Qeveria Hoti, qeverisje me kualitete shumë të dobëta intelektuale, politike e diplomatike 

Opinione

Qeveria Hoti, qeverisje me kualitete shumë të dobëta intelektuale, politike e diplomatike 

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:03
Skënder S.Kapiti

Qeveria Hoti, qeverisje me kualitete shume të dobëta politike, diplomatike, intelektuale  e patriotike, por jo se qeveritë e mëparshme kanë qenë shumë më të mira se kjo aktualja e Hotit.

Qeveria Hoti nuk kishte si të ishte ndryshe më e mirë se sa paraardhëset e saj sepse edhe Hotin e zgjodhi po ajo politikë deshtake e këyre viteve, dhe ajo është produkt i humbësve të zgjedhjeve që u kthyen triumfatorë me një grusht shteti parlamentar duke rrëzuar legjitimitetin popullor të zgjedhjeve të  6 Tetorit 2019.

Zbulimin e mbetjeve  të shqiptarëve të varrosur në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, është një fakt dhe agument i fuqishëm për ta vënë Beogradin dhe Rusinë para faktit se Serbia ka kryer genocid në Kosovë dhe që sot Serbia duhet ta pranojë krimin dhe genocidin, pasi nuk është ky i vetmi rast i zbuluar por ka shumë e shumë varre masive dhe trupa njerëzor të zhdukur të cilat i dinë shumë mirë autoritetet shtetërore serbe.

Ashtu sikurse Perendimi që e përdori masakrën kriminale të Reçakut  për të ndërhyrë ushtaraklisht për çlirimin e Kosovës, sot duhet që i gjithë shteti i Kosovës por edhe Shqipëria ta ngrenë zërin fuqishëm për të detyruar Serbinë që të njohë genocidin e saj kundër shqiptarëve të Kosovës, të kërkojë falje dhe të dëmshpërblejë dëmet e mëdha që ajo i ka shkaktuar Kosovës.

Por ky pushtet dhe kjo qeveri nuk besohet se do e bëjë një gjë të tillë, pasi p.sh. kur pa pikë përgjegjsie dhe në mënyrë shumë naive  zevendeskryeministri i Kosovës, Selmanaj në lidhje me të pagjeturit  ai përgjigjet dhe këtë çështje e quan të komsumuar e të ezauruar.  Si është e mundur që kryerministri Hoti nuk e shkarkon?! A ka injorim ma të madh që i bëhet prej kësaj përgjigje antinjerezore së pari dhe antikombëtare Kërkesës së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si more  e thua se kjo është “konsumuar dhe rrjedhimisht është ezauruar”. Ky zv/kryeministër a  ja din kuptimin fjalës italiane “ezauruar” që e përdor në këtë përgjigje, apo të tillë i ka grumbulluar rreth vetes edhe ata që ia kanë përpiluar atë farë përgjigje ..

Ezaurim do të thotë në shqip shterrim, tharje,terje. Pra sipas kësaj fjale do të thotë se  kjo çeshtje ka shterru, ka humb dhe nuk do të kërkohet ma. Kështu është kuptimi shqip i fjalës ezaurim që e përforcon edhe ajo tjetra konsumim, pra një pohim i dyfishtë që e vë përballë papërgjegjshmërisë funksionarin e Kosovës, gjë pë të cilën edhe nëse e ka thënë nga pakujdesia, prapëseprapë nuk shlyhet kjo vetëm me një kërkimfalje.

Pra është e sigurtë se me këtë kualitet të dobët politik, intelektual e patriotik shumë të dobët që e karakterizon këtë qeverinë e sotme nuk ka shpresa për ta vënë Serbinë para akuzës për genocid dhe krime lufte. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat