Edi Rama nuk “respekton” viktimat e Covid-19

Opinione

Edi Rama nuk “respekton” viktimat e Covid-19

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:33
Qamil Gjyrezi

Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që nuk respekton viktimat nga Pandemia. Nuk janë mjekët ata që fshehin numrin e të vdekurve nga Covid, mbasi misioni i tyre është të shpëtojnë jetë njerëzish.

Mjekët shqiptarë po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar njerëzit në këtë situatë të jashtëzakonshme, mbasi qeveria bën shumë pak për ilaçe, tampon dhe aq më pak për vaksinën kundër Covid-19.

Viktimat i fshehin “misionarët” e Ramës, që punojnë nëpër spitalet tona nëpërmjet të dhënave dhe regjistrave për vdekjet dhe mediave afër qeverisë.

e Ramës që punojnë nëpër spitale, janë me dhjetra dhe qindra dhe Edi Rama i’u ka besuar jetët e njerëzve, menaxhimin e këtyre spitale që sëbashku me shumë pak “mjekë rilindas” punojnë për të fshehur të vërtetën me viktimat.

Edi Rama vë në plan të parë projektin për të fituar mandatin e tretë, qoftë edhe duke fshehur të vdekurit. Ministret e tija të bindura harxhojnë mijëra Euro karburant, për të bërë fushatë për mandatin e tretë që duan ta blejnë, qoftë edhe me jetë njerëzish.

Qeveria shpenzon para publike për karburant, kurse ilacet për Covid-19, kushtojnë gadi 1.000.000 milion lekë të vjetra për tu shëruar.

Ku do ti gjejnë këta para shqiptarët me ndihmë ekonomike, të varfërit dhe shtresa e mesme që mezi kalon muajin për tu ushqyer dhe nevoja të tjera?!

Edi Rama i ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria. Zoti Lulzim Basha po e sfidon Edi Ramën për këtë situatë absurde të krijuar me qëllim nga ai vetë. Basha shkruan: “Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë. Njerëzit po vdesin përditë. Spitalet po kolapsohen. Biznesi po falimenton. Varfëria dhe papunësia po rriten. Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave. Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19. Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë”.

kanë nevojë për përgjigje dhe fjalë të vërteta në këta ditë shumë të vështira. E vërteta krijon një gjendje psikologjike besimi për të kaluar këtë situatë të jashtëzakonshme që po përkeqësohet dita ditës. Gënjeshtrat dhe mashtrimet e Kryeminsitrit i cojnë njerëzit në depresion të thellë, si pasojë e situatës pesimiste që ka krijuar Edi Rama. Rama është kryeministri i vetëm në Europë, që nuk del në zyrë 119 ditë, që fsheh viktimat dhe ka shuar cdo shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

Vetëm 25 Prilli do t’i japi fund kësaj situate të pa shpresë! PD, opozita dhe Zoti Basha po bëjnë të pamundurën për ti’u thënë të vërtetën të gjithëve dhe për të ndikuar pozitivisht për të kaluar këtë situatë, të krijuar nga një Kryeministër i pa përgjegjshëm, që nuk respekton as viktimat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat