Mashkulli që i ka mërzi viktimat

Opinione

Mashkulli që i ka mërzi viktimat

Nga: Kimete Berisha Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:26
Kimete Berisha

Si grofe, zonjat me pellushe, me krzno e me atkia të LDK-së, po rrnojnë, u knaqën, ju ka hy vetja n'begeni, zgate Zot.

Veç tuj u peshqilu, tuj i zgjat floktë, një qime floku 200 euro n'kohë krize.

Shtrenjtë.

Tuj u reklamu me çanta, me jakë aknagërrsh, me turli fustana me mëngë të n'lansuara n'hapësirë me shtirak që me bë me ta llapangjesh nja, ta then hundën.

Karasevadallak i paparë në LDK.

Pushteti i ka bë arrogantë.

Tash po presin prej neve edhe m'u tutë prej tyne.

Me na tutë neve që luftën e kemi kaluar në mal.

Për shembull 'unë kam vdekur një herë', mundesh me më vra, por jo me më tutë.

Beso ose provoje nëse s'beson.

Prandaj mretneshat e LDK-së nuk i dalin në mbrojtje Saranda Bogujevcit, sepse kanë harru që ka Zot.

Ka Zot.

A s'po e shihni Zotin a!

Ende se keni pa' ju se si përfundojnë zullumqarët dhe mendjemëdhenjtë!

Sarandën mos e nguc, ti Driton Selmanaj.

Jo veç që ka përjetuar tragjedi, por sepse është e urtë, e edukuar dhe vajzë shumë e mirë.

Ti e shtine me kajt Sarandën. Kjo nuk të falet ty.

Na shtine me kajtë edhe neve.

Çka u mor vesh ky (si Eni Vasili) një të dytën herë shprehet i lodhur (demek ia keni teshë) me temat e luftës.

Për çka po ke qejf me fol!

A ta çelim temën e pastërmës!

Kush je ti dhe çfarë problemi ke!

Pse i urren viktimat e luftës!

Çfarë fobie është kjo!

Pse nuk lyp për vete shërim po lyp me t'i hjek viktimat e luftës prej syve.

S'kemi kah m'i çu viktimat, o djalë, dhe nuk mund të ndryshohet e kaluara hatri yt, se e kish ndryshu Isa.

Mos i nguc çikat.

Boll ma.

Kërko falje. Dhe largohu.

P.S. Edhe mua dje shoferi i një ministreshe ma lëshoi një fjalë të 'rëndë', por u bëra kishe nuk po e kuptoj.

E di përmendsh 'Mbi mllefin' të Senekës dhe kur bëhesh sikur e ke dëgjuar fyerjen, duhet me kthy nderin e cënuar në vend.

(Për t'u grindur e pranoj si partner veç Ismail Kadarenë ).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat