Mustafa po e nuhatë postin e presidentit për vete!

Opinione

Mustafa po e nuhatë postin e presidentit për vete!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 23 nëntor 2020 Në ora: 10:27
Isa Mustafa

Taktizimet e Isa Mustafës tashmë i kanë studiuar, kuptuar dhe deshifruar të gjithë në Kosovë dhe më gjerë. Terreni për veprim të përkushtuar të Mustafës, shtohet me shkuarjen e Thaçit në Hagë. Tash ai po ndihet si lider i pakontestuar dhe pa konkurrencë, në rrafshin politik të Kosovë.

Po ashtu është e njohur se zoti Mustafa, të gjitha planet për ndarjen e pushtetit në Kosovë, i ka përpiluar gjithnjë së bashku me Thaçin dhe nuk është çudi, kur shumëkush LDK e konsideronin si filialë të PDK.

Politika shqiptare si në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë ka qenë e përçarë përfundimisht, po me shkuarjen në Hagë të Thaçit, Veselit, dhe Krasniqit e ka arritur kulminacionin.

Secili do të duhej të mendonte se, ku na shpie një qasje dhe përçarje e tillë. Është koha, që të pushohej me veprime të tillë, sepse duhet instaluar sistemin juridik, që të merret me akuzat të tilla e jo të bëhen linçime, secili ndaj secilit. Lufta ka mbaruar dhe duhet të luftojmë që ta fitojmë paqen për fëmijët dhe gjeneratat e ardhëshme.

Nganjëherë është vështirë të mos reagosh, kur e ndjek dhe e sheh veprimin e kryetarit të LDK, zotit Mustafa i cili e ka privatizuar LDK.

Duhet thënë haptas se atij nuk i intereson LDK, Kosova dhe çfarë ndodhë dhe si vendoset në bisedimet Kosovë - Serbi. Gjithëçka që i intereson zotit Mustafa është vetëvetje dhe karriera e tij, duke e ndërruar gëzofin dhe përshtatur në secilin sistem.

Zoti Mustafa kur e vendosi koalicionin me Kurtin, dihej se këtë e bëri me pa dëshirë, po skishte nga t´ia mbante, sepse ishte këtkesë gjithpopullore. Sapo i erdhi rasti i parë, e flaku Kurtin dhe e gjeti zgjidhjen me Thaçin duke e emëruar kryeministër zotin Hoti me të vetmin qëllim, që atë ta përdorin si vegël të dëgjueshme të tyre, për arritjen e planeve djallëzeza që kishin në raport me Serbinë.

Tash kur Thaçi politikisht është i vdekur, Mustafa po i fërkon duart dhe është duke pritur momentin që të taktizoi sërish, ta marr postin e presidentit dhe ta përmbyll karrierë e tij politike, derisa ftesa nga lart si ka arritur ende.

Për fatet e Kosovës, arsyetimi është i gatshëm: bëmë atë që ishte e mundur. Ne dhamë maksimumin dhe fituam me miqtë tanë, Amerikënë dhe EU-në së bashku.

Mustafa është një politikan që e zotëron mirë dhelpërinë komuniste dhe ujkun do na sjell në torishtë, sepse ai e dirigjon Hotin dhe figurat tjera të LDK, Veliun dhe Hazirin. Anëtarësia e LDK nuk duhet të ketë iluzione se kjo LDK, është ajo e ish presidentit Rugova.

Është përsëritur dhe është më se e vërtetë se LDK e sotme është ngulfatur dhe e pronësuar nga Isa Mustafa dhe klani i ngushtë i tij. Prandaj kjo parti e ish presidentit Rugova, duhet sa më parë të lirohet nga uzurpatorët e tashëm, t´i organizoi zgjedhjet brenda partisë, pa makinacione të stilit të Mustafës dhe në krye të LDK të vijnë të merituarit që do ia kthenin dinjitetin partisë.

Isa Mustafës dhe klanit të tij iu interesojnë vetëm interesat personale, të taktizojnë, ta përçajnë sa më shumë klasën politike në Kosovë dhe nga kaosi i përgjithshëm, t´i rrëmbejnë postet dhe pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat