Rritja e numrit  të infektuarave dhe viktimave, ndikon negativisht edhe në psikikën tonë

Opinione

Rritja e numrit  të infektuarave dhe viktimave, ndikon negativisht edhe në psikikën tonë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:50
Kosovare Gjevukaj-Psikologe

ituata e fundit, rritja e numrave të të infektuarave dhe viktimave patjetër mund të ndikojë negativisht në psikiken e çdo njërit nga ne, në fund të fundit mund të mos ketë përkeqësime të mëdha psikologjike por mund të akumulojë ndjenja të frikës.

Në raste të veçanta mund të sjellë edhe ankth, stres dhe pengesa tjera që reflektohen si në psikik ashtu edhe në fizikun tonë.

Qetësia shpirtërore ndikon edhe  ne qetësinë psikike, andaj të ruajmë qetësinë dhe të respektojmë masat mbrojtëse.

Mungesa e durimit dhe injorimi i tërësishëm apo i pjesët i masave mbrojtëse padyshim mund të sjelle rrezik për shëndetin .

Në këtë kohë shfaqet edhe gripi sezonal dhe kjo mund të jetë edhe sfidë për stafin tonë mjekësorë, andaj të jemi të kujdesshëm dhe të durueshëm ,kujdesi të jetë prioritet prej çdo njërit nga ne. Kujdesi ne masat preventive , sigurisht së ulë edhe rrezikun e infektimit.

Prandaj, gjithmonë vlen thënia "Kujdes po, panik jo". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat