Një Llap e tri parti

Opinione

Një Llap e tri parti

Nga: Gëzim Muçolli Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:33
Gëzim Muçolli

Sot krahina antike iliro-dardane-pellazge e lagur prejse u krijua toka, nga lumi i shenjtë i atdheut i njohur me emrin Llap, u zgjua pa kryetar të komunës.

E mira e kësaj dite është se sot gjithë ditën Podjeva, apo më mirë ta themi Llapi e Gollaku që përfshin territori i kësaj  komune, janë një qytet e tri parti.

Bletarët e Llapit sikur edhe bletërritësit tjerë kombëtarë gjithmonë kanë thënë se edhe mjalti, nëse e ha përditë, dikur fillon e idhtësohet.

Demokracia u rrit qysh se ish-kryetari i kësaj komune u avancua me post qeveritar, duke u hapur mundësia për ndryshime zgjedhore në emër të demokracisë.

Deri në mbrëmje Llapi do të jetë një i vetëm e me tri parti.

Nga nesër Llapi do ta ketë një kryetar e tre fitues, sepse llapjanët gjithmonë kanë ditur të dalin fitues. Janë mbështetur në forcat e veta duke e ditur se nuk kanë kah me ia mbajtë edhe kur ka qenë më së keqi sepse kufiri i ka detyruar të jenë njerëz me rrënjë prej guri.

Llapjanët e duan Shqipërinë dhe janë flijuar gjithmonë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Prandaj duke e ditur interesimin e tij, porositeni kryeministrin e tashëm të Shqipërisë që pavarësisht se kush do ti fitojë zgjedhjet në Podjevë, ruese gabon e del e thotë se "Llapi u çlirua sikur Shqipëria e Enverit me 29 dhjetor".  

Llapjanët gjithmonë kanë qenë njerëz të lirë dhe ia kanë ditur vlerën lirisë. Edhe mërgimtarët lumin Llap e shohin ende në ëndërr.

Sot uroj gjithë bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët  e mi dhe  jam krenar që fëmijërinë time të lumtur e kam kaluar buzë lumit Llap , në atë vend të bekuar që ka ende Bukë, Besë, Liri, Shpresë dhe Republikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat