Zoti Mustafa për humbjen e zgjedhjeve në Besianë, gishtin duhet ta drejtojë drejt vetes!

Opinione

Zoti Mustafa për humbjen e zgjedhjeve në Besianë, gishtin duhet ta drejtojë drejt vetes!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:01
Sherif Ramabaja

Nuk është e ditur që LDK e ka pritur një rezultat të tillë, po u vrapua menjëhere që të zbulohen fajtorët, pa bërë analiza paraprake .

Metodat kuptohen ishin çfare ishin, po skishim të bënim me metoda demokratike, fund e krye ishin komuniste - staliniste.

Në shtetet demokratike për një humbje të tillë përgjegjësinë në rradhë të parë e merr garuesi drejtëpërdrejt i përfshirë në ato zgjedhje, po analizohen shkaqet, rrethanat, pozicioni i partisë etj.

Në këtë rast siç ishte komuna e Besianës ndoshta çështja ishte ndryshe sepse, ishte një bastion i LDK qe 20 vite dhe nga një humje e tillë, përgjegjësia bie edhe mbi udhëheqjen e drejtpërdrejtë të kreut të LDK në vend.

Shikuar në rrafshin nacional një humbje e tillë nuk ka qenë e bafasishme, sepse kreu udhëheqës i kësaj partie me veprimet e veta ekzibicioniste, gjithnjë e më shumë e ka irituar anëtarësënë e saj.

Tash me rastin e humbjes së zgjedhjeve zoti Mustafa në vend se ta merr përgjegjësinë mbi vete, vrapoi ta gjente fajtorin duke akuzuar të tjerët : kush u gëzua  për një humbje të tillë dhe si festoi VV për fitoren.

Zoti Mustafa gishtin e drejtoi pa humbur kohë drejt zonjës Osmani, duke e fajësuar, fyer dhe degraduar me epitete të ndryshme. Populli thot : mbrojtja më e mirë është sulmi. Pra zoti Mustafa me sulme, po mundohet ta shfajësoi veten.

Në shtetet demokratike pranohet humbja, urohet rivali sepse ata nuk janë armiq, premtohet analizë mbi shkaqet që sollën humbjen dhe pastaj paraqitjen dorëheqjet, për ta renovuar partinë.

Po të shikohet realisht, fajtori kryesor për gjendjen e tillë të partisë bie  personalisht mbi zotin Mustafa dhe udhëheqësit e ngusht të tij të cilët e kanë privatizuar LDK.

Zonja Tërmkolli ishte shumë reale dhe përmendi shkakun kryesor duke sugjeruar që, zoti Mustafa duhet të shkoi. Nuk ishte e qartë, e kishte fjalën të shkoi në shtëpi, apo ta merrte postin e presidentit.

Nëse e ka pasur fjalën zonja Tërmkolli që zoti Mustafa ta merrte postin e presidentit do të gabonte, sepse do ta fundoste Kosovën siç e fundosi LDK.

Nuk dihet deri kur anëtarësia e kësaj partie do të toleroi që LDK, të mbahet peng nga dy tre persona, kur dihet roli i saj në kohën e ish presidentit Rugova.

LDK ka nevojë për figura të reja reformatore, që i kthejnë partisë rolin prijës që e kishte dikur dhe t´i marr përgjegjësit në udhëheqjen shtetërore.

LDK po ashtu i duhen figura që i sjellin stabilizim duke bashkëpunuar me të gjitha partitë tjera, pa pasur nevojë të bëhet filialë e dikujt, po të jetë me identitet që kishte dhe të jetë prijëse e proceseve.

Ndoshta ëshë pritur më shumë nga Hoti dhe Osmani, po si duket edhe ata zgjodhën rrugët e ndryshme. I pari u bë vegël e Mustafës dhe Thaçit, kurse e dyta zgjodhi rrugën e rebelimit dhe të konfrontimit të hapur.

LDK dikur ishte një parti në zemrat e shumicës së popullit, kur dihej se kush i printe dhe si e udhëhiqte, po sot të dhimbset kur e sheh se si e kanë uzurpuar dhe si veprojnë me te.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat