A do t'i ndërpresin ndonjëherë shqiptarët likuidimet politike dhe vëllavrasjet midis tyre..!?

Opinione

A do t'i ndërpresin ndonjëherë shqiptarët likuidimet politike dhe vëllavrasjet midis tyre..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:54
Rexhep Elezaj

Duke shfletuar arkivin tim, rastësisht hasa në numrin e gazetës "Bota Sot", të datës 10 korrik 2000, dhe në faqen e parë të saj lexova këtë titull: “SHËRBIMI SEKRET I UÇK-së KA PËRNDJEKUR POLITIKANËT SHQIPTARË..”, si njoftim se më gjerësisht mund të lexoni në faqen 5. ..!

Vërtetë ky titull më ra në zgabim, sepse kanë kaluar 20 vite qëkur ky shkrim qenka bërë publik në mjetet e informimit shqiptar, kurse në fund të shkrimit redaksia e gazetës "BS", e kishte dhënë sqarimin, se ky "zbulim" mediatik është marrë nga gazeta "TEMA" e cila botohet në Tiranë, kryeredaktor i të cilës, nëse nuk gaboj, është edhe sot z. Mero Baze.

Shkrimin e lexova deri në fund, dhe më besoni, u shtanga i tëri, sepse në kokë m'u sollën dhe m'u bënë lëmsh shumë ngjarje, më dolën para syve njerëz atdhetarë, populli shqiptar i Kosovës i vrarë, i masakruar, i dëbuar nga shtëpitë dhe vatrat e tyre shekullore në vitin 1998/99, mu kujtuan 400 varrezat masive në Kosovë, mijëra lapidarë dëshmorësh dhe heronjsh që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa pas 20 viteve ti lexon se brenda llojit dhe sojit shqiptar, paska pasur njerëz, individë, "luftëtarë", udhëheqës të luftës, por edhe shefa të Shërbimit sekret të UÇK-së, të cilët paskan pasur shpirt, zëmër dhe mendje të kriminalizuar me motive tjera nga ato për çlirimin e popullit shqiptar dhe Kosovës nga robëria e egër serbo-sllave, njerëz që e paskan bërë vrasjen e figurave, politikanëve dhe intelektualëve shqiptarë, vetëm se ata paskan pasur mendime dhe orientime tjera politike, paskan pas marrë vendim me bërë lista vrasjesh dhe likuidimin e tyre, krejtësisht të pafajshëm, madje atdhetarë të dëshmuar, por që djajve të kuq u janë dukur si armiq dhe "bashkëpunëtorë" të Serbisë, një logjikë kjo puro enveriste-staliniste, e cila kombit shqiptar në shekullin e kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, i kanë sjellë dëme më të mëdha se sa ato të armikut shkja..!?

Ngase, ta kesh për synim çlirimin e Kosovës nga shkau, dhe në të njëjtën kohë të vrasësh shqiptarë, në fakt vëllezër nga gjaku dhe gjuha pa gjyq, në asnjë rrethanë, këto dy veprime, njëri çlirimtar dhe tjetri vrasës, nuk kanë mundur të bashkë-jetojnë në asnjë mënyrë të mundshme, ngase asnjëri qëllim-veprim me tjetrin nuk mund puqën dhe sintetizohen me thelbin e aspiratave dhe luftën e popullit shqiptar për çlirim dhe pavarësi kombëtare..! Përkundrazi, e keqja gjithmonë e vret të mirën, sado e fortë që të jetë kjo e fundit..!?

Por, ajo që mua më bënë memec dhe që m’a paralizon mendjen, është fakti, se ku e kanë gjetur forcën djallëzore për të dhënë urdhra me vra dhe likuiduar njerëz nga i njëjti popull nga i cili vijnë ata vetë, sidomos fakti se nga e kanë gjetur "guximin" që për kaq shumë vite të jetojnë si gjarpinj të vrarë pranë familjeve dhe fëmijëve të atyre ndaj të cilëve kanë dhënë urdhër që t'ua vrasin baballarët, vëllezërit, axhallarët dhe të afërmit e tyre, bile ç'është edhe më tragjike se kjo, duke u thirrur për ca vite rresht në luftën çlirimtare si dhe heronjtë legjendarë, derisa në fakt në të njëjtën kohë kanë bërë lista për vrasje dhe likuidim të shqiptarëve..!?

Vet numri i të vrarëve me motive politike dhe motive tjera pas mbarimit të luftës, diku mbi 300 të vrarë, flet qartë se pas këtyre vrasjeve qëndron dikush i gjallë, ngase ato urdhra nuk kanë mund të jepen nga dorë e fshehtë e Alienëve nga qielli, veçse nga dorë gjakatare e cila për qëllime djallëzore paskësh qenë në gjendje edhe babanë dhe nënën e vetë me i vra, vetëm për t'i realizuar qëllimet e tyre kriminale dhe antikombëtare, gjë që u dëshmua qartë në këto 20 vite..!?

Në fund të reflektimit tim, i dalë nga dhimbjet e thella të shpirtit dhe zëmrës time, për shqiptarët e vrarë dhe të likuiduar në mënyrë aq barbare pas luftës çlirimtare, vetëm që t’i drejtohem Krijuesit të Gjithësisë, Zoti të madhëruar, që ta mëshirojë kombin shqiptar si dhe ta lirojë nga llumi dhe gjithë ata të cilët kanë shpirt dhe logjikë kriminelësh, sepse aq shumë jemi vrarë mes vetes, aq shumë gjak i kemi shkaktuar trupit tonë etnik, aq shumë vaje dhe mjerime i kemi sjellë popullit dhe kombit tonë në dy shekujt e shkuar, sa që do duhen edhe dy shekuj tjerë që kombit shqiptar t'i shërohen plagët dhe vrragët e vrasjeve brenda qenies së tij plotë gjak, varre, vuajtje, mjerim dhe shkatërrim etnik iliro-dardan..!?

Mjaft është mjaft..!!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat