Gjenocidi, vizita dhe Vulin

Opinione

Gjenocidi, vizita dhe Vulin

Prof. Dr. Zija Lleshi Nga Prof. Dr. Zija Lleshi Më 28 nëntor 2020 Në ora: 15:38
Aleksandar Vulin

Ministresha e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, (MPJDK),znj. Meliza Haradinaj-Stublla,këto ditë,në atmosferën kur Presidenti Vuciq haptazi apo indirekt kërcnon me luftë,nuk u dha leje për të vizituar Kosovën Presidentit Serbisë Aleksandar Vuciq, Ministrit i Punëve të Brendshme të Sërbisë Aleksandar Vulin , Marko Gjuriqit, tani i emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Shefit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ministresha Meliza Haradinaj-Stubllatha në mënyrë të prerë e decidive, në mbrotje përgjithësisht të gjenocidit të serbëve ndaj shqiptarëve , por edhe nga ndjenja subtile si femër përgjegjëse ministreshë,në mbrojtje ndaj atyre 20000 femrave të dhunuara,se nuk do të ketë leje askush nga Serbiapër vizitë në Kosovë, përderisa Serbia nuk kërkon falje për gjenocidin e kryer në Kosovë, dhe përderisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e atij gjenocidi, duke vuar theks në llojete vizitave provokuese si “show politik” i Serbisë.Pavarësisht nga reagimet e mundshme të BE dhe presionet eventuale të saj për vizita të tilla, vendimi i znj.Haradinaj-Stublla konsiderojka qenë me vend dhe ka nxitur reflektim.Ky vendim na kujton një ngjarje tjetër të para tri viteve të scenave teatrale politike të organizura të Serbisë lidhur me trenin nga Beogradi drejtë pjesës veriore të Mitrovicës me vizatime, ngjyra e figura provokativeme mesazhe nacinalshoveniste, që ishte ndaluar në Rashkë, pa hyrë në Kosovë, meqë policia e Kosovës paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte hyrjen e trenit në Kosovë. Marko Gjuriq, atëherë në tren në cilësinë e përfaqësuesit të organizatorëve të këtij “cirkusi politik” ndërkombëtar, pat deklaruar se treni nuk ishte provokim dhe nuk ishte propagandë, edhepse treni,përpos atyre që u tha më lartë, mbante parollën provokative kërcnuese “Kosova është Serbi” të përkthyer në 21 gjuhë botrore për lehtësime gjuhësore dhe mu për qellime propagandistike!!

Marrëveshjet për “Lëvizjen e lirë” dhe “Vizitat zyrtare”në mes të shtetit Kosovës dhe shtetit Serbisë nuk janë që të zbatohen ashtu -- “paushall”. Ato nuk janë stimulim shtesë dhe në funksion të propagandave dhe provokimeve politike, por janë pikërisht kundër tyre, e me qellim të afrimit e bashëpunimit të dy shteteve të pavarura që ta tejkalojnë atë që është e njohur si mure të ndarjës në mes shteteteve, dhe vetëm atëherë duhet të respektohen.

Ndaj refuzimit të vizitës ka reaguar dhe është prononcuar Aleksandar Vulin në cilësinë e ekipit të kuartitetit politik ku ishte antar, duke thënë “Politikanët në Prishtinë duhet të ndalojnë së gënjyer veten dhe të tjerët se bashkatdhetarët e tyre ishin viktima e vetme dhe e pafajshme në luftën e Kosovës...UÇK-ja bëri aq shumë krime saqë edhe vendet që u përpoqën të bënin një Kosovë të pavarur me bomba u desh të formonin një gjykatë speciale vetëm për ta. Gjykatat nuk janë bërë për viktimat dhe luftëtarët e lirisë, por për kriminelët dhe vrasësit, po”, me çka jep të kuptohet se ai,përkundër përbuzjës e aludimit në SHBA e në NATO dhe mënyrën e intervenimin humanitar të tyre nëpërdorimin e fuqisë së forcës definitivisht si mjet i funditpër të ndërprerë vazhdimin e gjenocidit serb mbi shqiptarët e pafajshëm e autokton, dhe dëbimin me dhunë nga trevat stërgjyshore e shfarosjen e shqiptarëve që luftonin për pavarësi,ai,në kundërshti të asaj ndërprjeje, prapseprap për shkak të objektivitetit që mendon për gjykata të këtilla ndërkombëtare,e respektit që shpreh ndaj tyre, sikur që kemi edhe ne, do ta mirëpriste si dhe inkurajon për një gjykatë të tillë objektive për “Krimet e joshqiptarëve ndaj shqiptarëve në Kosovë” në luftën e fundit, me qellim të përfshirjës edhe të pjesës tjetër të spektrit etnik në krimet në Kosovë, që është edhe kërkesë gjithëpopullore gjithnjë e më shumë në rritje në Kosovë.

Por Vulin duhet ta dijë edhe një gjë tjetër, se të akuzuarit e tanishëm shqiptarë mund edhe të lirohen nga kjo Gjykatë në mungesë të dëshmive, siç ka ngjarë deri tani për disa liderë kryesorë të UÇK, për të cilët u dëshmua se nuk ishin as kriminelë e as vrasës, por ishin luftarë të denjë të lirisë e të çlirimit, ishin trima të përbetuar anti(ri)okupues dhe anti(ri)kolonizues , si dhe duhet poashtu ta dijë nga ana tjetër se me mijëra shqiptarë të vrarë dhe të masakruarë nga veprimet gjenocidale të Serbisë, nuk mund ta shofin sot lirinë e arritur, nuk mund të lirohen e dalin nga varret dhe nuk ngjallën dot kurrën e kurrës!

Është e pakuptueshme se si Vulin, një zyrtar aq i lartë i Serbisë, nuk e din se fajësia në këso Gjykata nuk matet me atë se sa veta shkojnë e vijnë, e sa veta hyjnë e dalin nga këto Gjykata të pas luftës, por fajësia matet:nga ajo se kush denohen, sa veta denohen dhe për çka denohen; kush ishte agresor e kush mbrojtës; kush ka kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit e gjenocid (Serbia historikisht këtë herë të tretin gjenocid me radhë ndaj shqiptarëve!); sa veta civil duarthatë e të paarmatosur në tokën stërgjyshore e në shtëpitë e tyre janë masakruarë; sa fëmijë, pleq e njerëz të moshuarë civil janë masakruarë në shtëpitë e tyre, në disa raste edhe natën në pikë të gjumit (!!); sa grave shtëzëna u është shkyer barku e mandej janë djegur ashtu të gjalla; sa gra e vajza,përfshirë edhe aso vajza të moshës jomadhore, moshatare e ndoshta atëherëedhe shoqe të ministreshëstë nderuar të sotme, janë dhunuar,madje para syve të prindërve të tyrekurse pas dhumnimit u kanë fikur duqat e cigaretës në trupin e tyre të njomë rinor apo fëmiror,ende të pa formuar krejtësisht,dhe në organet gjenitale - e perverzione,çmenduri e barbarizma tjera të cilat nuk i njef dhe nuk i ka të regjistruara as nacifashizmi në luftën e dytë botërore,por që Serbia i ka përdorur si strategji luftarake nacionale e shtetërore okupuese (janë ca. 20000 – ose me fjalë: njëzetë mijë - nëse nuk e din !);sa gra pas dhunimit janë hudhur të gjalla në puse;sa është numri i shqiptarëve të vrarëve, sa është numri i të përndjekurëve dhe të dëbuarëve me dhunë, plumba, bajoneta e terror nga Kosova në Shqipëri, Maqedonin Veriore i gjetiu (janë ca. një miljon, nëse edhe këtë nuk e din !);matet fajësia nga varrezat masive, autofrizhiderët me kufoma, nga numri i të vrarëve e i të pagjeturëvesi dhe kërcnimi shtetëror serb që të mos tregojn vendndodhjën e atyre varrezave ajo pjesëepopullatës së nderëshmedhe e nderuarë serbe e gatshme të u ndihmojn familjarëve shqiptarë të dëmtuarë e të piklluarë; matet mëtutje nga scenat e tmerrshme të krimit mbi civilët shqiptarë, për të cilat ish Kryeministri i Serbisë dhe ish nën presidenti e RSJ, Nikolla Shainoviq, i burgosur dhe i denuar (18 vite) në Hagë për krime lufte, pas lirimit nga burgu(ku ka mabajtur 12 vite) dhe vetëdijësimit lidhur me ato barbarizma, rëfehetsinqerisht e pendueshëm se “ato nuk e lëjnë të flejë i qetë” (Kur dhe në ç`mënyrë do të vetëdijësohet ky Vulin e të tjerët si ky?); sa është numri i shtëpive të djegura, si strategji e tokës së djegur që bënë agresori okupues. Matet më tutje nga shumë e shumë barbarizma tjera më makabre mesjetare të serbëve të regjistruara në shiritin celuloid, që mund të dëshmohen kurdoqoftë e para kujtdoqoftë, si dhe nga pena e shumë dëshmitarëve okularë. Sidoqoftë, prapseprap në të gjithë këtë përpjekje për hudhje faji tjetrit që bënë Vulin, mund të thuhet është pozitive dhe duhet mirëpritur e përshëndetur fakti se Vulin, i cili fletë edhe në emër të zyrtarëve tjerë serb, çmon shumëkëto Gjykata Ndërkombëtare,dhe ka konsideratë aq të lartë e respekt aq të madh ndaj tyre saqëi merr vlerësimet e tyre si objektive, meritore, pikënisje dhe si referencë.Duhet në këtë rast,e me të njëjtin pozitivitet, të ia kujtojmë Vulinit se një Gjykatë e tillë Ndërkombëtare, para pak vitesh, hudhi dritë në gjenocidin serb dhe muar një verdikt ku pati të denuar serb për gjenocid. Njerëzit sot, pa përjashtuar Vulinin, duhen të lirohen nga vetëmashtriminë përpjekjet e kota që të hudhin fajin tjetrit e të mashtrojnë tërëbotën, tani në kohen e dixhitalizimit kur me kamera “nga qielli” e me një shtypje të vetme të pullës informohen me miljona njerëz në telefonat mobil të tyre, drejtë e saktë, brenda një milisekonde. Shqiptarët nuk kanë okupuar kurrrë ndokend gjatë tërë historisë, janë krenarë e të nderuarë për këtë dhe janë për marrëdhënje të mira e paqësore me të gjitha kombet përreth e posaqërisht me serbët me qellimin e vetëm që të tejkalohet e kaluara.

Serbia duhet të merr mësim nga shembulli i Gjermanisë moderne, e cila pas periudhës së nazifashizmit dhe të gjenocidit ndaj hebrenjëve, ka shpreh përkulje para atyre viktimave dhe kërkimfalje të thellë, e në atë shembull të shpreh pendim edhe Serbia dhe të kërkoj falje shqiptarëve për veprime gjenocidale (jo për herë të parë!) që serbët u kanë shkaktuar shqiptarëve. Vetëm kërkimfalja në këso raste është dëshmi e pajtimit të sinqertë dhe shpresë e garancion që nuk do të ketë përsëritje. Fatëkeqësisht, Serbia nuk tregon ende gadishmëri dhe është kundër këtyre garancioneve.

Serbia, shtet në gadishullin ballkanik, gjeografikisht në distancë më pak se tri orë fluturimi nga gadishulli tjetër, ai Skandinavik, por historikisht në distancë të largët,shumë të largët, më shumë se një shekull, tërhek paralele absurde lufte me Karabak, kërcnon me luftë dhe shpreh edhe sot mentalitetin okupues të vitit 1912 të veprimeve gjenocidale në marrëdhënje me shqiptarët. Suedia pranoi dhelejoi Norvegjinë (1905) të shkëputet pa luftë, edhepse Suedia nuk kishte kryer asnjë gjenocid të vetëm ndaj norvegjezëve, si dhe suedezët nuk ishin ardhacak siç janë serbët në ballkan, por janë autokton sikur edhe norvegjezët. Praktikishdhe objektivisht, si Serbianuk mund të gjindet shembull adekuat në Europë.

Prandaj Serbiaduhet të bazohet në marrëdhënjetë njëjta që zhvillojnë e kultivojnë shtetet dhe kombet tjera në gadishullin tjetër verior të po të njëjtit kontinent, meqë tenton me standarde po të njëjta, të bëhet antare e EU, që i takon poashtu të njëjtinkontinent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat