Kur të thyhet kerri, udhë sa të duash!

Opinione

Kur të thyhet kerri, udhë sa të duash!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 30 nëntor 2020 Në ora: 16:10
Agim Veliu dhe Nexhmi Rudari

LDK-ja kishte thye kerrin, kishte dalë nga rruga, dhe tani provoj faktin e hidhur duke humbur kerrin dhe udhën.
LDK-ja, kishte fituar zgjedhjet lokale të fundit nga ish Kryetari Agim Veliu, duke fituar bindshëm dhe ruajtur bastionin unik të saj në 20 vitet e pas çlirimit deri më sot kur lëshoj flamurin e triumfit.

LDK-ja dhe z.Veliu, i kishte thye n'besë elektoratin e vetë n'Podujevë !

LDK-ja dhe ish Kryetari i Komunes së Podujeves, z.Agim Veliu, pas zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit 2019, vendosën që të braktisin fitorën e zgjedhjeve lokale në Podujevë, vendosën që të braktisin vullnetin e Sovranit dhe besimin & mbeshtetjën 20 vjeqare të Llapjanëve për LDK-në e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke tërhjek të zgjedhurin e qytetarëve të Podujeves, z.Agim Veliu, nga pozita e Kryetarit të Komunes së Podujeves për mbulimin e postit ministror në Qeverinë e Republikës, për çfarë, elektorati i LDK-së dhe qyteatët e Podujeves, u ndien të tradhëtuar, të zhgenjyer dhe si pasojë edhe ndëshkuan LDK-në, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme për të cilat qytetarët e Podujevës u detyruan të shkonin tek kutitë votimit n'kohë pandemie.

LVV-së i'u servua fitorja, i'u dhurua gratisë një dhuratë të cilën ajo veq e kishte humbur në garë bashkë me gjithë tjerët përballë LDK-së.
LVV, doli fituese e zgjedhjeve t'jashtzakonshme, jo pse LDK-ja kishte keq-qeverisur me Podujevën, dhe as për faktin se kishte kandidat kredibil e me integritet siq është Shpejtim Bulliqi, përkundrazi, por për faktin e vetëm. LDK-ja i qoj duart nga Qeverisja me Podujevën, gadi njësoj sikur LVV-ja nga qeverisja qendrore.

Sovrani nuk gabon, ai di edhe të ndeshkoj, sikurse di të shperblej më besim & mbeshtetje kur një gjë të tillë meriton.
Sikur Kryetari i Komunes së Podujeves të linte poziten vakante për arsye tjera dhe jo për këto që i dijmë dhe dihen, LDK-ja, përballë një LVV-je me kandidat të kompremetuar dhe të hargjuar keq siq është z. Bulliqi, kurr në këto zgjedhje nuk do rrezikonte bastonin e LDK-së në Podujevë, pamedyshje !

Zëmërimi i elektoratit të LDK-së në Podujevë, në taktizimet dhe kalkulimet e lidershipit të LDK-së, ishte i madh, zatën ky zëmërim u përkthye në mosdalje n'votime gjë që siguroj përmbysjen e rezultatit në favor të LVV-së dhe të z. Bulliqi.
- LDK-së, i duhet shumë punë në Podujevë për ri-kthim të besimit dhe ri-kthim të bastionit të saj, për çfarë mbanë përgjegjësi politike dhe qytetare para elektoratit Rugovian, i cili u ndie i tradhëtuar nga logjika e ikjes nga përgjegjësitë të cilat kishte kerkuar dhe abstenuar.

Verdikti i sotëm Llapjanëve duhet t'jetë leksion i mirë për LDK-në, duke reflektuar në qasje dhe në seriozitetin e përvetësimit të mesazhit, duke e përkthye në angazhim dhe kristalizim të synimeve në inters të qytetarëve dhe të vendit.
Shëmbulli i Podujeves dhe i z. Veliu, nuk duhet përseritur më LDK-së, ngase zëmërimi dhe ndeshkimi qytetar mund të unifikohen dhe rezultati të jetë si ky i fundit për LDK-në, i përmbysur dhe deshprues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat