Zgjedhjet në Podujevë vërtetuan ato se çfarë unë kisha paralajmëruar që prej një viti

Opinione

Zgjedhjet në Podujevë vërtetuan ato se çfarë unë kisha paralajmëruar që prej një viti

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:59
Skënder Sadri Kapiti

Nuk po zgjatem shumë në ato se çfarë kam shkruar e botuar më herët dhe më parë, por shkurtimisht po paraqes me pika ato se Vota e qytetarëve të Podujevës  vulosi dhe vertetoi jolegjitimitetin e qeverisë  Hoti, vertetoi atë se humbësit e mëdhenj janë Hoti, Mustafa, Veliu, H.Rugova me kompani dhe jo Vjosa Osmani dhe as të dëbuarit, të zhgënjyerit dhe as   të vetëlarguarit nga LDK-ja.

Kam shkruar se :

1-Rezultati që arriti Lidhja Demokratike në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 ishte më shumë si fitore personale e Kandidates për kryeministre e Znj. Vjosa Osmani, ku pata parashikuar se nëse ajo do të kishte qenë Kryetare e LDK-së , fitorja do të ishte edhe  më e madhe.

2- Pata parashikuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 se uzurpatorët e LDK-së: Mustafa dhe  Haziri i Gjilanit, Veliu i Podujevës dhe Rugova i Istogut etj., nuk e dëshironin fitoren e Vjosa Osmanit dhe se ata do të mundohen më pastaj që në rast humbjeje asaj do t’ia faturonin humbjen me qëllim për ta goditur Osmanin politikisht( gjë të cilën edhe e bënë pasi e shkarkuan atë nga postet drejtuese të LDK-së).

3-Pata parashikuar që Qeverisë KURTI, LDK-ja e kapur dhe e privatizuar nga Isa, Haziri, Veliu , H. Rugova e kompani do t’i  bëjnë sabotim qeverisë KURTI  nëse ajo do të luftonte krimin e organizuar,korrupsionin dhe do të fillonte që të bënte VETING-un dhe spastrimin e administratës nga injorantët dhe nga ata me rekorde krimi e hajnije, si  dhe nëse do të bënte edhe shkurtimin e personelit të saj të mbushur me militantë, hajna e   me farefisni.

Edhe kjo ndodhi me puçin parlamentar që mundësuan rrëzimin e qeverisë KURTI qeveri e cila pati mbështetjen e  Znj. Vjosa Osmani pasi qeveria LVV-LDK ishte legjitime dhe se programi i saj përputhej me premtimet e Vjosës dhe të LDK-së gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të Tetorit 2019. Mirëpo LDK-ja e kryetarit Mustafa dhe të atyre rreth tij në kualicion me LVV devijoi dhe u largua nga premtimet duke e tradhëtuar elektoratin e LDK-se dhe ra përsëri në batakun korruptiv  të  mëparshëm si një agjensi, zgjatim  apo filial politik i PDK-së

4-Kam deklaruar i pari se rrëzimi i qeverisë KURTI do të ishte një grusht shteti parlamantar i mirëorganizuar nga elita e vjetër politike  dhe humbësit e zgjedhjeve sepse ata kurrë nuk do të pajtohehen me humbjen e privilegjieve të pushtetit e të korrupsionit.

5- Kam deklaruar se Qeveria Hoti është jolegjitime pasi është devijuar legjitimiteti demokratik i verdiktit popullor të 6 Tetori 2019.

Këto i vertetoi rezultati i zgjedhjeve vendore në Podujevë, ku pavarësisht mobilizimit të jashtëzakonbshmën duke përdorur edhe kapacitetet qeveritare kualicioni i së keqes,Qeveria Hoti dhe PDK-ja, ata humbën perballë VETEVENDOSJES.

Dhe është rezultati i këyre zgjedhjeve për kryetar të komunë së Podujevës  ai që vertetoi ato të gjitha që unë i pata paralajmëruiar më parë.

Pra humbësit në këto zgjedhje janë Qeveria Hoti, vetë Hoti, por më shumë akoma humbësit më të mëdhenj janë  Mustafa, Veliu, Haziri, Rugova dhe të gjithë ata që e kanë uzurpuar,kapur e privatizuar LDK-në , dhe jo vetëm ata por humbëse është e gjithë elita e vjetër politike e puçit parlmentar që delgjitimuan zgjedhjet e 6 Tetorit 2019.

Fitorja e VETEVENDOSJES në  Podujevë vulosi jolegjitimitetit e qeverisë Hoti si dhe i jep akoma më shumë të drejtë LVV dhe popullit opozitar  që të kërkojnë që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që popullit t’i kthehet demokracia dhe pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat