusia dhe Turqia ishin shumë të fuqishme, dhe vendosen që ta ndajnë kombin Shqiptar, andaj Prusët, Bavarezët dhe Austro-Hungarët nuk munden të na ndihmojnë. Më pas erdhi i famshmi Oto Von Bismark, i cili i përkrahi Shqiptarët. Edhe gjatë luftës së I Botërore, Gjermanët ishin aleat të rrymave reaksionare të ilegalitetit Shqiptar dhe nuk persekutuan e as vranë Shqiptar.

Gjatë luftës së II Botërore, Adolf Hitler, Heinrich Himler, Joseph Gebels, Gering, Erik Hess, Romeli etj u deklaruan që do realizojnë ëndrrën Shqiptare, për kthimin e trojeve të tyre Etnike, që padrejtësisht iu morën Shqiptareve me shekuj nga Grekët, Serbët, Malazezët e Maqedonët, pasiqë në këto troje Shqiptarët ishin dem babadem prej zanafillës së njerëzimit, dhe se populli Gjerman nuk vrau as persekutojë asnjë Shqiptar, me përjashtim të vazalëve komunista të regjimit të atëhershëm, aq më tepër më kujtohet kur gjyshi dhe gjyshja ime, tanimë të ndjerë më thanë se ushtria Gjermane, nuk na prekte maxhën e as gratë e fëmijët po na drejtohej me respekt. Kushdo që ka pushtuar trojet Shqiptare gjatë historisë sonë na ka shkaktuar vëllavrasje, hasmi, përçarje por jo vëllezërit tonë Gjerman, të cilët në vazhdimësi racën e tyre Iliro- Pellazge- Ariane e mbrojtën historikisht. 

Duke iu falënderuar kancelares Angela Merkel, iu bë e ditur Amerikanëve dhe Rusëve e qarqeve tjera ndërkombëtare, që shteti Gjerman nuk do lejojë copëzimin e Kosovës e as të trojeve Shqiptare e as nuk do pranojë shkatërrimin e kombit Shqiptar. Ndihmat më të mëdha ndërkombëtare na erdhën nga miqtë tonë tradicional Gjerman përmes projekteve të GIZ, e shumë OJQ-ve Gjermane, në konsolidimin institucional, në rimëkëmbje ekonomike, në trajnimin e ushtarakëve tonë në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe u dhanë shumë grante, subvencione dhe hua, nga shteti mik Gjerman për Shqipërinë dhe Kosovën tonë.

Ishte pikërisht Angela Merkel dhe shteti Gjerman dhe akoma janë duke vepruar, ashtu që u bën me dije shkijeve të Vucicit në Beograd,  që duhet domosdoshmërisht të njohin shtetin e Kosovës, nëse dëshirojnë të aderojnë në BE. Nëse Gjermania, dhe rrymat Gjermane do vazhdojnë të fuqizohen në aspekt ekonomik, dhe ushtarak, shumë shpejt do të ndodhin gjërat pozitive, jo vetëm për Kombin Shqiptar por edhe për Evropë e ato janë si në vijim:

Do sjellët sërish një kushtetutë e re e BE, që ndoshta do e shpëtojë ekzistencën e BE, edhe pse ka rryma Ruse dhe Amerikane e hebreje që dëshirojnë dekompozimin e BE-s, sepse duan të vazhdojnë ta kontrollojnë Evropën, siç kanë bërë deri me tani Amerikanët, Rusët dhe qarqet hebreje në Evropë.

Mund të ndodhë që në këtë Kushtetutë të inkorporohet e drejta e aderimit të një shteti në BE të shkojë përmes shumicës së kualifikuar në Parlamentin Evropian, e jo siç deri më tani veprohej, që aderimi i një shteti në BE, kishte shkuar përmes konferencës së ambasadorëve të BE-s, pasiqë nëse një shtet i BE- ka përdorur veton suspenzive, është pamundësuar hyrja e atij shteti kandidat në BE dhe mekanizma asociues të BE-, e nëse me ndryshimet në të ardhmen, siç është paralajmëruar do vendoset përmes parlamentit Evropian, aderimi i një shteti në BE, aty shumicën e kanë Gjermanët me vëllezërit e tyre Austriak dhe Zviceran e aty janë edhe shumë shtete nordike dhe Evropiane që do e përkrahin propozimin Gjerman, dhe ne jo vetëm që do aderojmë në BE, por edhe do përshpejtojmë zgjidhjen permanente të problemit të akumuluar Shqiptar në Ballkan.  

Fuqizimi i Gjermanisë, nënkupton edhe mundësin e krijimit në të ardhmen të ushtrisë Evropiane, dhe përmes Gjermanëve Shqiptarët e bashkuar nën Shqipërinë Etnike, sipas të gjitha gjasave do aderojnë në ushtrinë Evropiane, dhe do jenë faktori numër 1 në Ballkan

Përmes fuqizimit të rolit të Gjermanisë, ne do vazhdojmë të marrim ndihma financiare nga Gjermania dhe Evropa, dhe do arrijmë të e rimëkëmbim ekonomin e Shqipërisë Etnike në të ardhmen, si dhe të i shfrytëzojmë begatit dhe mineralet që na ka dhënë perëndia, pasiqë qysh prej viteve të 70ta, kompanitë dhe shteti Gjerman, kishin aspirata të e rimëkëmbin ekonomin Shqiptare, e me resurset që ne kemi në troje Shqiptare me një plan ekonomik të konsoliduar dhe me investime financiare Gjermane do arrinim që brenda më pak se 10 viteve të tejkalonim standardin jetësor të shumë shteteve Evropiane

Këto dhe shumë faktor tjerë, janë që mund të na ndihmojnë edhe në bashkim kombëtar e njëkohësisht edhe në rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. E ardhmja e Shqiptarisë, siç kam thënë më parë është bashkëpunimi sa më i ngushtë me shtetin Gjerman, drejt një progresi dhe prosperiteti të kombit Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat