Ankthi tek njerëzit dhe disa prej mënyrave për eliminimin apo shërimin e tij

Opinione

Ankthi tek njerëzit dhe disa prej mënyrave për eliminimin apo shërimin e tij

Valentina Aliqkaj-Prelvukaj (Psikologe) Nga Valentina Aliqkaj-Prelvukaj (Psikologe) Më 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:20
Ilustrim

Një nga çrregullimet më të zakonshme e cila kohë të fundit ka filluar të bëhet edhe më shqetësuese si dukuri është ankthi. Ankth do të thotë çrregullim emocional, humbje vetëbesimi apo edhe mos menaxhimi i ndjenjave. Mund të përkufizohet si term i përgjithshëm duke përfshire kështu nervozizëm, shqetësimet e ndryshme, frikë, merak apo edhe tension. Ankthi të jep ndjenjë pasigurie, të bënë të ndihesh i shqetësuar e deri në shkallët më të renda ku mund të ndikojë edhe në jetën e përditshme. Personat të cilët kanë ankth ndjehen të shqetësuar ndaj situatave të ndryshme, kanë frymëmarrje dhe rrahje zemre të shpejt si dhe energji të lartë. Nivelet e ulëta të ankthit janë normale mirëpo nëse ankthi vjen duke u rritur atëherë këta persona kanë nevojë për trajtim mjekësor, ankthi prek pa dallim si meshkujt ashtu edhe femrat dhe thuhet se moshat më të prekura janë 10 deri 25 vjet. Çrregullimet e ankthit përfshijnë 6 lloje kryesore dhe ato janë si në vijim:

Çrregullimi i përgjithësuar i ankthit – Personat te cilët ne jetën e tyre kane ketë çrregullim është një sfidë e gjatë për ta. Ky çrregullim përbenë vështirësi në përqendrim, nervoze, dridhje apo edhe djersitje si ne shoqëri, pune apo ndonjë vend publik. Personat te cilët janë me te ndrojtur, te pa shoqërueshëm apo kanë nervoz të lartë kane me shumë gjasa të kenë këtë çrregullim. Po ashtu mund të ndodh të kenë shqetësime të mëdha si për veten ashtu edhe për të dashurit e tyre si ndjenje se diçka e keqe është duke ndodhur.

Çrregullimi i panikut - Është një prej çrregullimeve ku sulmet zakonisht janë te papritura dhe të paparalajmëruara. Ato mund të ndodhin çdo kund qoftë në rrugë, shoqëri apo ndonjë qendër tregtare. Disa prej shenjave apo simptomave të atakëve të panikut mund të jenë: shtrëngim në fyt, trembje apo dridhje, frika se mos po vdes, rrahje zemre e shpejt. Pas sulmeve të panikut personat mund të ndjehen të lodhur dhe të dërrmuar.

Fobia -  Është lloj çrregullimi i cili mund ti kufizoj aktivitetet e përditshme, daljet e ndryshme qoftë ajo me shoqëri apo edhe në ndonjë qendër tregtare si dhe mund të shkaktojnë ankth të rëndë e që mund të çoje deri në depresion. Disa prej fobive si agrofobia apo fobia sociale mund të shkaktojnë simptoma të tilla si: djersitje, dridhje, ngushtim i frymëmarrjes etj...

Çrregullimi i ankthit social - Individët të cilët kanë çrregullime të ankthit social vuajnë nga frika e vlerësimit shoqëror. Ky çrregullim fillon qysh në adoleshencë dhe disa prej simptomave të tij mund të jenë: frika nga poshtërimi apo turpi i vetës, shqetësim për ndonjë situatë që mund të gjykohet, ndrojtje në biseda dhe frikë se po gabojnë etj...

Çrregullimi opsesivo-kompulsiv - Është llojë çrregullimi afatgjatë ku personat kanë fiksime të ndryshme si dhe sjellje të përsëritura vazhdimisht. Simptomat me kalimin e kohës mund të vinë duke u lehtësuar apo edhe të bëhen më të renda. Personat të cilët shmangin sjelljet e përsëritura dhe fiksimet e tyre, simptomat vinë duke u bërë më të lehta e ndoshta më kohë edhe mund të vinë në eliminimin e tyre përkundër personave të cilët përdorin substanca të ndryshme narkotike si droga, alkooli, këto çrregullime vinë duke u bërë gjithmonë e më të rënda.  

Çrregullimi i stresit postramatik - Është gjendje e shëndetit mendor që shkaktohet nga ndonjë ngjarje e tmerrshme qoftë ajo duke e parë apo e shikuar atë. Çrregullime të tilla mund të fillojnë brenda një kohe të shkurtër mirëpo ka të tilla që mund të vijnë pas shumë kohe, po ashtu mund të ndërhyjnë në aftësitë tuaja për të punuar apo kryer aktivitete të ndryshme.

Çrregullimi i ankthit të ndarjes - Ankthin e ndarjes shpeshherë e përjetojnë fëmijët por shumica e tyre e tejkalojnë atë. Për disa fëmijë ankthi i ndarjes fillojnë në moshën parashkollore, ndarje apo largimi nga njëri tjetri prind fëmijë. Disa prej simptomave të ankthit të ndarjes janë: frikë për të qëndruar larg shtëpisë, shqetësim sikur diçka e keqe është duke ndodhur, frikë për të qëndruar vetëm në shtëpi pa pasur njërin prind etj.

Mendja jonë asnjëherë nuk është bosh dhe në të kemi mendime të ndryshme, nëse ne nuk e mbushim atë me mendime pozitive atëherë në të do të ketë vetëm mendime negative, kjo ndodh edhe tek personat te cilët kanë ankth, nëse ata nuk arrijnë ta menaxhojnë stresin nëpërmjet mënyrave të ndryshme si meditimi, ushqyerja e rregullt, gjumi i mirë, kontrollimi i emocioneve, besimi tek vetja se mund t’ja dalin e mbi të gjitha duke u munduar ta gjejnë burimin se prej çfarë mund t’ju vije ankthi, kështu duke e bërë më të lehtë eliminimin dhe zhdukjen e tërësishme te tij.

Pra me fjalë të tjera shumë persona nuk mund të jen aty ku duan pasi që jetojnë me friken se nuk mund të arrijnë atë që duan, kështu duke bërë gjera të cilat nuk i bëjnë të ndihen mirë dhe nuk i përmbushin rezultojnë në mbylljen në vetvete të këtyre personave dhe kalimin në një fazë të ankthit dhe çrregullimeve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat