Lidhja Demokratike e Kosovës po shembet, Isa dhe Agimi miopa dhe shurdhëmemeca

Opinione

Lidhja Demokratike e Kosovës po shembet, Isa dhe Agimi miopa dhe shurdhëmemeca

Shaip Shala Nga Shaip Shala Më 30 nëntor 2020 Në ora: 16:39
LDK

Katandisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me liderin e tyre po vazhdon, e cila katandisje është duke marrë teposhtëzën e pandalur, ndërkaq liderët e tyre kontraverz, Isa Mustafa dhe Agim Veliu po veprojnë si miopa gjegjësisht shkurtpamës, por edhe shurdhërmemeca, duke u sjellur në mënyrë arrogante dhe indiferente ndaj reagimeve të opinionit të gjërë.

Indikator i parë i katandisjes ka filluar që nga largimi i Vjosa Osmanit nga strukturat partiake, veprim ky autokrat dhe i afërt me sistemin komunist, nga komunisti i urryer Isa Mustafa, të cilit nuk i harrohet sjellja brutale dhe tërheqja zvarë e Donika Gërvallës, vajzës së patriotit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla.

Ndêrhyrja e Driton Selmanajt, parashutistit në LDK-ë ndaj Saranda Bogujevcit ka qenë dëmi i radhës i këtij subjekti politik, dhe kjo u reflektua me humbjen e bastionit të tyre, Podujevës, sepse Saranda është e këtij qyteti e jo Dritoni.Kur e kemi themeluar Lidhjen Demokratike të Ibrahim Rugovës, e kemi themeluar me moral të lartë në kohë të okupimit serb, me dinjitetë dhe përkushtim të madh, duke sakrifikuar shumëçka, por nga këto vyrtyte nuk ka mbetuar asgjë momentalisht, dhe mjerisht LDK-ja sot është shndërruar në një subjekt politik autokrat.

Në vend se të jenë vetëkritik për gjendjen aktuale të subjektit politik, dhe të kërkojnë rrugëdaljen e krizës që i ka kapluar, liderët e tyre po premtojnë kthimin e Podujevës vitin e ardhshëm, pa përmendur qytete tjera.

Vallë, a thua se në LDK nuk ka mbetur as pikë morali, vetëkritikë, dhe secili qytetar veprimet e Isa Mustafës dhe Agim Veliut do i cilëson si veprime vetëm personale për të ruajtur pushtetin, edhe ashtu çalë, për të mos kuptuar se dorëheqja është akt moral dhe njerëzor.

Asnjë reformë nuk është e mundshme në LDK-në e sotme, sepse gjysma e dekadentëve aty duhet të largohet, veçse shembja dhe katandisja do të vazhdojë, sepse aty qëndrojnë faqezinj pa asnjë pike bardhë! Ditëve në vijim mund të priten akrobacione politike të akrobatit Isa Mustafës, por edhe këto akrobacione të tij do i kthehen si bumerang.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat