Rrugëtimi i fundit fatal i Hashim Thaçit

Opinione

Rrugëtimi i fundit fatal i Hashim Thaçit

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 28 nëntor 2020 Në ora: 17:37
Hashim Thaçi

Dy ditë para 27 qershorit 2020 një aeroplan i kobshëm kishte nisë udhëtimin, dhe furishëm po e çante ajrin drejt Amerikës. Në të gjendej edhe figura më e urrejtur pas luftës, Hashim Thaçi, i cili për këto 20 vite në liri ishte pasuruar shumë si njeri i korruptuar, por që edhe i kishte vënë“pykat” për çarjen e Kosovës, duke i cënuar edhe kufijtë e saj. Ishte përfshirë kështu në vallen serbo-ruse për ndarjen e Kosovës. Çdo gjë po shkonte në fshehtësi të madhe. Aeroplani po e çante horizontin drejt Amerikës, për te mbërri në kohë ne vendin ku do t’i nguleshin thikat Kosovës. Se atje janë përgatitur thikat për ti ra Kosovës pas shpine, e konfirmoi edhe vetë Albin Kurti, të cilën Hashim Thaçi u mundua ta vë në kurth, për ta futur ne realizimin e planeve të tij serbo-ruse. Por nuk ia arriti, sepse Kurti e kishte nuhatur me kohë planin Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës.

Se diçka e tmerrshme për Kosovën do të ndodhte me 27 qershor 2020,e kishte kuptuar edhe opinioni Amerikan,Evropian dhe ai Kosovar. Por Ambasadori Richard Grenell, si një njeri me sy gjarpri dhe me vesh te dhelprës,si njeri pa autoritet në Amerikë, i kritikuar dhe i urryer gati nga te gjithë, nuk po mund te ishte i qetë. Ai bënte plane se si ta heq qafe Kryeministrin e sapozgjedhur, më të votuarin ne vend, ishte shumë i shqetësuar për kritikat dhe injorimin që ia bënte Albin Kurti, dhe dëshironte që me çdo kusht të lirohet nga ai.

Më këtë rast u bashkuan te dy kokat e gjarprit,ai i Amerikës Riçard Grenell dhe ky i Kosovës Hashim Thaçi, për te bërë plan se si ta heqin qafe Kryeministrin Albin Kurti, i cili tanimë u kishte dalë si një gur i madh, duke ua zënë rrugën për shpërbërjen territoriale te Kosovës. Më këtë rast në Kosovë u zgjuan të gjithë lugetërit,shpirtrat e prishur, shpirtrat e çartur. U bënë bashkë klane e mafi, hajnat, plaçkitësit dhe te korruptuarit nga skena politike, me të vetmin qellim, që ta rrëzojnë qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti. Dhe për ta realizuar këtë qëllim makabër, e thirrën në ndihmë Plakun e LDK-së, Isa Mustafën ,një njeri i cili nuk ishte hiq më pak i korruptuar se klanet tjera mafioze në vend, dhe i cili asgjë nuk kishte të bënte më LDK-në, por që atë e kishin “kapur për fyti” për realizimin e planeve të tyre.

Pra,shpejt e shpejt u mblodh për hije e për dritë e gjithë skena politike mafiaoze, klane e mbi klane, me të vetmin qëllim, ta rrëzojnë qeverinë e Albin Kurtit,qeverinë me të votuar në vend që nga pas lufta,për ta sjellë në vend një qeveri kukull sipas planeve të të korruptuarave.Dhe ia arritën qellimit. E zgjodhën bashkëpartnerin e qeverisë Kurti, LDK-në, me në krye Isa Mustafën, që të kërkojë mocionin për mosbesimin e qeverisë, pjesë e së cilës ishte edhe ajo vet. Dhe kjo shumë shpejt dhe lehtë u realizua pasiqë elita e te korruptuarve i kishte numrat e mjaftueshëm për ta bërë një gjë te tillë. Dhe vepruan, e bënë, dhe qeveria Kurti ra,për t’ia lëshuar rrugën planeve të qarqeve mafioze brenda dhe jasht shtetit, për ta ndarë Kosovën sipas planit Thaçi-Vuçiq, dhe me mbështetjen sekrete te ambasadorit skandaloz Ricard Grenell, i cili më tepër ishte si një kancer për vetë administratën Trump. Çdo gjë dukej e qartë,por assesi të pranohej nga kryeneçi Grenell, se një plan i tillë ka ekzistuar. Ai vazhdimisht arsyetohej se asgjë nuk ishte e vërtetë, se “nuk ka parë e as degjuar për diçka te tillë”. Dhe derisa aeroplani që po bartte Presidentin e korruptuar Hashim Thaçi, që së bashku me Aleksandër Vuçiqin do ta nënshkruanin ndarjen e Kosovës, tani të papenguar nga Kurti, më 27 qeshor 2020,po vazhdonte rrugëtimin e tij fatal për në Vashington, dikush prapa skenës nuk ishte i qetë.Ishte diplomacia sekrete e BE-së, e sidomos Kancelarja e Gjermanisë,të cilën Thaçi e urrente aq shumë, që kishin nuhatur planet makabre serbo-sllave Thaçi-Vuçiq.

Duke e parë rrezikun nga e gjithë kjo “xhurulldi” politiko-mafioze, diplomacia sekrete e BE-së u vu në lëvizje, në veprim të shpejtë, se duhet medoemos të ndalin thikat qe do t’i nguleshin Kosovës,duhet te ndërmerret diçka që kjo mos t’i ndodhë Kosovës. Më një dritë të gjerbër u alarmua Tribunali i Hagës, që po atë ditë, derisa aeroplani i Thaçit ende po udhëtonte drejt Amerikës, u dha lajmi botëror, se ndaj Hashim Thaçit është ngritur aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ku dyshohej për më shumë së 100 vrasje gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë. Lajmi së shpejti mori dhenë, duke e lajmëruar këtë ngjarje të rëndësishme, të ilustruar me foto të Thaçit, në të gjitha mediat, portalet dhe TV-të,kurse ambasadori Richard Grenell me këtë rast ishte paluar dikund si pula e lagur, me gjithë zogjtë e tij, Mustafën, Hotin dhe S.Hysenin. Dhe përderisa ndarja e Kosovës dhe kompromisi i dhembshëm ishte bërë si ritual nëpër media, portale dhe TV,këto ditë posa Donald Trump u dorëzua, se i kishte humbur zgjedhjet, dha urdhër që të bëhet tranzicioni i qetë drejt administratës Biden, menjëherë shpërtheu bomba në Evropë. Fitilin kësaj bombe të tmerrshme, ia hoqi askush tjetër por shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josef Borelli të cilin Thaçinuk e urrente aq për faktin se Spanja nuk e ka njohur Kosovën, por më shumë sepse mu ky njeri e goditi dhe tronditi tmerrësisht Thaçin, duke deklaruar “qartë e prerë se disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”.

Por derisa Thaçi me shokët e tij të Shtabit të Rognerit po e dëgjonin jehonën e kësaj bombe e cila e lëshoi të vertetën për mundësinë e ndarjes dhe këmbimit të territoreve në Kosovë,ata tanimë ishin bërë banorë në Gjykatën e Hagës,ku me siguri do të përgjigjen pos tjerash edhe për jehonën e kësaj bombe. Megjithatë Kosova është me fat që ambasadori Grenell nuk i solli edhe ndonjë fatkeqësi më të madhe Kosovës. Dashti zoti, dhe votuesit amerikanë dhe e qitën këtë administratë jashtë loje, duke i parë dëmet e pariparueshme që po i sillnin vendit, si brena poashtu edhe jashtë. Poashtu populli i Kosovës është tepër i lumtur qe nuk ia sheh më surratin Ambasadorit të dështuar Richard Grenell në Kosovë, duke u zgërdhyer me elitën e korruptuar të Kosovës Thaçi-Mustafa-Harajdinaj -Hoti etj, që tani do t’u mbeten vetëm fotot si kujtim për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat