Partitë në Kosovë në zgjedhje të shkojnë për të parë sa rëndë peshojnë

Opinione

Partitë në Kosovë në zgjedhje të shkojnë për të parë sa rëndë peshojnë

Nga: Rexhep Torte Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:14
Rexhep Torte

Kosova ka nevojë për një ndryshim radikal demokratik të brendshëm në të mirë të popullit të saj.

Joe Biden, presidenti i ri i SHBA-ve, në Kosovë pret zgjedhje të reja parlamentare, pret një qeveri të re legjitime, të pakorruptuar dhe një ekip të ri për dialogun Kosovë-Serbi.

Joe Biden nuk mund të bisedojë me Avdullah Hotin që erdhi kryeministër me anë të komplotit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

Joe Biden nuk mund të bisedojë me Avdullah Hotin dhe qeverinë e tij, e cila u mashtrua dhe u manipulua nga Administrata e Donald Trump dhe nga Richard Grenell, vetëm për marketing zgjedhor mashtrues.

Joe Biden dëshiron që Kosova të udhëhiqet nga një qeveri e re e ndershme, dinjitoze dhe e pakorruptuar.

Joe Biden dëshiron që në Kosovë të vijnë udhëheqës të rinj që dijnë t’i dalin zot Kosovës, e jo udhëheqës të derisotëm mashtrues, matrapazë e hileqarë.

Partitë politike të Kosovës duhet të turpërohen, vetëdijesohen dhe të pendohen për dëmet që ia shkaktuan Kosovës për 21 vitet e kaluara në liri pavarësi.

Partitë politike të Kosovës ia kanë mbushur gotën plot vrer popullit të Kosovës tashmë në liri e pavarësi.

Partitë politike të Kosovës me veprimet e deritashme popullit të Kosovës ia kanë pru në majë të hundës pakënaqësitë dhe indinjatën.

Nëse partitë politike në Kosovë sa më shpejtë nuk e caktojnë datën e zgjedhjeve të reja parlamentare, domosdo do të vjen reagimi i popullit më mjete demokratike për ta detyruar klasën politike të Kosovës që të mbajë zgjedhje të reja parlamentare.

Mjetet demokratike të reagimit mbarëpopullor në Kosovë mund të jenë padëgjueshmëria popullore, bllokimi i selive të partive politike, apo ndonjë formë tjetër demokratike.

LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR, ia kanë vënë lakun në fyt Kosovës dhe popullit të saj tashmë 21 vite.

Këto pesë parti politike në Kosovë për interesa të tyre të ngushta individuale dhe partiake, si gurët e rrokullisur ia kanë zënë rrugën Kosovës për të ecur përpara drejt prosperitetit, reformës në drejtësi, rritjes ekonomike, forcimit të shtetit dhe pozicionimit meritor ndaj Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse dhe karshi faktorit ndërkombëtar.

Askush nuk ka të drejtë ta vë në bixhoz politik apo në shitje Kosovën, sepse Kosova është e popullit dhe jo e individëve, apo e partive politike të dëmshme.

Këto pesë parti politike në Kosovë për interesa të ngushta individuale e partiake, po tregohen të pamëshirshme ndaj të kaluarës së vështirë e të dhembshme të Kosovës dhe popullit të saj.

Këto pese parti politike në Kosovë për interesa të ngushta individuale dhe partiake, po bëjnë pazare të ndyra vetëm për të mbetur në pushtet, ose vetëm për të arritur në pushtet.

Këto pesë parti politike në Kosovë për interesa të ngushta individuale apo partiake, shkelën mbi dinjitetin dhe amanetin e dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkelën mbi dinjitetin e viktimave shqiptare në agresioni gjënocidal e vrasës të Serbinë në vitet 1998/99 në Kosovë.

Egot e sëmura të këtyre pese pative politike kanë një diagnozë tepër të rëndë që konsiston në bajraktarizmin, vllavrasjen, luftën për pushtet, pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin, që tashmë 21 vite po e ngulfatin Kosovën dhe popullin e saj të shumëvuajtur.

Egot e sëmura të këtyre pesë partive politike kanë bërë që Kosova tashmë e lirë dhe e pavarur, Kosova që flen në resurset e pasura nëntokësore dhe sipërfaqësore, që ia kanë lakmi edhe shtetet më të pasura, kanë bërë që Kosova të bëhet e pashpresë për rininë kosovare, e cila për të siguruar bukën e gojës është e detyruar të merr rrugën e kurbetit për në shtete tjera.

Egot e sëmura të këtyre pesë partive politike në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi të Kosovës, nuk bënë asgjë për zbardhjen e fatit të shqiptarët e rrëmbyer nga Serbia gjatë agresionit gjenocidal dhe vrasës që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Nuk bënë asgjë që kriminelët e Serbisë ushtarë, paramilitarë dhe urdhërdhënës të dalin para drejtësisë per krimet dhe dhunimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Nuk bënë asgjë që Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës të themelohet edhe në Serbi.

Nuk bënë asgjë që Serbia të detyrohet ta tregoje vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Nuk bënë asgjë që Serbia të detyrohet t’i tregojë hekuranat në Serbi ku në mënyrën më mizore janë transportuar dhe djegur trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga Serbia.

Nuk bënë asgjë që Serbia të kërkojë falje publike për krimet e kryera në Kosovë.

Nuk bënë asgjë që Serbia ta pranojë reparacionin e dëmëve të dhkaruara në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitët 1998/99.

Nuk bënë asgje për t’a demaskuar Serbinë para botës, edhe pse ekzistojnë mijëra e mijëra fakte për krimet e Serbisë në Kosovë, por lejuan që Serbia agresore gjenocidale e vrasëse ndaj shqiptarëve ta botojë librin skandaloz dhe me gënjeshtra në gjuhë të huaja me titull “ Gjenocidi shqiptare ndaj serbëve në shekullin e 20-të”.

Nuk bënë asgjë që të vendosin kushte për Serbinë dhe ndërkombëtarët që në dialogun Kosovë-Serbi të bisedohet vetëm për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për asgjë tjetër.

Nuk bënë asgjë që në dialogun Kosovë-Serbi të përgatitet një ekip i mirfilltë profesionist dhe i aftë, por në këtë dialog kaqë të rëndësishëm vajtën si pula qorre, pa konsensus të brendshëm politik dhe pa një platformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës.

Egot e sëmura të këtyre pesë partive politike nuk na japin shpresë se do të tërhiqen me vetëdëshirë për t’ia liruar rrugën Kosovës dhe popullit të saj drejt peosperitetit.

Joe Biden është President i ri i SHJBA-ve me bindje dhe ndershmëri të lartë ndaj shqiptarëve, ndaj Avdiullah Hoti, Skender Hyseni dhe anëtarët e tjerë të ekipit aktual në dialogun Kosovë-Serbi, duken si thënjgjilla të djegur dhe si karikatura diplomatike në sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.

Populli i Kosovës mundësinë e vetme e ka që me mënyra demokratike, padëgjueshmëri, apo me ndonjë metodë të ngjashme, t’i detyrojë këto pesë parti politike në Kosovë që sa më parë të organizohen zgjdhjet e reja parlamentare, që do të ishte zgjidhja më fatlume për Kosovën dhe heqja e ngërçit të brendshëm në Kosovë.

Zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë dhe vota e lirë e popullit do ta caktonte më së miri se kush duhet ta udhëheqën Kosovën.

Me egot e sëmura dhe me pazaret e ndyra të këtyre pesë partive politike, Kosova martire nuk mund të arrijë ta forcojë shtetin, ta forcojë pozicionimin ndërkombëtar dhe tu kundërvihet qëllimeve ekspansioniste të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat