Pse modelet e Demokracisë janë temë tabu në Ballkan?

Opinione

Pse modelet e Demokracisë janë temë tabu në Ballkan?

Nga: Ejup Berisha Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Ejup Berisha

Ekzistojnë disa modele të demokracisë të cilat në teorinë politike ndahen në klasike dhe në bashkëkohore. Kategorizim më të mirë të Modeleve të Demokracisë ka bërë mendimtari politik Dejvid Held. Sipas tij në mesin e modeleve klasike bëjnë pjesë. Demokracia klasike e Athinës, Modeli i Demokracisë mbrojtëse, Modeli i Demokracisë zhvillimore si dhe ai i Demokracisë direkte. Held në mesin e modeleve bashkëkohore të demokracisë i ka radhitur Modelin e demokracisë elitare, modelin e demokracisë garuese, konceptin teknokratik, dhe atë pluralist të demokracisë, modelin e demokracisë ligjore si dhe atë të demokracisë pjesëmarrëse.

Shtetet e Gadishullit Ballkanik nga ana e tyre për momentin kanë instaluar katër modele shumë të shëmtuara të Demokracisë të cilat janë krejtësisht të ndryshme dhe të kundërta për dallim nga modelet që u përmendën më lartë të cilat un personalisht i kamë emëruar si: 1. Model të Diktat-Demokracisë, 2.Model të Demokracisë egoiste, 3.Model të demokracisë injoruese si dhe 4.Model të Demokracisë vrastare. Model të Demokracisë egoiste e quaj për faktin se elitat politike janë bërë shumë egoiste duke favorizuar skajshmërisht interesin e tyre personal dhe të një grupi të caktuar individësh,  duke e injoruar interesin e përgjithshëm shoqëror.  

Pra ata ne vend që të mundësojnë që në shoqëri  të zbatohen të gjitha interesat si ai individual, i veçanti dhe ai i përgjithshmi që janë virtyte të demokracisë këta e favorizojnë përsëris  vetëm së realizimin e interesit individual. Kjo flet se ata e kanë përvetësuar  për vete pushtetin e me këtë edhe të mirat shtetërore dhe shoqërore të cilat duhet të jenë të të gjithëve. Të njëjtët po kujtojnë se nëse u është dhënë besimi në zgjedhje për të zënë pozita në politikë atëherë pushteti që u takon duke u bërë pjesë e tij mund të bëhet edhe pronë individuale private e tyre. Modeli i Demokracisë injoruese flet se krahas egoizmit elitat politike kanë filluar të injorojnë gjithçka dhe atë gjithçka të mirë e pozitive që janë të obliguar të mos i injorojnë.  A ka më keq se kur injorohen vlerat pozitive  shoqërore për të cilat janë zotuar se do ti kultivojnë dhe promovojnë vetë këto elita si psh përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë  gjatë  procesit të qeverisjes. 

Dhe nuk ka me keq se kur elitat politike janë shumë të papërgjegjshme dhe të cilat deri në skajshmëri shmangin përgjegjësitë të cilave duhet tu përmbahen dhe duhet ti përmbushin  ndërsa sigurimi i një qeverisjeje të përgjegjshme është edhe një dëshmi se elitat politike janë të interesuara dhe të angazhuara për ta zbatuar demokracinë në praktikë Modeli i Demokracisë së vrastare është aktual jo vetëm së kohëve të fundit por ky ka qenë aktual përherë këtu në rajonin e Ballkanit meqë kishim vrasje të motivuara politikisht Kështu që këtu në rajonin tonë   në vend që çështjet apo kundërthëniet politike të zgjidhen me  dialog dhe argumente ato shumë shpesh  zgjidhen me plumba që kanë rezultuar dhe po rezultojnë me viktima.  Dhe së fundmi Modeli i Diktat- Demokracisë për të cilin un kam shkruar disa vite më herët. Siq tregon edhe vet emërtimi në këtë Model të Demokracisë elitat politike Diktaturën e kanë kombinuar me Demokracinë edhe pse diktatura nuk është dhe nuk mund të jetë  pjesë përbërëse e demokracisë. Por çfar bënë elitat politike të këtij rajoni këta e krijuan modelin e qeverisjes ku këto dy fenomene shoqërore skajshmërisht të kundërta po  bashkë-jetojnë dhe bashkëveprojnë.

Në rastin e shteteve Ballkanike kemi të bëjmë me qeverisjen në mënyrë diktatoriale nga ana e elitave politike, edhe pse këto elita zgjidhen nga ana e qytetarëve në një proces të zgjedhjeve direkte, të cilat cilësohen si demokratike me disa mangësi apo probleme të vogla por ndonjëherë edhe me më shum mangësi dhe me plot  probleme. Me anë të modelit të Diktat –Demokracisë elitat politike i kanë përjashtuar  të drejtën dhe lirinë si mundësi që u jepen qytetarëve të jetojnë lirshëm ashtu siç duan ata vetë sepse vetë këto elita shumë shpesh marrin të drejtën që të  përcaktojnë se si duhet të sillen apo edhe se si duhet të jetojnë qytetarët në shtet. Vendimmarrja për të gjitha çështjet shoqërore apo në të gjitha nivelet bile edhe për ato që i tangojnë më së shumti qytetarët, apo për ato të cilat janë jetike për ta është përvetësuar në mënyrë të pa autorizuar nga ana e këtyre elitave.

Apo tanimë 20 vite kjo është shndërruar në të drejtë ekskluzive që elitat politike e jo qytetarët të marrin vendime në vend të qytetarëve edhe pse në sistemet  demokratike qytetarët njihen si bartës të sovranitetit politik. David Held shumë qartë ka treguar se kush duhet të jenë elitat politike dhe se si duhet të sillen ato në ambientin politik demokratik në raport me njerëzit. Sipas tij ata në pushtet duhet tu përgjigjen atyre me të cilët qeverisin me fjalë të tjera se ata të parët elitat politike janë të obliguara që tu japin llogari këtyre të dytëve qytetarëve për punët dhe veprimet  e tyre në pushtet.

Se ata në pushtet janë të zgjedhur nga ata me të cilët qeverisin kjo do të thotë nga qytetarët. Dhe se ata në pushtet duhet të qeverisin në interesin e atyre me të cilët qeverisin. Athua e kanë të qartë elitat politike ballkanike se këto rregulla janë parakushte elementare për një demokraci të shëndoshë bashkëkohore dhe funksionale ?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat