Sot Podujeva, nesër Gjilani…

Opinione

Sot Podujeva, nesër Gjilani…

Nga: Durim Kadriu Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Durim Kadriu

Podujeva, më në fund e bëri ndryshimin e madh, e pensionoi udhëheqjen e saj të  gjatë e të stërvjetëruar. Pas Podujevës,  rradhën e ka edhe Gjilani ta bëjë një gjë të tillë, ta çoj në shtëpi udhëheqjen e saj gjithashtu të gjatë e të stërlodhur. Jam i lumtur që Podujeva e bëri ndryshimin e saj të madh dhe do të jem edhe më i lumtur kur edhe Gjilani ta bëjë ndryshimin e tij të madh, në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Më vie mirë që po u vie fundi politikanëve që mbajnë pozita politike vetëm për kalkulime personale e jo për të mirën e komunës/ shtetit. Jemi lodhur dhe jemi gërditur prej politikanëve të tillë, njerëz mediokër në të gjitha aspektet.

 Jemi lodhur prej njerëzve të tillë që rrinë gjatë në pushtet dhe e çojnë dëm komplet komunën, pa ua pa hajrin as komuna e as partija e tyre, përkundrazi, vetëm se ua shohin sherrin. Kurrë një gjë të mençur nuk ke dëgjuar apo parë prej tyre, përpos një rrethi llomotitës vicioz. Nuk shquhen për asgjë, as për oratori, as për intelektualitet, as për punë e energji, e aq më pak për ndonjë ide. Injorantë, që në kushte normale as kryetar katundi s’ishin bërë. Njerëz që një fjali s’dinë ta shkuajnë synojnë majde ta drejtojnë edhe shtetin. 

Të tillët ma çojnë mallin e disa plakave që në të pame (kryeshnosh) rrijnë në krye të vendit pa asnjë dobi, përkundrazi vetëm prishin punë. As nuk e di se kush janë, as nuk e di se për çka janë aty, por ato janë aty dhe duhet që patjetër t’a marrin gjithë nderimin dhe respektin. Njëjtë edhe këta: rrinë në pushtet 15 e 20 vjet, ashtu kot, më shumë bëjnë dëm sesa ndonjë dobi. 

Thënë të drejtën, edhe Helmut Kohl apo Angela Merkel me qenë, bëhen bajat, e lëre më këta- mediokër me ambicie të shfrenuara.

Durim Kadriu

Lëvizja "Vatra".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat