“Legjitimiteti nga lart” apo legjitimiteti i popullit?!

Opinione

“Legjitimiteti nga lart” apo legjitimiteti i popullit?!

Nga: Hafiz Shala Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:45
Hafiz Shala

Dukuria e bastioneve hibride jo reale dhe tëdëmshme, jan e keqja e Kosoves sepse, nuk jan bastione demokratike, të konstituura në krijimin e një politike brenda nji mase njerëzish, në kuptimin e krijimit e një elektorati të shëndosh i cili, është i pregatitur për të konkuruar më programe afirmative, më njerz të ndershëm dhe progresiv, më njerz të cilet, bazë të vlerësimit të punës së tyre, nuk e kanë për tu dukur i mirë para udhëheqësit të bastionit- shefit të partisë por, punë ekipore gjithnjë në interes të qytetarve duke tentuar që ta marrin pushtetin në mënyrë demokratike, pa dhunë, mashtrime e me programe deshirash.

Bastionistët të cilët në mënyren ma të dëmshme dhë të pandershme, e deformuan simpatizantin, mos t’i themë militant sepse, militantizmi partiak, shprehë më shumë veprime arrogante e antidemokratike, që më shumë duhet të ketë simpatizant të cilët më aktivitetët e tyre progresive në rolin e bashkuesit e jo të përqarësit posaqërishtë në Kuvendin e Republikës për qeshtje të interesave nacionale.

Prandaj, harmonia ndërnjerzore e ndëpartiake, reflektohet në procesin e vëndimarrjeve ku kërkohet konsenzusi ndérpartiak, më theks të veqant, bisedimet më Serbinë dhë proceset tjera ndërkombëtare.

Pse i theksova bastionistët si përgjegjës kryesor për sjelljet dhë veprime e tyre?

Në të vërtetë, une i konsiderojë partitë politike, më shumë bastione dhë ngrehina të kufizuara kryekëput sipas interesave të bastionistëve, respektivisht liderve partiak të cilët, duke e qveshur deputetin nga rroli i tijë i përfaqësuesit të popullit cili vëndosë në ëmër të popullit, e shëndërruan në piun të të parit e partisë të cilit, më shumë i nenshtrohen kërkesave të tijë së sa atyre të votuesit.

Dhe, ky deformim i cili, legjitimitetin e bazon nga lart, në përkrahjen e shefit të partisë, se sa të votuesi i cili ia ka besuar votën për t’ia mbrojtë kérkesat dhë interesat e tijë.

Kjo filozofi, fatëkeqësht, po reflektohet në mënyrë të shprehur të udhëheqësit shtetëror që nga i pari i shtetit, qeverisë, ministrive e, kështu më radhë, duke e anashkaluar dhë injoruar bazën deleguese ndaj së cilës ka obligime kushtetuese e jo partiake.

Pushtetarët, nese e kanë përkrahjën e përfaqësuesve ndërkombëtar, ata, atë e konsiderojnë “ legjitimitet legal “ dhë më të rëndësishme se sa i dhënë nga populli.

Për këtë arësye edhe kemi deformime në proceset e bisedimeve pasi, ata, nën një, e kanë afërsinë më të huajtë ndërsa, obligimi ndaj qytetarit lihet në rënd të dytë dhë,si rrjedhojë,thjeshtë, populli është i përjashtuar dhë i pa informuar për të gjitha ato për të cilat ai duhet të vëndosë.

Prandaj, qeshtja e legjitimitetit, popull- bashkësi ndërkombëtare, për udhëheqësit e dobët, servil, frikacak, të pa dijeshëm labil, shfaqët si deformim dhë keqëpërdorim i demokracisë në republikat parlamentare, siq është Republika e Kosovës.

Udhëheqësit aktual të Kosovës, në rëndë të parë e kanë legjitimitetin jashtëinstitucional, pra, atë të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se sa ato institucionale të cilat duhet t’i përfaqësojnë.

Takimi i 4 shtatorit është nji shembull tipik kur, legjitimitet të vertetë e konsideruan për shembull Grenellin e jo Parlamentin e Kosovës, para të cilit u zotuan për ate që Parlamenti ka vëndosë e që, u ndryshue nga përfaqësuesi i bisedimeve në mes të dy shteteve që, ishte “ ma legjitim” së sa ai të cilin e kishte marrë nga sovrani.

Këto deformime më kësi llojë veprimesh të papërgjegjshme të udhëheqësve shtetëror, është deformim skandalozë i demokracisë përfaqësuese.

Zgjedhjet e fundit lokale në Podujevë, janë shembull tipik i deformimit të elektoratit dhë mashtrimit të tijë për interesa përsonale e karieriste të cilët, të mashtruar, të manipuluar, të anashkaluar, nga ish udhëheqësi dhë pretenduesi për ta marr pushtetin lokal përmes zavëndësit të tijë, deshtuan pasi, ky i cili më qellime të caktuara politike e kanë lënë elektoratin në mëshirën e zotit në këto rrethane ekonomike e pandemike, të cilët nga zhgënjimi, mashtrimi, manipulimi, u ndeshkuan më votën e tyre dhë, ua pamundësuan marrjën e pushtetit.

Elektorati ma në fund ka fillue të rezonojë dhë, votën t’ia jap atijë që në bazë të programeve reale e të zbatueshme ua prezenton të cilët, besojë së, nese deshtohët në realizimin e premtimeve të dhëna, jo që nuk do t’i votojnë heren tjetër por, edhe mund t’ua shkurtojnë mandatin.

Legjitimiteti i popullit, është fuqi mbi të gjitha fuqit

Kasta politike e cila ishte në pushtet qe nga qlirimi, e kishte një legjitimitet té zbeht sa pér të qendruar në kembë por, që asnjëra qeveri, nuk e pefundoj mandatin sepse, ishin të zgjedhura me pazare partiake duke e anashkalue popullin dhë, duke mos e informuar për rrjedhojat politike e shtetërore.

Së sa e rëndësishme është perkrahja nga populli, shembull karakteristik dhë i bindshëm ishte, rroli i Presidentit Rugova dhë fuqia e tijë në vendimmarrje në raport më përfaqësuesit e Bashkësisë Nderkombëtare rreth statusit dhë dhë fatit të Kosovës, i cili qendrojë stoikishtë i paluhatshëm në mbrojtjen e interesave të Kosovës dhë popullit të sajë që ia dhan votën pothuajse në mënyrë plebishitare, anipse në rrethana dhë kushte të jashtëzakonshme, gjendje okupimi por, nuk u luhat, e mbajti popullin e bashkuar, i formojë institucionet paralele, në rënd të parë arësimin përmes fondeve ku diaspore pothuajse e kishte rrolin vendimtar per t’i mbajtur gjallë,institucionet paralele dhe popullin.

Udhëheqësi i paster, i ndershëm, i guximshëm, i pa luhatshëm dhë i vëndosur, ai, do ta respekton legjitimiteti e fituar nga populli në rënd të parë e pastaj respektimi qellimmirë ndaj miqve tanë ndërkombëtar.

Kasta aktuale udhëheqëse e Kosovës, duke mos e pasur legjtimitetin e popullit, për të mbijetuar dhë dukur mirë, u rreshtue në anën e partnerit ndërkombëtar anipse, nuk ishte interesi i Kosovës në rrethanat e bisedimeve me Serbinë si agresor por, edhe më agresivitetin e sajë, ajo ia imponojë Kosovës dhë Amerikës së Trumpit e Grenellit në mënyrë ultimative, ate qe ajo donte ta arrinte.

Kryeministri i zgjedhur për një “xhygym “ çaj pas mesnate, e lëshojë pazarin aq ulët sa që, pa i vazhdue bisedimet për temat kryesore, fali pjesë të Ujmanit, e suspendojë shtetin e Kosovës nga mekanizmat ndërkombëtar, e suspendojë Republikën e Kosovës, na paraqiti si shtet musliman i Lindhës së mesme, e qka jo tjetër.

Ndërsa, Albin Kurti, nuk u tërhoq nga premtimet e dhëna rreth tarifës, reciprocitetit dhë, si kusht së, nese Serbia nuk iu përmbahet këtyre kushteve, përseri do ta rikthejë reciprocitetin.

Pse, Albin Kurti, por, edhe Vjosa Osmani i muren këta hapa të guximshëm? Sepse, ata, në rënd të parë, e muren legjitimitetin legal nga populli për ta prezentue para organeve ndërkombëtare ilegjitime karshi popullit të Kosovës, pasi, ata nuk janë të zgjedhurit e popullit më gjithë dashamirësinë dhë rolin e tyre në, qlrimin, shtetëndërtimin dhë zhvillimin e Kosovës. Jan të ndershëm, të pakorruptuar e shantazhuar.

Presidenti historik, Dr. Ibrshim Rugova, ishte i respektuar, në rënd të parë nga populli, për të qenë i respektuar nga faktori ndërkombëtar, si nga SHBA-t por edhe Bashkimi Evropian.

Në kushtet e shtetërrethimit nga ana e Serbisë së Millosheviqit, kur, jeta e popullit ishte në rrezik por, edhe jeta e Presidenti dhë familjës së tijë, ai, në pyetjen e gazetarës gjermani e cila qendronte gjat gjithë kohes në shtepinë e tijë, për të cilen e dinte vetem ambasada gjermane se si mendoni të ja dilni nga kjo gjendje shtetërretimi ku pértej dritareje shifëshin, tanket, mjetët tjera ushtarako policire e paramilitare, më ushtar e polic të armatosur, ai, iu përgjigj: ne, do tëqendrojmë këtu.

Që, do tëthotë, jemi në tokën tonë dhë shtepit tona( rrëfim i zotit Adnan Merovci, përcjellësi i tijë).

Se legjitimiteti nga posht, pra, nga populli e jo nga konjukturat ndërkombetare si “ legjitimitet “ nga lartë, është më i respektuar dhë i qmuar, u reflektue gjat okupimit të Kosovés ku e tërë vemendja ishte të populli dhë udhëheqësi i sajë.

Është më rëndësi të veqant të theksohet, roli dhë ndikimi Nënë Terezës e cila, kudo ku shkonte, e tregonte më krenari prejardhjen e saj. Këtë e deshmojnë shumë nga letrat dhë shkrimet e saj.

Asnjihere nuk qendroi indiferente ndaj fatit dhe gjendjes së popullit shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Lidhur më këtë, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton shprehej se “ Nenë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar; ndihem krenar që plotesova nje detyrë morale ndaj saj dhë vlerave të lirisë”( Faqja e intetnetit “ fimimages.net” 24 mars 2018).

Nenë Terza Clintonit: Shpetojeni Rugovën dhe popllin tim

Për nderë të shenjtërimit të Nënés Terez, e cila ishte edhe ngjarja keyesore e ditës në mbarë botën, një vit ishte bërë gati salla e kinemasë. Mesha që u mbajt sot u mbajt në Vatikan, u ndoq nga aty nga shumë shqiptar- qofte nga besimi të krishterë apo atij islam. Të gjithë u shprehen, ajo e meriton epitetin e shenjtores. Aty pati edhe mergimtar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Por, as shenjtorja shqiptare nuk i kishte harruar rrënjët e saja, madje kishte lobuar pér të drejtat e shqiptarve të saj të Kosovës, vendi nga i cili vjen ajo( babanë nga Prizreni, nënën nga Gjakova, ndëkaq lindi në Shkup që po ashtu ishte athere pjesë e Kosovës).

“ Ia puthi dorën Ibrahim Rugovës, u ngrit e tha: Presidenti Clinton( president i SHBA-ve) dhe të pranishëm, ky është presidenti im dhë i popullit tim, që është në rrezik me kokën e tij dhë gjithë popullin. Ju lutem, ndermerreni diqka për ta shpetue popullin dhe presidenti.( Nga televixioni Ora News, 04 shtator 2016).

Nenë Tereza i telefonon Bill Clintonit: “ Biri im, bëj diqka për shqiptaret e mi”( Faqja e internetit “ Kosova.i fo”, 14 shtator 2019).

Tashmë për të gjithë njerzit anembanë botës, Nënë Tereza njihet si Shën Tereza. Të mirat që ajo bëri nuk kan kurrë të mbaruar.Edhe kur ishte në Kalkutë të Indisë mes të varfërve, ajo nuk i harroi kurrëshqiptaret.

Deklarata e

Papa Gjon Pali II ( 1920-2005)

Faqja e intetnetit “ Kosova.info”

22 tetor 2019

“ Unë, pas popullit tim polak, mësë tepërmi e dua popullin shqiptar, sepse, së pari, keni vuajtur tepër gjatë e tepër shumë dhë padrejtësishtë, dhe, së dyti, sepse na keni dhuruar Nënën Terezë “.

Nji përfaqësues i lartë i Vatikanit, e kishte këcënuar drejtpërdrejtë Millosheviqin të cilit i ka thënë se, po t’i ndodhë diqka Rugovës, do ta pësoni shumë keq.

Se sa i rëndësishëm është legjitimiteti nga populli, flasin këto të dhëna pér respektin ndaj Presidentit Rugova i cili, edhe amerikanet kur e kan lutur të pranoj Autonomi të zgjëruar, iu ka thënë, jo zotëri, popullim im nuk e pranon këtë status.

Prandaj, Kosova, nuk mund të dal nga kjo gjendje përderisa populli mos t’i zgjedhë të besuarit e tyre.

Legjitimiteti nga lartë, është i barabart më servilizëm, që mund të jetë fatal përardhmërinë Kosovës dhë popullit të sajë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat