Mendim i përgjithshëm:Skulpturat fyese duhet të hiqen!

Opinione

Mendim i përgjithshëm:Skulpturat fyese duhet të hiqen!

Nga: Dibran Demaku Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:55
Dibran Demaku

Të tallesh me dy figurat emblematike të kombit,me Gjergj kastriotin-Skënderbeun,kalorsin e krishtërimit,dhe Adem Jasharin,komandantin tonë legjendar,është më shumë se faj.Një faj i pajustifikueshëm.

Dhe në këtë faj të pajustifikushëm kanë pjesë edhe shumë persona dhe personalitete(edhe politike),jo vetëm skulptori,që me profesion qenka berber(flokprerës)dhe që skulpturën e paska hobi!?...
Në këtë rast mbase skulptori është fajtori më i vogël në krahasim me të tjerët(kryetarin e komunës së Prizrenit dhe këshillit organizativ të insugurimit të këtyre dy skulpturave.Skulptori(berberi-flokprerësi)ka pasur dëshirë që të tregohet edhe nëpërmes të hobit të tij!Përveq hobit ai sigurisht ka marrë edhe të mira materiale,për punën,që është krejtëdisht e ligjshme dhe e kuptueshme.Por ajo që nuk është e ligjshme dhe as e kuptueshme(dhe ligjërisht e dënueshme) është indiferenca e kryetarit të komunës dhe këshillit organizativ të kësaj ndërmarrjeje krejtësisht dështuese dhe fyese vizavi dy figurave emblematike të kombit!

Vallë kryetari i komunës dhe këshilli organizativ nuk i kishte parë asnjëherë më parë para se të vendoseshin në piedestale dhe t‘i ekspozoheshin publikut të gjërë?!Dhe pyetja tjetër e ligjshme në adresë të tyre do të ishte:Vallë do t‘i kenë parë ndonjëherë (në foto)imazhet e dy figurave emblematike të kombit?!...Nëse nuk i kanë parë më herët duhet t‘i shohin tash,që të përballen me fajin e tyre të dënueshëm(edhe ligjërisht).

Skulpturat fyese për dy të mëdhenjtë e kombit domosdo që do të ngjallnin dhe do të ngjallin debate edhe në të ardhmen(derisa ato të shkulen nga pidestalet ku janë vendisur).
I tillë ishte edhe debati i të hënës në mbrëmje tek Top chenell-i i njohur në rubrikën open të Eni Vasilit. Në atë debat morën pjesë debatues në studio dhe online.Eni ishte kujdesur që në studio të ftonte të ftonte njerëz profesionistë të fushës,si dhe online kryersin e skulpturave dhe kryetarin e komunës së Prizrenit patën rast të shohin e mësojnë se si bëhen punët shkel e shko tek ne shqiptarët!Kryetari i Prizrenit,që gjuhën shqipe e fliste keq,madje tepër keq u mundua që të shfajsohej sa i përket skulpturës së Komandantit,për të cilën tha se as që e dinte se ajo do të vendosur aty ku është vendosur(sipas tij në pronë private).Ky deklarim i kryetarit në fjalë tregon më së miri se si kryetarët e komunave nuk i dinë kompetencat e tyre!Sipas tij,gjithçka private nuk përbëka as interes e as kujdes të të parit të komunës!?...Ndërkaq sa i përket skulpturës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,ai tha se skulptura si e tillë ishte financuar nga një organizatë e diasporës dhe se komuna ishte kujdesur që të caktonte vendin ku do të vendosej?!...

Debatuesit tjerë (të fushës profesionale)skulpturat në fjalë i treguan si të mangëta dhe fyese si për figurat e njohura kombëtare ashtu edhe për kombin!Ishte vetëm njër me profesion avokat(?!) i cili i mbrojti me këmbëngulje si skulpturat ashtu edhe autorin e tyre!Se çfarë donte avokati në një debat të tillë nuk dihet,por ajo që dihet angazhimi i tij në mbrojtje të skulpturave dhe autorit të tyre,ngjalli averzion si tek udhëheqsja e debatit,të debatuesve të tjerë dhe besoj edhe tek shikuesit e shumtë!Pothuajse mendimi i të gjithë debatuesve(përveq avokatit) ishte se skulpturat fyese duhet të largohen një ditë e më parë,dhe të bëhen të tjera nga skulptorë profesionistë e jo nga berberë(flokprerës)me hobi për skulpturën?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat