Faleminderit Turqia dhe Dubai

Opinione

Faleminderit Turqia dhe Dubai

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:27
Skënder Sadri Kapiti

Duhet falenderuar të gjitha ato shtete dhe ato qeveri të cilat respektojnë kaq mirë dhe bukur  festën kombëtare të shqiptarëve.

Ndjehesh mirë kur shikon se si Ura e madhe që lidh Europën me Azinë, ajo e Bosforit në Turqi, si dhe Kulla me e lartë e Botës, ajo e Dubait, ngjyrosen me ngjyrat e Flamurit shqiptar me rastin e 108 vjetorit të  Pavarësisë së Shqipërisë.

Ka ura e kulla të larta sa të duash në Paris, Romë, Bruksel, Londër, Berlin, Madrid, Izrael, Moskë etj., por deri më sot nuk janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar për  Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dhe si   u duket kjo  turkofobëve shqiptarë kur ata shohin ndriçimin me ngjyrat  e flamurit të Skënderbeut të urës së Bosforit në Turqi një ndër më të mëdhatë në botë?  

Kur Tirana me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë  ngjyrosi  Universitetin Politeknik  me ngjyrat e flamurit të Turqisë pati reagime  dhe kundërshti nga turkofobë dhe nga disa media  se përse u respektua Festa e Turqisë dhe flamuri i saj.

Madje pati edhe një media e Tiranës që shkruante  përse nuk bëhet një gjë e tillë për ditën e pavarësisë së Francës dhe të Greqisë.  Pra u kritikua qeveria shqiptare se përse ajo lejoi   në faqen e murit të Universitetit Politeknik të Tiranës të ndriçohej  flamuri i Turqisë, kur shikoni se si shteti turk, mik i madh i shqiptarëve ndriçon me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar shqiptar tërë urën e madhe të Bosforit që lidh dy kontinentet. Kështu veproi Turqia këtë vit edhe me rastin e 12 vjetorit të  Pavarësisë së Kosovës kur Ura e Bosforit dhe Kulla e Ankarasë u ngjyrosën me ngjyrat e Flamurit të Kosovës.

Pati edhe disa farë të vetëquajturish atdhetarë të cilët nuk u ndjenë mirë kur u ndriçua Universiteti i Tiranës me ngjyrat e Flamurit turk me rastin e ditës së Republikës së Turqisë, por  a janë të kënaqur këta atdhetarë turkofobë kur një shtet i fuqishëm dhe një komb i madh si ai turk nderon dhe respekton festën e shqiptarëve shumëherë më fort. 

Ka nga ata turkofobë fanatikë shqiptarë dhe nga serbo-grekofilët të cilët edhe e thonë me veten e tyre se nuk e duam respektin e Turqisë, ashtu sikurse edhe patën deklaruar se nuk duam as ndihmen turke për tërmetin dhe as për luftën kundër koronavirusit, në një kohë kur Turqia është vëndi më humanitar në Botë që ka strehuar rreth 5 milion refugjatë si dhe shteti i parë në botë per ndihma kundër pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat